E premte, 26.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Prokuroria nuk ka vendosur një standard

E merkure, 19.06.2019, 08:41 PM


Prokuroria nuk ka vendosur një standard

Nga Kastriot Myftaraj

Parimi kushtetues i barazisë para ligjit e kërkon që, nëse kryetari i një partie opozitare, sic është rasti i Lulzim Bashës, na qenka personalisht përgjegjës përpara ligjit penal për cdo transaksion financiar të partisë së tij, deri edhe për hollësitë e një kontrate publicitare, atëherë duhet që Kryeministri Rama të jetë po aq ose akoma më shumë përgjegjës për cdo transaksion financiar, tender, koncesion të kryer në zyrat e qeverisë së tij, me vlerë së paku duke nisur që nga ajo shumë për të cilën penalizohet kryetari i opozitës.

Ligji penal thotë se nuk ka dënim pa faj dhe se nuk ka faj të dënueshëm pa ekzistuar lidhja shkakësore mes veprimit ose mosveprimit dhe ardhjes së pasojës kriminale. Por nuk mund të ketë dy logjika të lidhjes shkakësore, një për kryetarin e Opozitës dhe një tjetër për Kryeministrin.

Se ndryshe del që ligji, në leximin që i bëjnë prokurorët, kujdeset më tepër për paratë e siguruar privatisht jashtë vendit nga një parti, dhe të shpenzuar po jashtë vendit, sesa për paratë publike, të siguruara nga taksat e qytetarëve të Shqipërisë dhe ndihmat e huaja financiare për vendin tonë.

Nëse Prokuroria e Shqipërisë do ta kishte ndjekur ndaj Kryeministrit të njëjtën praktikë si ndaj kryetarit të Opozitës, atëherë Kryeministri Rama duhet të ishte thirrur tashmë me qindra herë në Prokurori për tendera, koncesione, kontrata publicitare, transaksione financiare të cdo lloji. Por dihet se nuk ka ndodhur kështu. Kjo tregon se Prokuroria nuk ka vendosur një standard të leximit dhe zbatimit të ligjit, por ushtron praktika të ndryshme për raste të ndryshme. Kjo është e kundërta e shtetit të së drejtës dhe përgënjeshtron qëllimet e reformës në drejtësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora