E marte, 04.08.2020, 10:05 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Ikën dhe Paul Newman

E diele, 28.09.2008, 10:17 AM


Paul Newman ne vitet '50
Nga Shekulli

Vdes në shtëpinë e tij në Uestport, në moshën 83-vjeçare, i munduar gjatë nga tumori, një nga legjendat e Hollivudit, aktori Paul Newman. I ndodhur në një klinikë të Nju Jorkut, i kishte kërkuar bashkëshortes, aktores, Joan Woodward, që të kthehej në shtëpi. “Dua të vdes në shtratin tim”, mësohet të ketë thënë Newman, aktori me sy të kaltër, i vlerësuar nga Akademia Amerikane e Filmit si ylli që ka personifikuar figura të antiheroit në vepra si “Hud”, “Cool Hand Luke” dhe “The Color of Money”.

Fillimet i pati në teatër dhe televizion në vitet 50. Është nominuar 10 herë për Oscar, ka fituar një të tillë dhe dy Oscar honorifik, për karrierën si aktor në më shumë se 50 filma duke përfshirë “Exodus”, “The Verdict”, “The Sting” dhe “Absence of Malice”.

Newman ka punuar me disa nga regjisorët e mëdhenj të gjysmës më dytë te shekullit që lamë pas si Alfred Hitchcock, John Huston, Robert Altman, Martin Scorsese deri tek vëllezërit Coen. Ka interpretuar përkrah me Elizabeth Taylor, Lauren Bacall, Tom Cruise, Tom Hanks dhe Robert Redford.

Ai pati një martesë jetëgjatë me aktoren Joanne Ëoodëard, një nga martesat legjendare të Hollivudit. “Kam biftek në shtëpi, përse duhet të dalë jashtë për hamburger?” i pat thënë Newman revistës “Playboy” kur është pyetur nëse ishte joshur ndonjëherë. Ata u martuan më 1958, vit kur u shfaqën së bashku në “Verë e gjatë e nxehtë”, ndërsa Newman ishte regjisor i saj në disa filma, përfshi “Rachel, Rachel” dhe “The Glass Menagerie”.

Newman është njohur dhe si aktivist. Ai doli hapur kundër Luftës së Vietnamit, dhe si mbrojtës i të drejtave qytetare ai ishte aq i famshëm sa përfundoi në “listën e armiqve” të Presidentit Nikson.

Fitoi Oscar më 1986 “për interpretimin e tij në ekran, për integritetin dhe përkushtimin ndaj zanatit.” Më 1994, fiton Oscarin e tretë, “Jean Hersholt Humanitarian Award”, për aktivitetin e tij si bamirës.

Newman kishte studiuar në Universitetin e Jeillit për dramë dhe në Nju Jork në të famshmen Actor’s Studio do të kishte shok klase Marlon Brando, James Dean dhe Karl Malden.

Ishte njeri që nuk jepte intervista dhe nuk i lexonte kritikat për filmat e tij. Në dhjetor 1994, pak para përvjetorit të 70-të të lindjes, ai pohoi për revistën Newsweek se me kalimin e viteve kishte ndryshuar shumë pak: “Nuk jam i butë, as nevrik, nuk e gjykoj veten dhe as jam këmbëngulës”, pat thënë ai.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora