E marte, 19.03.2024, 04:35 AM (GMT)

Kulturë

Mevlud Buci: Kur bën miq në Lurë

E enjte, 25.04.2019, 06:00 PM


SKICA NGA MEVLUD BUCI

KUSH BËN MIQ NË LURË

Në Lurë çmohet shumë miku dhe shoku.Rëndom  nga pleqtë e vjetër dëgjon:Miku të hijeshon konakun,mos na lashtë zoti pa miq;shoku i mire të qet prej pritës etj.Por shprehet edhe një rreptësi ndaj atyre që nuk vijnë si miq.Pasi kanë kapur hajdutët, lurianët kanë bërë Karare.Burrat e Dheut kanë vendosur saktë e prerë:Të gjithë fshatrat përreth të rrinë në vëzhgim të përhershëm dhe nëse do të konstatojnë e ndonjë grup  që vijnë si miq në Lurë, të priten e përcillen  si miq derisa të dalin ngaLura.Nëse jo,të jepet alarmi me tri të shtëna dhe populli reagon menjëherë,duke bllokuar hajdutët.Edhe në kohëra më të vështira lurjanët kanë pritur dhe përcjellë miq nga trevat ku ndizej lufta kundër serbit.Plaku i urtë Selim Lezhi tregonte se familja e tij kur u dogj Dibra nga serbi u strehua tek Vladi në Lurë.Në odat çidhnake e deri në Lukan te Katër Grykëve ai thoshte me krenari:O burra s`ka si Lura dhe lurjanët,lum kush bën shokë e miq në Lurë…

2.LURA E KATËR GRYKËT SI NËNADHE BIJA

Në shumë oda burrash është shprehur një thënie:Or miq,Lura e Grika,janë si nëna dhe bija.Para 40 VITESH KUR SHKOVA MIK TEK KULLA E Vladit e dëgjova nga plaku i urtë nëntëdhjetëvjeçar Dodë Vladi.Shumë fise të Lukanit,të Katër Grykëve dhe Kacnisë kanë ardhur nga Mirdita në Lurë e më pas në këto fshatra.Kështu, fiset Bruçi,Ndregjoni,Dervishi,Buci,Kalia e të tjerë kanë lidhje miqësore me Lurën.Studiuesi Xheladin Tollja ishte stërnip i shehlerëve të Qafë Murrës,plaku i urtë i Gur Lurës Hamit Kalia ishte stërnip i Bushit në Lukan;Destan Isuf Buci i Lukanit,nip i Kalabës në Lurë;Nezir Selman Ndregjoni e Maliq Ramadan Buci janë nipat e Hotit të Gur Lurës,vëllezërit Lleshi të Lukanit,nipat eTolles,Ismail Ali Totraku nipi iKaçit të Lurës,vëllezërit Shehu të QafëMurrës janë nipat e Menës sëLurës,Bruçi(kulla e Ali Lam Tahirit) ka miqësi me me Nezhën e Gur Lurës,Skënder Lleshi i Qafë Murrës me kullën e Muratit në Gur Lurë e plot të tjerë.Folkloristi i shquar Ilmi Kolgjeca,Sherif Hoti i Gur Lurës,Myslim Shehu i qafë Murrës i shpjegonin qartë këto lidhje.Në betejen e nëntorit 1912 Lura dhe Grika luftuan krah përjkrah kundër malazezëve në Kakarriq të Lezhës.

Xhiljae topit varra varra,

Sul Beshiri u del përpara,

I del përpara çaj Sufë Mena,

Ismail Nika ni trem fajkue

Tre bajrakt s`i lame u rrzue,

Ali Menani trem çallak

Nalt e majti çat bajrak..

Në katët Grykë përmenden merespekt Bibë Vladi,Mak Ndreca,Liman Murati, Ismail Hoti që kanë shërbyer në Katër Grykët.E thotë koha e thotë miqësia:Lura e Grika si nana e bija…

3.RRON OR RRON SALI ÇUP LURJANI…

Gjurmët e trimërisë,pushka dhe sofra e bujarisë janë trinomi që ijapin atij përjetësi.Një miku im,Hysen Sadik Tasha kur isha punëtor drejtimi në shkollën e Laknasit më tha të shkojmë për një vizitë tek i biri i Sali Çupit,Mehmeti.Gjatë rrugës Hysen Tasha nisi të më tregonte:Kam shërbyer disa vite  komandant policie në zonën e Lurës,për çdo kullë e çdo fis kam kujtime.Më kanë pritur dhe përcjellë me bujari.Edhe djali im Demiri shërbeu si i plotfuqishëm në Lurë.Ai u martua me Fluturën,bijën e Halit Bucit.Kush e di sa bukë kam ngrënë në sofrën e Sali Çupit e të Çup Alisë.Pas pak kohe u ndodhëm tek Mehmeti.Na u duk vetja se ishim në Lurë.Mehmeti e bashkëshortja e tij Vasha,bijë e Reçit,i biri Fatosi,mësues i talentuar na pritën me respekt e dashuri,Fatosit me vëllezër,Liries,bijë e Canit të Dardhës e deri tek Blerimi i vogël,u qeshte fytyra nga kënaqësia.U pritëm dhe u përcollëm si askund.Si vetë pushka eSali Çupit flasin veprat burrërore dhe fëmijtë e kulturuar të Mehmet Çupit.Flet tashmë vepra e Fatos Çupit në altarin e diturisë,i ndarë nga jeta.E tha mirë Hysen Tasha:Rron or rron Sali Çupi..

4.AHMET KAÇORRI INTELEKTUAL I URTËSISË…

Gjurmët e jetës sëtij sjellin një epope.Ai ishte intelektual mendjehollë,burrë i traditës që njihte Kararet e Lurës dhe ligjet.Shërbeu në drejtimin e ploicisë në Shkodër,në Komitetin Ekzekutiv Dibër shkëlqeu në oda me mençurinë e tij.Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit pata fatin ta kem në kullën e xhaxhait tim Bajramit së bashku me 40 burra ,së bashku me kryetarin e komitetit ekzekutiv Skënder Dema,me sekretarin e komitetit Haxhi Rama me drejtorin e muzeut të Dibrës Hysen Lala, sollën dekoratën për MullaBajramin(HoxhëBucin)i cili me babën e birin Mustafanë ranë dëshmor në luftën kundër serbit.Kryetari Skënder Dema tha:Or burra,jam më i qetë këtu në krye të vendit,se për mençuri kam Ahmet Kaçorrin,për problem të punës Haxhi Ramën,për pushkë kam Hysen Lalën. Ahmeti njihte të renë e të vjetrën.Pak muaj më vonë kur kthehej nga Lura,ngaVanasi,kala e Stelushit,së bashku me Skënder Demën dhe Haxhi Ramën ndalon për një kafe  tek Bajram Daci,në kullën e atdhetarit Halil Daci.Përse qenke shpenzuar or Bajram ,se paske prerë dashin,- i thotë Skënder Dema.-Miku ha bukën e vet,i përgjigjet pritësi.Vetëm bukën e kemi jo të mirë,kështu nae ka ba partia,shton ai.-Or Dac ,i thotë Kaçorri,shko e na bjerë bukën e çerepit se më thonë Kaçorr i Lurë,se ta di bujarinë.Ahmet Kaçorri në kullat e Lukanit e të Qafëmurrës përmendet edhe sot me shprehjet:Kështu ka thanëAhmet Kaçorri…Ai ishte nip i Carës në Zajs  të Kurbneshit mik i Muçësnë Grykë Noke ku kishte marrë bashkëshorten Naile.Dy djemtë, Bardhyli e Naimi  e dy vajzat pasqyrojnë atë kulturë dhe zgjuarsi të tij.Kurrë nuk e harronte mirësinë.Ai e pyet Bajram Dacin:Sa here shtie rrufeja në Lis,o Bajram…-Në lis të fortë,o Bajram,e ka nda Lura…

5.DJALI I HALIT PEKËS KËRKON KËNGË PËR BABGJYSHIN SUL PEKA

Zyber Paci,këngëtar nga Cerjani në ditët e janarit 2019  më telefonon dhe më thotë:Djali i Halil Pekës nga Lura kërkon t`ju takojë..Unë këmbeva disa fjalë me Selman Halil Pekën…Kur shërbeja si punëtor mësimdhënie m`u kujtua i vëllai Sulë Peka.Një  ditë para se të ndahej nga jeta,pimë kafe në Qendër të Tiranës.Këtu e 45 vite kisha biseduar me plakun bujar, 104 vjeçar.Më tregoi për pleqtë  e të urtët bujarë si Sali Murati,Dodë Vladi,Sali Çupi e shumë e shumë të tjerë.Foli për Ali Menën,Sulë Menën,Kolë Bibë Doçin,Ibrahim Gjoçin, Bajram Kalinë,Met Hotin,Hasan Kacin,Sulë Beshir Bucin.Ai ishte kronist i vërtetë i qëndresës lurjane.Po kështu edhe gjyshi në fjalë Peka i Parë.Dua një tekst për gjyshin tim…M`u duk se jam para kullës lurjane, në kurorën e bukurisë.Të krijosh këngë për këto vlera mbetet obligim.Për ata njerëz që deshën dhe mbrojtën traditat,Kararet,që folën me pushkë e me sofër…Rritën dhe edukuan pasardhës të mirë.Dhe Selmani kërkon këngë për stërgjyshin…

6.ARIF VLADI DRITË E KËNGËS

Nëse do të mbushesh me krenari,nëse do të mbushesh me respekt për historinë e të parëve dëgjo këngët e korifeut të këngës Arif Vladi.Zëri i tij,meloditë e këngëve janë kushtrim,fllad pranvere në kreshtat e Lurës.Përmallem nga këto këngë prej virtuozit të rrallë.Kjo madhështi e bukuri me bardhësi e shkulmet e jehonës kanë bleruar së pari në Lurë e kanë marrë udhë kudo.Këngë lirike dhe epike,plot bukuri e mjeshtëri.Të gjithëve na shfaqet Lura me 300 nuset me   duvakë,Jakup Ferri,qëndresa përballë Hajredin Pashës,Azem Galica,Marshi i UÇK,malli i mërgimtarit,.Zëri i Arif Vladit ndez vullkane dashurie,flakadane malli.Ai është kolos i kengës që frymëzon brezat.I mbush me bardhësi,fllade bardhësie, me gurgullimë zajesh e rrezatime të kristalta si vetë liqenet e vendlindjes.Duke biseduar me disa ish-nxënës të mi,sot emigrantë dëgjova prej tyre tek thonë se atdheu u dukej më pranë prej këngëve të Arif Vladit.

7.KUR U TAKOVA ME KASTRIOT RAJTËN E RI

Shoku im Ludovik Gjin Rajta, kur shërbente si drejtori i konviktit të hoteleri turizëm tek Pallati me Shigjeta më takoi  me të birin Kastriot Rajta.Menjëherë me shkoi mendja tek 11 janari 1985, kur nga shpella e Korbit ra orteku.Kastrioti ishte nxënësi vitit të tretë të shkollëssë mesme.Atë ditë nxënësit çanë borën për tëhequr ngarkesën e saj nga çatitë eshtëpive dhe të stallave të bagëtive.Orteku që ra vrau befasisht Kastriotin 17 vjeçar..Një ike e dhimbshme.Ai u dekorua me urdhërin “Për veprimtari civile”Në atë moment Kastrioti sikur ishte afër nesh,na fliste,na thërriste dhe emocionet bëheshin dallgë malli,zjarr kënge,dritë shpirti.Për këtë djalë të paharruar flet edhe  libri  që pasqyron kullën dhe brezat eRajtës,flet poeti Zef Ndue Vladi.Tashmë edhe Kastrioti i Ri është rritur udhëve të dijes,nipi i Kastriotit që ra 1985,nëFush Krej të Lurës.Kastrioti i Ri ngjit shkallët e dijes në fakultetin e teknologjisë dhe informacionit ,mbart traditat e kullës së Rajtës ,gjurmët e dajave ,gjysh Gjinit,Margjinit të Lajthizës sëMirditës.Zemra e shpirti,më ndezën mall e vargje dhimbje e krenari për Kastriotin e paharruar,kur takova Kastriot Rajtën e Ri…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora