E premte, 22.11.2019, 03:15 AM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Grevistët e arsimit duke rritur çmimin po e dyfishojnë ndëshkimin

E merkure, 23.01.2019, 07:10 PM


GREVISTËT  E ARSIMIT DUKE RRITUR ÇMIMIN PO E DYFISHOJNË NDËSHKIMIN

Nga Dedë Preqi

Dikush mendon se zgjidhja e problemëve mund të realizohet, vetëm nëse vihet në dukje mjeti, si një rrugë dhe mënyrë e vetme në arritjen e qëllimëve, duke lënë anash kuptimin dhe krahasimin e materjes kryesore, të cilën e kemi në trajtim dhe për të cilin është kryefjala. Sëcila grevë e një Institucioni dhe shoqërie demokratike e ka domethënjën e vet, që kërkon të trajtohet në mënyrë të mundshme dhe në bazë të rregullave e normave ligjore, të cilat do përcaktohen nga kushtet dhe rrethanat e sëcilës shoqëri njerëzore.

Nisur nga ky aspekt edhe shoqëria e jonë demokratike në Kosovë, mundohet të zhvillohet dhe thëllohet në shtrirjen e vet globale, që e rrethon gjithë zhvillimin e vet global, si në atë teknik, shkencor, arsimor, kulturor, shëndetësor, bujqësor dhe zhvillimëve tjera, të cilat së bashku e përbëjnë një investim të përgjithshëm të kapitalit në mëkëmbjen dhe forcimin e  ekonomisë dhe mirëqenjën e qytetareve të vendit.

Duke u nisur nga fillet e shoqërisë demokratike në Kosovë, në cilin do cep që ia nisim të shpjegojmë historikun e saj, nuk mund të anashkalojmë rrethanat dhe përvojat e hidhura të saj nëpër të cilat ka kaluar gjatë periudhave, poashtu edhe arsimi dhe Institucionet përkatëse të këtij elementi të rëndësishëm, kaluan ndër duar të hekurta dhe në gjendje të ndërlikuar e të pa përgjegjshme, ku vetë jeta ishte e skllavërueme, poashtu edhe dinjiteti njerëzor e merrte të njëjtën ngjyrë dhe trajtë ç’njerëzore.

Të mos e harrojmë dhe të kujtojmë të kaluarën e afërt nën okopimin serb, në çfarë gjendje dhe kushte është zhvilluar dhe ndjekur arsimi dhe arsimimi i fëmijëve dhe studentëve të këtij vendi. Dhe ajo kohë dhashtë zoti të mos përsëritët më kurrë, nga nënçmimet, përdhunimet dhe dikur edhe mbylljen e këtyre Institucioneve shkollore, por njerëzit vullnetmirë dhe të përkushtuar të vendit tonë nuk i janë dorëzuar as kushteve dhe as armikut, duke i zhvilluar proceset mësimore dhe arsimore nëpër podrume të errëta dhe nëpër shtëpia private, pa asnjë lloj meditje.

Në asnjë vend demokratik nuk duhej të ekzistonte një pushtet dhe qeverisje pa përgjegjësinë përkatëse, poashtu edhe në shtetin tonë ekzistojnë sot këto norma dhe rregulla ligjore, që përgjegjësia e veprimëve i takon instancës së caktuar shtetërore, për të cilin dikush është përgjegjës në mënyrë  individuale dhe kolektive, prandaj vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta zbulojmë edhe fajin si një produkt që e lind korrupsioni, i cili është një ndër fenomenet më të rrezikshme dhe të mundshme të shkatërrimit shoqëror, që do ta prekte edhe shoqërinë tonë demokratike në Kosovë.

Duke i lënë në një anë të gjitha, të kaluarën dhe peripetitë e saj, të nisemi dhe të marrim në konsideratë fëmijët dhe gjeneratat tona të reja, të cilëve duhet të u sigurohet e ardhmja e tyre, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat shoqërore, ata janë të pa fajshëm dhe domëthënja e jetës së tyre duhet të trajtohet pa komplekse dhe në mënyrë dinjitoze.

Prandaj, edhe greva e SBASHK-ut, që po zhvillohet këto ditë në gjitha shkollat tona në Kosovë, që nga çerdhët dhe deri te ato të mesme, duke e bojkutuar zhvëllimin e mësimit, përshkak të plotësimit dhe përmirësimit të pozitës materiale të mësimdhënësve, nga praktikat e tilla mjafton të shohim më më kujdes çështjen, duke marrë parasysh të ardhmën e gjeneratave të reja, që e mbushin dhe plotësojnë botën, pa të cilën nuk mundet asnjë botë njerëzore të shumohet dhe as të zhvillohet.

Grevat e tilla mund të ndodhin dhe zgjasin për ditë në sëcilën shoqëri njerëzore, poashtu edhe në shoëqerinë e vendit tonë, për arritjen e qëllimëve të veta, që ndoshta do të ishin të arsyeshme, por mungesën e mësimit dhe proceset arsimore që u dedikohet gjeneratave të reja, kush do ta kompenzonte dhe plotësonte, me çrast do të ishte e pa pranueshme dhe pa arsyeshme, në rend të parë, në emër të fëmijëve tanë, por edhe të vetë kulturës dhe përsonalitetit arsimor, i cili në bazë të kriterëve shkollore dhe qëndrimit ndaj këtij profesioni, do duhej të përçohet mesazhi i tyre dinjitoz.

Nxënësit nuk janë fajtorë për humbjen e kohës dhe proceseve mësimore në Institucionet e veta, sepse një humbje e tillë do tu kushtojë shumë e më shumë dhe pa ndonjë riparim të mundshëm, edhe nëse rritja e pagave do të arrihet, cilësia mësimore tregon shkallën e ulët me kaosin gjithnjë në rritje, që fle brenda këtyre Institucioneve të vendit.

Dhe oferta e kryeministrit nuk duhet të nenvlerësohet ndaj SBASHK-ut, duke i rritur të adhurat e tyre deri në 20%,  në mënyrë që të vazhdojë vijimi i procesit mësimor nëpër shkollat tona dhe grevat e tilla të gjejnë rrugët e veta përmes negociatave dhe debatëve me instancat përkatëse, por jo të hakmirremi në këtë mënyrë me jetën dhe fatin e gjeneratave tona, sepse do të ishte i rëndë dhe i paarsyeshëm devijimi i tyre, që do na kushtonte edhe më shumë se pagat e rritura.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT