E premte, 26.04.2024, 11:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Për ty liria ime

E shtune, 13.07.2019, 10:23 AM


Zymer Mehani

RRUGËT S’FLEJNË

Gënjeshtër është

Se rrugët s'flejnë as natën

Ato rrinë zgjuar

S'flejnë dot

Nëse s'ecën kush mbi to

Ato ecin vetë

Udhëtojnë

Kthehen

Rendin

A ngarendin

Por edhe vrapojnë

E ne ecim bashkë me to

Ato mbarim s'kanë

Të pafund janë

KAH T'IA MBAJ...

kah t'ia mbaj me vargun tim

Mos m'lërë vetëm, lapsi im

Shpirt e zemër i shqetësuar

Porsi vala n'det t'trazuar

Gjak shqiptari e soj albani

Shpërthimtar si llavë vullkani

Muza vargje m'dhuron n'jetë

Zemrën seç ma çon përpjetë

Varg, o varg shpeshherë i zverdhur

S'ia dimë vlerën gjakut t'derdhur

Mirëpo, dije, o zemra ime

Se i huaji s' sjell miklime

Në këtë botë ka rënie e shembje

N'shpirt e n'zemër m'sjellin dhembje

PËR TY, LIRIA IME

I

Për ty, liri

Unë kam shkuar

si cjapi te kasapi

Te mizori e satrapi

Për ty, liri

Unë kam shkuar

në burgje e falanga

Jam lidhur me pranga

Për ty, liri

Unë kam shkuar

Maleve dhe brigjeve

Në foletë e shqipeve

Për ty, liri

Unë kam shtegtuar

e kam vrapuar

Me pushkë në duar

II

Ti je si buka

N'sofër që e qesim

Ti je si zjarri

N'vatër që e ndezim

Ti je ujë i pastër

Në verë i të eturve

Ti je kurora

E të pavdekurve

Ti je si vala

Si dallgë e detit

Ti je si yjet

Që ndritin qiellit

Ti je e bukur

Hijeshi e ylberit

Ti je e ëmbël

Si buzëqeshje fëmije

Ti je më e shtrenjta-

Zjarr dashurie



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora