Kulturë
Demir Krasniqi: Parodi kushtuar lobimit për njohje të Kosovës
E premte, 26.09.2008, 07:33 PM
Demir KRASNIQI
Demir Krasniqi
Parodi kushtuar lobimit për njohje të Kosovës – shtet sovran dhe të pavarur:
Refreni përcjellës:
Ah, tjarana, tjarana, na,
Tjarna, tjarana, tjarana , na !
Ah, dibidup, dibidup,dup,
Dibidup, dibidup, dibidup, dup !
Oj, dada Salë, oj dada Rabi-e,
O, hajde t’ shkojmë , oh, në Arabi-e !
Oh, merre Havën dhe dadën Selvet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën , si shtet-e!
Refreni:
Ah, tjarana, tjarana,na...etj.
Oj, dada Salë, merre dhe Arzinë-e,
Oh, do t’ lobojmë ne, o për Pavarësinë !
Oh, kur ta shohin Havën dhe Selvetin,
Oh, le t’ na njohin, ne , sovranitetin !
Refreni:
Ah, tjarana, tjarana, na...etj.
Oh, ndoshta skuqen , për hatër t’ Sevdis-e,
Oh, s’ ja mbarojnë , oh, qejfin Sërbis-e!
Oh, ndoshta skuqen , për hatër t’ Dudis-e,
Oh, s’ ja mbarojnë , oh, qejfin Rusis-e !
Refreni:
Ah, tjarana, tjarana, na...etj.
Oj, dada Salë, pashë agën Jakup-e,
O, hajde t’ shkojmë s’ bashku deri n’ Shkup-e !
O, ndoshta skuqen prej dadës Safet-e,
Oh, e na njohin Kosovën , si shtet-e!
Refreni:
Ah, tjarana, tjarana, na...etj.
Oj, dada Salë, oj dada Dilic-e,
O, hajde t’ shkojmë deri n’ Podgoric-e!
Oh, shkojmë e rreshkemi gjithë verën n’ bregdet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën , si shtet-e !
Refreni:
Ah, tjarana, tjarana, na...etj.