Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Pse i pëlqen Rama kombmohuesit Andriç, Kusturica dhe Bregoviç
E enjte, 26.12.2019, 02:48 PM
Pse i pëlqen Edi Rama kombmohuesit Ivo Andriç, Emir Kusturica dhe Goran Bregoviç
Nga
Gani Mehmetaj
Edi
Rama, kryeministër i Shqipërisë, i veçoi tre kombmohuesit: Ivo Andriçin, Emir
Kusturicen e Goran Bregoviçin, për hatër të Beogradit. A ia kanë thënë
kryeministrit se Ivo Andriçi, jeniçer serb, i lindur në Bosnjë e Hercegovinë
nga nëna e babai kroat, e mohoi kombin e vet, u bë serb sepse i dhanë
privilegje e poste diplomatike. Andriç për llogari të Serbisë bëri projektin e
dëbimit të shqiptarëve nga territoret etnike (1938), projekt gjenocidi, e
quajtën. Projektin ia ofroi edhe Titos pas luftës, ndërsa u realizua pas vitit
1945, kur serbët vranë 50 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia (1945-48),
dëbuan mbi 250 mijë në Turqi dhe i mbytën në tortura mbi 10.000 (1955-67).
Komb
mohuesi tjetër, Emir Kusturica, boshnjak- mysliman nga nëna e babai, më emrin
sipas prijësit arab-Emir, me prejardhje kroate nga Hercegovina, mori emrin serb
Strahinja. Kur ushtria serbe bënte masakra ndaj kombit të tij, ai ia mbathi nga
Sarajeva në Beograd, ku u bë zëdhënës i krimeve serbe dhe miku më i mirë i
kriminelit Milosheviq. Tradhtoi e përbuzi publikisht kombin e vet
boshnjak-mysliman në çastet më tragjike. Në Sarajevë e ka të ndaluar të
kthehet. Në librin e tij të fundit, të botuar në Beograd, lavdërohet se si
Milosheviçi e ftonte në ndeja intime familjare. Në këtë libër ka disa fjali
plotë urrejtje kundër shqiptarëve të Kosovës, që e kundërshtonin terrorin e
Milosheviçit.
Goran
Bregoviç, nga babai kroat e nëna serbe, më profesion nacionalist serb, ishte
frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën
“Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që
vriste popullatën kroate e shqiptare.
Për
këtë këngë shoviniste serbe mori çelësat e Qytetit të Tiranës nga Edi Rama.
Po
Edi Rama cilit komb i takon? E mohon dhe turpërohet nga kombi i vet, sepse
shqiptar nuk është, por është edhe kalë i Trojës ndër shqiptarë.