E marte, 12.11.2019, 01:39 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Retiçencat e nipit

E enjte, 04.04.2019, 06:03 PM


NEBI DRAGOTI

Dy tregime

RETIÇENCAT E NIPIT

Qëndronte me dy bërrylat mbështetur në gjunjë dhe kokën vendosur në dy duart. Mendonte Nadiri për nipin që ishte  larg në emigrim. Mall kishte.. Kur ishte i vogël, e merrte me vete herë në krah e herë përdore, kur kulloste dhinë rracë. I mblidhte manaferra, mana e ç’gjente për të ngrënë dhe ia jipte. E mirrte verës në liqe për t’u larë dhe i mësonte llojet e notit.. U rrit nipi dhe, e çuditshme, nuk do të ia dijë më për xhaxhanë. Pse kështu?! Vjen me leje e kur kthehet, kalon në qytetin bregdetar për t’u larguar me target. Nadiri më pa që po i afrohesha dhe ndryshoi menjëherë pozicionin e qëndrimit. –Qënke future në të thella,- i thash. –Po, po,-m’u përgjigj dhe nisi shtjellimin e mendimeve. –Këtu kalon nipi dhe asnjëherë nuk është kujtuar të më takojë. As derën e shtëpisë nuk ma di..- E rëndë është kjo vërtetë,- vazhdova unë bisedën me Nadirin.. Ç’ bëhet kështu? Është koha apo është mungesë respekti dhe dashurie, apo ndryshim karakteri te njeriu i sotëm?! I gjalli duhet ta çmojë fisin, gjakun e vet. Mundet të jetë koha, por kurrën e kurrës kështu nuk mund të jetë jeta që jetohet veç njëherë. Ej, njeri, përmendu, analizo vetveten. Kohën e bëjnë njerëzit, por jo diellin dhe hënën e gjithçka ka natyra. Solla ndërmend pamjen e fillimit: Ulur në stol me dy bërrylla mbështetur në gjunjë dhe kokën vendosur në dy duar, qëndronte Nadiri. Kjo pamje  krijonte një pyetje retorike sikur nipi ishte njeri i një fisi tjetër.. Shqiptari në gjak nuk e ka këtë karakter. Vazhdojnë pikat e retiçencës në pambarim për nipin…për nipin...

NJËRA NË RRUGË

Hap gazetën. Shikoj faqen e parë. Një dorë gruaje e panjohur mbi gazetë më tregon artikullin kryesor. Habitem për ndërhyrjen dhe e pyes:- A do ta blesh?- Jo,- më tha,- nuk kam lekë. Ishte e shëndetshme, e veshur dosido. Se ku gjeti një cigare pakete dhe i kërkoi një burri zjarr për ta ndezur.- Jo, unë nuk mbaj, se nuk e pi. Helm është djalli. Një tjetër nxorri një shkrepse duke i thenë:- Merre, ta kam falur! Më tej, në trotuar, ishin hapur për shitje libra të vjetër. Interesi për librin vazhdon. Edhe unë po i shikoja. Gruaja mori librin e një shkrimtari të huaj. Pyeti :-Sa kushton? –Njëqind lekë,- u përgjigj shitsja. – Kur të siguroj lekët, do ta blej,- dhe u largua duke thithur fort cigaren. Mendoja:-Me tymin e duhanit, si duket, mbyt hallet, por edhe duke e uruar pa zë:- Halle mos paste!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT