E enjte, 27.06.2019, 11:52 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Mos ma prek ti shqiptar Grykën e Rugovës!

E diele, 03.03.2019, 10:37 AM


Mos ma prek ti shqiptar  Grykën e Rugovës!

Proteston Fahri Xharra

Kur natyra e filloi gëdhendjen artistike    tokave të të parëve tanë na e dhuroi edhe Grykën e Rugovës.  Natyrës iu deshtën miliona vjet që të na nderon me këtë bukuri përrallore, ne nuk guxojmë të mos jemi besnik ndaj sajdhe ta shkatërrojmë  sa çel e m`shel sytë .

N`emër të krenarisë shqiptare dhe te Besës sonë mos e prekni Grykën e Rugovës ! (fxh )

“Gryka e Rugovës ,

Motiv më të bukur dhe njëherit të veçantë paraqet Gryka e Rugovës dhe fusha rreth shtratit të Lumbardhit të Pejës, përmes të cilit kalon rruga e asfaltuar 32 km që të shpie prej Pejës nëpër Qakor për në Mal të Zi. Hapësira rreth shtratit të Lumbardhit ka pamje grykore në gjatësi prej 20 km, ndërsa pjesa më e bukur e tij, Gryka e Rugovës është e gjatë afër 12 km. Ajo është e thellë afër 1000m dhe është e klasifkuar në rendin e kanioneve më të thella në Kosovë dhe në Evropë. Para se të hysh në pikën që e karakterizon këtë grykë si kanion tipik në kilometrin e 6-shtë, ndodhet ujvara e gjatë 25m që buron në shkëmb nga ana jugore e derdhet në lumë.

Ky kanion i krijuar nga gërryerja e ujit dhe largimi i akullnajës së Pejës, është tipik dhe i thellë, ku lumi diku diku edhe nuk shihet nga ngushtimi dhe ngritja e shkëmbinjëve të lartë vertikal të pjerrët që të ngërthejnë brenda vetes, aq sa mund të frikësohesh ose krekosesh nga majat që ndërtojnë formacionet e shkëmbinjëve gëlqeror dhe konglomerateve me ngjyrë hiri, në ngritje vertikale, rradhë të mbuluar me bimë të ulta dhe Pishën e shkëmbit, duke u gjetur i rrethuar prej tyre mund të shohësh vetëm qiellin e kaltërt. Kanioni i Rugovës ose siç quhet “Gryka e Rugovës”, duke flluar 3km larg Pejës deri në kilometrin e 9-të ku ngadal fllon të hapet, herë herë ngushtohet, duke krijuar një lugajë paksa më të butë në fundin e së cilës rrjedhë rrëmbyeshëm lumi Lumbardh duke sjellë me vete rërën e gërryer, shushurimën dhe freskinë e për t'u ngushtuar prapë në një grykë të ngushtë përgjatë rrugës në përëndim të regjionit që të shpie në Qafë të Qakorit dhe në Plavë.

Nga  http://www.pejatourism.org/pdf/informatori-turistik.pdf

(Rugova Canyon The Rugova Canyon as a nature monument is one of the areas with very special morphological, geo-morphological, geological, hydrological, biodiversity tourist and recreational values..

Mos harroni se të mbrojtura me ligj janë-  “ Birimi i Drinit të Bardhë dhe  Gryka e Rugovës (The protected areas Natural Monuments  “The spring of Drinit i Bardhë  “Rugova Canyon. (Kosovo EnvironmEntal ProtEction agEncy Kosovo Institute for Nature Protection ))

N`emër të krenarisë shqiptare dhe të Besës sonë mos e prekni Grykën e Rugovës !

Fahri Xharra, 22.02.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT