E premte, 26.04.2024, 11:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Vesat Haradinaj: Etimologjia dhe kuptimi i saj??

E merkure, 01.10.2008, 12:36 AM


Etimologjia dhe kuptimi i saj??

Nga Vesat Haradinaj

Nocioni vetëvrasje, është nocion i cili është përkthyer dhe përshtatur nga gjuha angleze “suicide”, e që rrjedh nga gjuha latine “sui caedere, të mbytësh vetveten është akt i qëllimshëm për ti dhënë fundin një jete në mënyrë të pavarur"1. Mirëpo, vetëvrasje në gjuhën shqipe zakonisht nënkuptohet shkaktimi i vdekjes ndaj vetës me armë zjarri ose diç tjetër. Në bazë të fjalorit elektronik shpjegues fjala vras merr këtë kuptim: “VRAS kal. 1. E bëj një njeri të vdesë ose një kafshë të ngordhë, duke e qëlluar me armë a me ndonjë mjet tjetër, i marr jetën. Vrau një fashist. Vrau një ujk. Vranë rosa të egra. E vrau një të pabesë (prapa shpine). E vrau rrufeja. E vraftë pika! mallk. Më vraftë buka! vjet. betim. Në vazhdim ky nocion shpjegohet kështu: “VETËVRASJE f. sh. 1. Vrasja e vetes. Shkaku i vetëvrasjes. Arriti deri në vetëvrasje. 2. bised. Çdo rast kur dikush vret veten. Numri i vetëvrasjeve. Në vendet kapitaliste po shtohen vetëvrasjet. 3. fig. Shkatërrim i plotë, rrënimi i dikujt a i diçkaje. Vetëvrasje politike (ekonomike). Duke marrë parasysh se mënyrat e realizimit të vetëvrasjeve janë të ndryshme, do të ishte më korrekte që ky nocion të zëvendësohet me konceptin vetë-mbytje. Mirëpo në vazhdim të punimit do të përdoret nocioni konvencional vetëvrasje. Pra, në përgjithësi aspektin semantik të fjalës, vetëvrasje do të thotë, kur ne gjendemi në pozitë kundër vetes dhe përmes një mekanizmi të caktuar ne, vetes i shkaktojmë vdekjen në saje të shkaqeve të ndryshme paraprake. “Durkheimi propozon këtë përcaktim të vetëvrasjes: “termi vetëvrasje është aplikuar në të gjitha rastet e vdekjes si rezultat direkt dhe indirekt i një akti negativ ose pozitiv të vetë viktimës, për të cilin ai e di se do të sjellë këtë rezultat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora