E marte, 19.03.2024, 03:25 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Hoxhallarët e sotëm më të zi se popi rus!

E premte, 20.09.2019, 08:34 PM


Hoxhallarët e sotëm më të zi se popi rus!

Nga Gani Mehmetaj

Miti për popin (priftin) rus që ka shërbyer hoxhë me dhjetëvjetëshe në Dardani për të shkombëtarizuar shqiptarët, ka jetuar në mendjet tona që nga fëmijëria. Shkrimtari Ibrahim Kadriu e barti me mjeshtri në romanin “Misioni rus”,  që bëri jehonë të madhe dhe ua hapi sytë sadopak shqiptarëve fatkeq, gjithnjë objekt manipulimi nga të tjerët.

Mirëpo miti për popin rus ishte realitet edhe atëherë. Qindra hoxhallarë flisnin me urrejtje e nxisnin përçarje kombëtare, kur ishim nën okupimin e Serbisë. Qindra hoxhallarë edhe sot kur nuk u rri mbi kokë Serbia flasin me urrejtje për shqiptarë e për personalitete më të shenjta të shqiptarëve, qindra hoxhallarë shpifin kundër historisë kombëtare, gjuha e qindra hoxhallarëve është  gjuhë shqipe, por flasin me urrejtje kundër shqiptarëve sikur ta kishin baba popin rus.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora