E marte, 19.03.2024, 10:48 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Kush ia ngre veshin presidentit?

E merkure, 09.01.2019, 07:35 PM


KUSH IA NGRE VESHIN PRESIDENTIT?

Nga Dedë Preqi

Nga vet titulli i këtij artikulli del në pah një koncept pak sa i veçantë, pesha e të cilit nuk është lehtë të kuptohet, kur njeriu zgjedhët në krye të shtetit dhe merr përgjegjësinë që i është dhënë për ti përmbushur detyrimet dhe nevojat politike që i kërkon shteti. Shteti demokratik nuk përfaqësohet vetëm me madhështinë e një individi, i cili duhet të vendos dhe vulos gjërat në përgjithsi, por formula e vendimeve shtetërore do të buronte nga vetë populli, si një organizëm që afirmon pavarësinë e vet mbi bazën e ligjeve që posedon Kushtetuta e vendit.

Përpjekja e gjithë spektrit politik të Kosovës, në një organizëm të fuqishëm dhe substancial, i ngjanë një kalaje të qëndrueshme dhe të përballueshme për t’u mbrojtur nga përthithja e çfarëdo vorbulle gllabëruese që sillet rreth e përqark Kosovës, sikur që është Serbia dhe politika e saj ndaj shtetit tonë, në të kundërtën, dështimët nuk do mungojnë, poashtu vartësitë politike dhe ekonomike të Kosovës, do bëhën të pa riparueshme edhe për një kohë të gjatë.

Prandaj, gjithçka që shtjellohet dhe ndërlidhet me çështjen e Kosovës në marrëveshjet me Serbinë, pa konsulltimin dhe aprovimin e vendimëve të përbashkëta të të gjitha partive politike të vendit, dhe nga kjo tërësi të nxjerren vendime të karakterit gjithëpërfshirës, të cilat forma do e gjejne vetën në një shtet të vërtetë, prej këtej rrjedh edhe vetëdija se gjithçka do funksionon dhe veprohet me një unitet dhe sakrificë të përbashkë.

Imazhin që ka ndërtuar Serbia, karshi Kosovës, vetëm bota antiperëndimore do ta lakmonte një imazh të tillë në krye me Rusinë, ndërsa imazhi i Kosovës, përmbanë idenë e një natyre tjetër, e cila po mundohet të krijojë një imazh paqësor, si pjesë e kësaj bote të lirë, por Evropa si një familje, në njërën anë po na mbanë peng, duke kufizuar levizjen e njerëzve tanë, dhe në anën tjetër sikur krijohet përshtypja se ajo mund të bëjë ç’të dojë me Kosovën.

Por, për fat të mirë, Kosova e ka në krah Amerikën dhe aleatët e saj,  që nënkupton se Kosova duhet të mberrijë te zotërimi i vetëvetës dhe në anën tjetër, duke mbetur në marrëdhënie të mira miqësore me SHBA-të, dhe pjesën tjetër të Evropës, në veqanti me Gjermaninë, duke mbetur besnik imazhit të tyre. Në fakt kështu duhej të ndodh, por kuptimi i thellë miqësor me SHBA-të, e meriton një interpretim tjetër, i cili supozohet më saktë dhe më ndryshe, jo sikur presidenti i vendit H.Thaçi, letren e presidentit të SHBA-ve, z. Trump, do e merrte, jo si porosi, por si letër private…

Presidenti i Kosovës, duhej që këtë letër ta sqaronte dhe ta përpunonte me qeverinë e vendit, në mënyrë që të nxjerrët një platformë e përbashkët në bazë të këtij dokumenti, por kurrsesi të merrej si një dokument për të vertetuar se krijimi i miqësisë së tij me presidentit Trump, do bëhëj i pavarur, apo ky njeri e ka kuptuar dhe shprehur natyrën e tij përmes një emri të veçantë… Dihet se për çështjen e Kosovës, lëmshi i pështjellimëve nga ana e Serbisë, gjindet në Bruksel, por fija e zgjidhjes, me siguri do i gjindet nga Vashingtoni.

Planin që flitet, se e gatuajnë dhe pregadisin fshehtas presidenti i Serbisë, A.Vuçiq dhe presidenti i Kosovës H.Thaçi, për të korigjuar kofinjt e Kosovës, do ishte një mrekulli, por e rrezikshme, edhe pse inicuesit e këtij projekti do ti shpëblente zonja Mogherini, apo dikush tjetër, me ç’rast, përveq se do të përsëritet një tragjikë fatale në mes serbëve dhe shqiptarëve, do të rrezikohej edhe fati i popullit të tërë rajonit në Ballkanin perëndimor.

Në këto rrethana, themelet e shtetit të Kosovës mund të zhbëhën, sidomos me  shdërrimin e teritoreve të saj, kur Kosova do të hynte në këtë kapitull,  mund të ketë edhe pikëpyetjen e ekzistencës së shtetit të vet. Atëherë, çfarë janë këto përpjekje të presidentëve, ku graviteti i tyre politik vihet në veprime të rrezikshme, duke u bazuar në heroizma të rremë dhe guximin e verbër që mund ta bëjnë për popullin dhe vendet e tyre.

Serbia është nëna e krimëve në Ballkanin perëndimor, e cila fare ka ndryshuar nga e kaluara e saj millosheviqiane, posaqërisht ndaj Kosovës dhe ditë përditë po ballafaqohet me protesta popullore në vendin e vet, kundër pushtetit që e ka në dispozicion. Dhe Kosova edhe pse nuk është e fuqishme kundër saj, kjo i ka argumentet dhe dëshmitë e gjenocidit dhe krimëve të luftës, që ta akuzojë në Gjykatat ndërkombëtare dhe të mos e toleroj të ndërhyjë në çështjet  e shtetit të Kosovës.

Dhe lind pyetja, kush ia ngre veshin presidentit, kur merr të tilla vendime në marrëveshje me Serbinë, pa miratimin e gjithëpërfshirjes dhe strukturave politike të Kosovës? Nëse duhet të afrohemi me njëri-tjetrin, gjinden mundësitë, por nëse duhet të veprojmë dhe të tregojmë madhështinë tonë për interesa vetanake dhe klanore, duke abuzuar me gjakun dhe idealin e atyre që na dhanë lirinë dhe demokracinë, atëherë, duhet ta pyesim vetën, a e meritojmë të jemi në krye të vendit dhe udhëheqës të Institucioneve të këtij populli dhe këtij vendi.

Prej gjithë kësaj në fund duhet të lindë mënyra dhe forma e qeverisjes së mirëfilltë, tek e cila, jo vetëm fuqia e brendshme dhe e jashtme që ushtrohet mbi pushtetin, por fuqia e ligjit dhe Kushtetuta ligjore, të garantojnë dhe bartin përgjegjësinë e qeverisjes, që do ta dallonte të vërtetën nga gënjeshtra, qëllimin e  madhështisë dhe tradhëtisë, duke mos harruar kriteret dhe mundin e luftës së UçK-së, në hapësirën ku ky popull i sotëm ishte në pikpyetje nga okupatori serb, jetë apo vdekje, ku mund të jetonte apo të vdiste, ndërsa sot në liri dhe demokraci, përsëri në pikpyetje, ku mund të jetojë në paqë e dinjitet, apo në përbuzje nga pushtetarët e vet.

Por, në këtë rast, kush ia ngre veshin presidentit Hashim Thaçi, mbetët pikëpyetje, sepse në Kosovë ekziston Kushtetuta dhe ligjet, por të gjitha këto elemente ligjore janë pronë e tij dhe pushtetit që ky njeri i zotëron në shtetin e Kosovës. Atëherë, çka mbetët tjetër të thuhet, vetëm të pyetët se, kush ia ngreh veshin jo presidentit, por kush ia ngreh veshin shtetit dhe pushtetit, këtë pyetje të gjithë e dimë, por nuk e dimë se çka mundemi të bëjmë, vetëm mbajmë shpresë se shpresa nuk do vdes, se një ditë do të marrin çmimin e merituar të gjitha veprimet e mira dhe ato të këqija dhe ky popull të lirohet njëherë e përgjithmonë nga vuajtjet e veta.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fahri Xharra: Si lindi latinishtja ? A ishte latinishtje gjuhë e shpifur? Ramiz Bojaj: Të ndalet plani 'fashist' serbo-rus për ndarjen e Kosovës! Vildan Sharra: Fjalë t’Skënderbeut, Shqiptarëve Adil Fetahu: 'Duhet ta pranojmë se Shqipëria e madhe do formohet' Fahri Xharra: Si e shpjegonte prifti katolik francez Jean- Claud Faveyrial historinë shqiptare? Skënder Kapiti: 'Lëvizja për Universitetin' duhet të marrë përgjegjësinë politike kombëtare Ndue Dedaj: Abati i ri i Mirditës Gjekë Gjonaj: Themelimi i Komunes se Mevetesishme te Tuzit, suksesi i vetem i shqiptareve ne Malin e Zi ne vitin 2018 Brahim Avdyli: Gjurmët e gjakut Florim Zeqa: Fundi i iluzioneve, fillimi i një shprese të re! Fahri Xharra: Ja pse Oliver j. Schmitti duhet të largohet nga Akademia e Kosovës Dedë Preqi: Pelegrinët serbë në Gjakovë (kinse) si shërbëtorë fetarë Fritz Radovani: Dita e Ujit të Bekuem Nue Oroshi: Shqiptarët e Amerikës e filluan të parët aksionin për përkrahje financiare për monumentin e Gjergj Kastriotit Skënder Jashari: Deradikalizimi i terroristëve islamik të Serbisë, në Kosovë! Florim Zeqa: Politikanët e tërbuar pas pushtetit e rrezikuan të ardhmen e shtetit! Skënder Kapiti: Njëzet vjet Radio Kosova e Lirë Nue Oroshi: Kumti i dheut, përpjekjet e arbdheut dhe mos heshtja pranë sfidave kombëtare Kadri Tarelli: Nga Suedia vjen Sokoli, Tirana miqtë i mblodhi Skënder Kapiti: Në Shqipëri, komunistët janë sundimtarët edhe në demokraci

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora