E shtune, 27.04.2024, 03:39 AM (GMT+1)

Mendime

Beqir Sina: Faqja e zezë e gazetarisë shqiptare - Top Chanel dhe Rudina Xhunga

E premte, 03.10.2008, 07:26 PM


Beqir Sina
Faqja e zezë e gazetarisë shqiptare - Top Chanel dhe Rudina Xhunga

Nga Beqir SINA, New York

Nëse Nexhmija dhe Enveri i bënë krimet, dhe ata nuk pendohen ose kërkojnë falje, dhimbja dhe e keqja shumëfishohet dhe amplifikohet se bën këto krime në popullin e tyre. Dhe në askush nuk prononcohet ose i dënon, por bëjnë edhe të paditurin, bëjnë një gabim të rëndë që kurr populli shqiptar ska për tua falur.

BENSONHURST BROOKLYN NY : Kush e mban mend, sot se çfarë ndodhi në SHBA-së, me gazetarin lejgendar dhe një nga më të njohurit në Amerikë, ikonën dhe veteranin e gazetarisë amerikane Dan Rather, me dy intervistat që pati bërë ai me diktatorin e vrarë, tashmë, Saddam Hussein. Intervista e parë ishte bërë më 29, gusht 1990, dhe e dyta e konsideruar si gabimi më i rëndë, në jetën e tij gazetareske më 24 shkurt 2003, pikërishtë, veçse dy muaj më parë se SHBA- do të rrëzonin nga froni kryedikatorin irakaien Sadam Hysein, dhe do t’i jepinin fund një sundimi të egër komunist 24 vjeçar në Irak.

Legjenda e dy emsinoneve të konsideruara si më të shikuarat në Amerikë, dhe që mua më kanë bërë për vete qysh ditën që shkela në Amerikë, të emisonit të mëngjesit, CBS Evening News, dhe atij të natës CBS’ 60 Minutes, u bë “kurbani” i këtyre dy intarvistave. Largimi i tij qe shkak, u tha më pasë, se Rather, bëri gabimin e tij më të rëndë në karjerën e tij - prej kur intervistoi dikatorin e Irakut, Sadam Hysien, dhe u detyrua duke e pranuar vetë gabimin nga ana morale, të bëjë dorheqjen dhe të dalë në “pension” para kohe. Kjo ndodhi vetëm një vitë më vonë intervistës, së fundit, në vitin 2006 .
(Kliko per zmadhim)
E kush ishte Dan Rather, gazetari që i kishte dhënë kaq shumë gazetarisë amerikane, duke intervistuar thuajse të gjithë presidentet amerikanë, në 3 dekadat e fundit. Intervistuesi i sa mbretërve, presidentëve kryeminstratve, artsitave dhe afaristave, shkencëtarve dhe shkrimtarve nga më të njohurit në botë. Ishte, njeriu që po i jepte, dhe do të i jepte edhe më shumë gazetarisë amerikane. Por, ja që gabimi që nuk “i a fali kurr opionioni amerikan”, e bëri atë të “pensonohet” para kohe. Por, nuk i thonë kot, se njeriu “një herë gabon në politik - dhe kjo i kushton shumë në jetë”

E fillova këtë koment me fatin e sipërcituar, duke marrë shkas nga “faqja e zezë” e gazetarisë shqiptare. Top Chanel - emisoni i së hënës”Shqip” i Rudina Xhungës, e cila na intervistoi vejushën Nexhmije Hoxha. E cila në moshën 87 vjeçare, “pasi piu një kafe”, ia shtroi muhabetit me gazetaren Xhunga, i përgatiten pyetjet e përgjigjet, dhe na i serviren si intervistë. Duke na ofenduar, e terrorizuar edhe më shumë seç na kishte ofenduar e trerrorizuar për 50 vjet, Enver Hoxha dhe klani i saj. Si krye temë; të kësaj interviste kush mund t’i japë një përgjigje, kësaj thënje të Xhungës:” Jep deshminë e saj të parë, të panjohur dhe të plotë të një gjysmëshekulli me Enver Hoxhën si “zonjë” shoqe e parë dhe deshmitare e parë e një sistemi diktatorial në Shqipëri….???”.
 (Kliko per zmadhim)
Intervista u krye në rrethana të pastra familjare. Intervista e humbi plotësisht seriozitetin, pasi ajo bëhet në shtëpinë e intervistuesit, “pushteti” i gazetarit është shumë i vështirë. Gazetari “ndjehet automatikisht” inferior në pyetje. Pastaj, intervista kishte mungesa të konsiderueshme, të atyre që quhen kundër pyetje; çka janë dhe vlerat më të bukura e gazetarisë në intervistë. Ajo ishte kryekëput një tendencë e pastër e intervistimit të gruas të diktatorit, për të realizuar rehabilitimin e saj dhe kohën e diktaturës. Intervista ishte propagand dhe u mbars me ideologji komuniste, si dhe u glorifikua diktatura me pa përgjegjësinë dhe moralin e rënë në zero nga gazetari e intervistuera .

Intervista në mënyrë cinike, ricikloi Enver Hoxhën, duke e trajtuar atë nëpërmjet pyetjeve e përgjigjeve të gjitha me prirje nostalgjike dhe të diktuara. Ajo shtrembëron të vërtetat historike, dhe lëndon, e cenon ndjenjat dhe dinjitetin e një shtrese të madhe njerëzish të persekutuar, viktima të diktaturës e të diktatorit, për të cilin zhvillohej intervista. Intervista ishte një veprimtari përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit, dhe që familjarët e tij dhe nostalgjikët po përgatitën t’a festojnë. Pra për Xhungën, dhe Top Chanel festa e diktatorit filloi…

Ndërsa unë në këtë 100 vjetor, do t’i kujtojë Xhungës dhe 87 vjeçares së rrëzuar nga froni Nexhmijes, po ku shkuan vallë këta njerëz moj shoqe: ” Në Shqipëri zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.”

Sadami si njeri inteligjent, në intervistën me Rather, as që e kishte problem të dukej i mirë në sy të publikut Amerikan, ai thjesht donte të përhapte propagandën e tij. Sadami si ithtar i Marksizëm-Leninizmit as mund portretizohet si musliman ose njeri i Allahut, sepse ka bërë aq shumë krime ndaj muslimanëve sa nuk ka libër t’i shkruaj, u tha pas intervistës. Të njëjtën gjë bëri Xhunga, të njëjtën gjë na tha edhe Nexhmija, ” Duhet pranuar që klerikët, sidomos ata të fese myslimane ishin të një niveli shumë të ulët, përgjigjej Nexhmija, duke shtuar se në fakt nuk është se u morën masa të rrepta sepse njerëzit besonin prapë dhe i bënin ato ritet e tyre nëpër shtëpi.” Sa tragjiko - komike, tingëllon kjo përgjigje e saj. Po ku ishte Rudina të pyeste se sa klerik u pushkatuan u burgosën e u interrnuan, sa njerëz u burgosen sepse u falën ose lutën në vendet e shejta. Po kur klerikët musliman nuk ishin në nivelin e atyre të krishter, po pse moj shoqja Nexhimje, sa është numëri i klerikeve katolik të vraë dhe pushkatuar , po pse edhe shtrat e At Gjergj Fishtës i hodhët në lumin Drin.

Mirpo intervista e përgatiur, nuk i shpëtojë mllëfeve. “Nexhmiaj e nxorri inatin na tha se Berisha kishte nostalgji për Enverin, na tha se ai e kishte vjerrën serbe. E çuditëshme dhe qesharake përgjigjëja kur Nexhmija tregonte se për Dushan Mugoshën dhe Milladin Popoviçin, u kishte dhënë edhe pension, u kishte paguar edhe florinj. Sa absurde, sa e rëndë tingëllon kjo sot. Dy udhëheqësit sërb për Nexhmijen dhe Enverin, ishin “të mirët e Kosovës”, ( a ka sërb të mirë në këtë botë për ne shqiptarët). Madje sipas Nexhmijes, ata dy sërbët miqt e Enverit e Nexhmijes na e paskan pasë Kosovën në “zemër”, tha Nexhmia. Tek mëllëfet që kishte për të nxjerr Nexhmija nuk la pa sulmuar si në kohën e dikaturës edhe shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Duket se ajo puna e Kadares dhe e Berishës, i ka ngel “gozhdë në zemër” Nexhmijes dhe Xhungës, pa tjetër që edhe kalint të rrëzuar nga froni tashmë.

Enver Hoxha, ishte aq kriminel sa qe “Ai që vrau kunatin e tij”. Ky ishte argumenti më i përdorur për të treguar sadizmin dhe tiraninë e diktatorit Enver Hoxha. Historia e pushkatimit të Bahri Omarit, burrit të motrës së E. Hoxhës, ka qenë gjithnjë një ngjarje intriguese për publikun. Kjo ka dalë nga dosierët e sotëm me fakte e dokumentet të cilat e xhveshin ngjarjen që çoi në pushkatimin dhe dënimin e 60 prej figurave më intelektuale e patriotike të vendit, në vitin 1945. Ku, përveç Bahri Omarit ishin edhe figura të njohura të nacionalizmit shqiptar, si firmosësi i deklaratës së pavarësisë, Fejzi Alizoti, Ibrahim Biçaku djali i firmosësit tjetër të pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani, patrioti i njohur Ismail Golemi e të tjerë. Nexhmija i tha “Jo” Xhungës, dhe ajo e “hëngri” menjëherë, se kështu qenka me të vërtet. Kështu pati thënë at’here edhe Sadam Hyseini, me rahmet, me gazetarin Dan Rather, “Jo unë nuk e kamë varë burrin e vajzës sime…”.

Nexhmija, ne interviste ” Në 1989, si kryetare e frontit, kam shkuar në Sarandë, se vetëm një herë kisha qënë dhe doja të shkoja prapë. Atje më është bërë një pritje që unë e kam të fiksuar në memorje, e kam përshkruar në ditarin tim në ato ditë që u ktheva dhe cuditem se si më është bërë ajo pritje sa njerëzit desh u shtypën për tu takuar me mua.” Por harrojë, ajo se në atë kohë, në Bukuresht, në të njëjtin vit 1989, dy milion rumun u mboldhën në sheshin e Bukureshtit, dhe ata u “shtypën” për të parë Çausheskun e gruan e tij. Por, çfarë ndodhi më pasë në Bukuresht, a ka dëgjuar Nexhmija” të dy u pushkatuan “, Rumania u bë me demokraci dhe hyri disa vite më vonë në Europë e Nato.

Por, edhe më naivi më i madh në Shqipëri, e di fare mirë se Enver Hoxha, dhe personalitetet më të larta të kupolës së diktaturës, në atë kohë si Koçi Xoxe, Hysni Kapo, Bedri Spahiu, Medar Shtylla, Beqir Balluku Billbil Klosi, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, e të tjerë kanë firmosur pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në krimet me të bujshme të diktaturës. Pa permendur këtu vetëm vrasjen e kunatit të E. Hoxhës, Bari Omarin, por duhet përmendur çdo viktim. Se përndryshe do të duket se ulet rëndësia e viktimave të tjera të krimit komunist, që janë me mijëra e mijëra.

Por, Xhunga në se do të kryente atë detyrën fisnike, që ajo ka marrë përsipër dhe që ka gazetaria, duhet t’ë mos t’a kishte marrë fare në intervistë Nexhmijën, në shtëpinë e saj dhe kur Nexhmija dhe njerezit e saj janë duke u përgatitur të festojnë 100 vjetorin e lindjes së diktatorit. Ajo ishte intervistë familjare për t’i ringjalluar asaj dhe vetë Xhungës dhe Top Chanel-it, nostaligjinë për rregjimin që ata e e “qajnë tashti ditë e natë” . Pasi edhe vet Nexhmija në fund ia vuri kapakun kësaj interviste “faqeje të zezë”, kur i tha Xhungës se “Prandaj në këtë 100 vjetor e ndjej si përgjegjësi të bëj çmos që të bëhet një kthesë drejt arsyes, drejt vlerësimit objektiv, të rolit dhe vendit të Enverit në historinë e Shqipërisë. Kjo është shpresa ime e madhe” , Dhe kjo ishte intervista e Rudina Xhungës

Nexhmija jo që nuk tregojë ndonjë farë pendimi, por u ndihmua maksimalisht nga gazetarja Rudina Xhunga, e cila gati sa nuk përlotej kur shihte Nexhmijen dhe dëgjonte përgjigjet e Nexhmijes. Asaj që nuk tregojë aspak respekt, për të gjitha ato viktima. Për të theksuar sado pak mungesën e kufijve në atë që mund të bënte diktatura dhe kupola e saj kriminale në ruajtjen e pushtetit.

Në këtë koment, nuk kërkoj në asnjë mënyrë të demonizoja askënd dhe nuk desha t’i bëja “gjyqin” askujt, (le t’ia lëmë kohës, e le t’i gjykojë koha të gjithë ata që i bënë këto krime dhe Zotit i ranë me gurë për 50 vjet). Thjesht, i ngacmuar në shpirt nga kjo intervistë kërkova që gishti i hipokrizisë dhe i paderjtësisë, t’i vihet kujtdo që është i tillë, dhe jo vetëm Nexhmijes dhe rregjimit të saj , por cilitdo nga ata monstra që “kakarisin” tani dhe aë janë ata që i bënë këto krime makabre. I bënë gjëmën popullit shqiptarë. Nëse Nexhmija dhe Enveri i bënë krimet, dhe ata nuk pendohen ose kërkojnë falje, dhimbja dhe e keqja shumëfishohet dhe amplifikohet se bën këto krime në popullin e tyre. Dhe në askush nuk prononcohet ose i dënon, por bëjnë edhe të paditurin, bëjnë një gabim të rëndë që kurr populli shqiptar ska për tua falur dhe kurr s’do t’ua harrojë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora