Kulturë
Nebi Dragoti: Motiv
E diele, 27.01.2019, 11:10 AM
NEBI DRAGOTI
TRI RUBAI
1-
Mirëmëngjes! Fjalë e mirë,
fjalë e mirë për njeriun,
e sinqertë, e trëndafiltë
me kaq vlerë fjalë e mirë.
2-
Punon ti, punoj unë…
Urojmë njëri-tjetrin:
-Suksese paç në punë,
paç gëzime më shumë!
3-
Agon dita. Ditën mirëpres,
dita me punë bën mrekulli…
Poeti bukur thur vjershë;
dita realizon çdo shpresë.
KËSHILLË ARTI
Fabul
-Ehuu, na mërzite me këshillë arti!
-Epo këndo të shkretën kuturru!...
Në degë fiku qe bufi, i ngrati,
që ia përplasi bilbili kaq shkurt.
-Shiko muratorin , zgjedh, laton gurin,
pastaj e përdor, lartëson murin…
Shiko dhe poetin që fjalën zgjedh,
bukur në vargje e vë, bën vjershë.
-Buf, o buf, mbaji veshët nga kritika!
Kritika për mire të të jep këshilla!
Buf, veç për mirë të të flas.,
mjaft me zërin e frikshëm bajat!
NJERËZORE
Sa njerëzore të duash, ty njeri;
o njeri, shoqëri, miqësi të kesh!
Ndjenja sublime produkti më i mirë
i paqës në botë: harmoni në jetë.
Të duash ty të mirën bukuri;
të keqen askujt nuk ia dua!
U marrsha të keqen e çdo të lig!
Jo, s’desha askush që të vuaj!
MOTIV
Të tjera thua dhe të tjera bën,
o, ç’ledhe që ke moj vetullhënë?
E, ti vetë më thua:-Puthmë, de!
Po pse me dorë buzët m’i fsheh?
Të tjera bën e të tjera thua,
moj ti, më duaj siç unë të dua!
Trëndelinë të verdhë të vë kurorë,
me gjithë këto lule fusha na gëzon.
Ikën tri vjeshta, dimri po vjen,
vjen e prapë e prapë vetëm na gjen.
O, tjetërç’ bën e tjetër ç’thua?
Jemi a s’jemi ne burrë e grua?