E premte, 19.07.2019, 03:29 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Kufoma e Milloshevicit ngjallet përditë në fantazmat serbe

E diele, 24.03.2019, 06:43 PM


KUFOMA E MILLOSHEVIQIT NGJALLET PËRDITË NË FANTAZMAT SERBE

Nga Dedë Preqi

Nuk është e çuditshme sa herë dëgjojmë e lexohet gjithçka në mediat serbe, ku shpërndarja e propagandave të tyre e bezdis botën, se Milloshi i tyre akoma jeton dikund në Rusi, dhe ai jeton i fshehur nga njerëzit e vet dhe opinioni, kjo ngjanë sikur të ngritët kufoma e tij si «lugat» dhe i bënë të fala popullit adhurues serb, se do të kthehet një ditë dhe do ta rregullojë ndryshe Serbinë, sepse atje në atë «botë» ku ishte, e ka zgjedhur një shkollë tjetër të qeverisjes, nga se shtypja njerëzore i kishte kufinjt e vet të caktuar.

Sa do që mundohemi ta lëmë menjanë për një çast të kaluaren e hidhur të krimit, të dhunës, dhe përdhunimet e çdo të vërtete të dinjitetit shqiptarë, siq ka qenë e ushtruar nga regjimi i Milloshit dhe paraardhësve të tij, dhe sipas këndvështrimit të sotëm në qeverinë dhe politikën e Vuçiqit, janë të njëjta synimet politike e dhëlpërake, të cilët me intrigat e tyre po bëjnë ç’mos për të nënvlerësuar dhe shfuçizuar Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sa herë flitet e perflitët nëpër mediat e ndryshme serbe dhe më gjerë, se Millosheviqi është i gjallë dhe jeton dikun në një vend të fshehur në Rusi, kjo ka të bejë me një huti dhe mashtrim të mendjes njerëzore, që përmes një fantazme mund të mashtrohet bota, ku ngjarjet shpjegohen e trajtohen sikur në ëndërra, duke u interpretuar me aq fanatizëm, sa që mund të flitet për një përmbysje të ligjit natyror të vdekjes së njeriut, sikur që është rasti i tillë për Millosheviqin.

Njerëzit, përkundrazi bien në mashtrim dhe ngrenë predentimet e tyre se ekziston ndojë mister i tillë, dhe bindja e tyre i bart dhe i përvetëson këto ngjarje, duke i shdërruar në mite të vërteta, të cilat mitizohen dhe bëhën hit nëpër mediume e opinione të ndryshem, koncepti i sëcilës është diçka tjetër dhe ka për qëllim që të rrisë optimizmin tek popullata e vet për «heroin» e tyre, i cili në realitet  i ka humbur të gjitha, bashkë edhe me qenjën e vet ekzistuese.

Edhe pse njerëzit e tillë mundohen ta kthejnë mbrapa historinë, një gjë e tillë është e pa mundur, ajo ka marrë fund me pushtetin e vet djallëzor dhe ka hyrë në një rrafsh tjetër ekzistencial. Dhe ky vendim nuk vjen nga tiparet e natyrës njerëzore, por vjen dashje e pa dashje nga vetë thirrja e kohës, e cila me ritmet dhe imazhet e saja e vërteton dhe mundëson rilindjen e re fruktore, për t’u pozicionuar në realitetin e vet,  jetën e lirë dhe mirëqenjën njerëzore.

Serbia do të ishte hallka, e cila posedon korezionin më të ndieshëm në Ballkanin përëndimor, që ka mundësi të lidhët, por edhe mund të këputët nga hallkat e vendeve tjera të rajonit, në të cilën përcaktohet të qenët e saj me vendet që e rrethojnë, që do të ishte edhe kriteri më i qensishëm i stabilitetit dhe marrëdhënieve të ndërsjella të rajonit dhe të ardhmës së tyre në familjen Evropiane.

Sa do që adhuruesit e Millosheviqit dhe Serbia, sheh ëndërra të tilla se ai është i gjallë, apo do të ngjallët ndonjëherë, kjo do të ishte vetëm një ëndërr e trilluar e kësaj fantazme, sepse  vetë natyra e veprimëve të tij kriminale mbi popullsinë e pafajshme, ia ka humbur kuptimin njerëzor dhe besimin e tij për gjthë ata që e kuptojnë dhe përjetojnë jetën normale, prandaj edhe kjo pjesë e kësaj propagande, do i shtohet edhe propagandave tjera, që i prodhon Serbia, sikur edhe më herët që i fabrikon kuzhina e kësaj politike.

Meqenëse ekziston një rrethanë e këtij lloji, se kufoma e Millosheviqit do ringjallet dhe jeton dikund, është më se e pa natyrshme, por ekziston si e tillë mbi bazën e logjikës dhe udhëheqjes së shtetit serb, në krye me Vuçiqin, i cili po i ndjek hapat e tij djallëzor, dhe gjithnjë e më shumë duke u shkri brenda këtij organizmi dhe politike të njëjtë, që ndoshta pak ma me menquri se Millosheviqi, duke ia shtrirë  bythët Rusisë, ndërsa kurvërinë po ia shitë Evropës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT