E premte, 26.04.2024, 05:34 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Një 'këshillë' për 'Lëvizjen Për Universitetin'

E premte, 21.12.2018, 08:00 PM


NJË “KËSHILLË” PËR “LËVIZJEN PËR UNIVERSITETIN”

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë po shkruaj për të tretën për Lëvizjen tuaj, “Për Lëvizjen Për Universitetin”. Në shkrimin e parë iu drejtova shqiptarëve për ta mbështetur protestën tuaj si protestë kombëtare; në të dytën për t’u mbështetur juve si levizje antipolitikë kundër elitës politike të tranzicionit.

Por, edhe me këtë të sotmen po Ju drejtohem Lëvizjes suaj , që tani duhet të dilni e të vazhdoni të protestoni jo vetëm për kërkesat tuaja më se të drejta, por duhet që t’i shtoni ato dhe të mbroni  edhe  kërkesat e drejta të qytetarëve të Shqipërisë, të prindërve tuaj dhe të familjeve shqiptare të cilëve iu vu taksa e Rrugës së Kombit, edhe të mbroni kërkesat e minatorëve, të naftëtarëve, të rrogave e pensioneve të ulta dhe të çmimeve të larta të ushqimeve, të ujit e të karburanteve; ne mbrojtje edhe të atyre që po u shëmben shtëpitë , si dhe më kryesore Ju edhe të protestonit më herët për VETTING-un dhe tani duhet ta përkrahni zbatimin e tij.

Ju duhet t’i bëni kauza tuaja edhe të gjitha problematikat e shumta që ka shoqëria shqiptare, pjesa më vitale e së cilës jeni Ju.

Ju duhet t’i akumuloni pakenaqesite publike e të protestoni edhe kundër skamjes dhe varfërisë në mbrojtje e përkrahje edhe të atyre të cilët e kanë problem mbijetesën; edhe kundër pasigurisë së asaj se Ju edhe kur të diplomoheni nuk keni të ardhme në Shqipëri por duhet të largoheni nga atdheu ashtu sikurse po bëjnë të diplomuarit para jush.

Të protestoni edhe kundër asaj se përse në Shqipëri prej 28 vitesh nuk ndërtohet shteti ligjor dhe as nuk është antarësuar në BE; dhe pse rinia shqiptare është e para në botë e cila kërkon të largohet nga atdheu, pra të protestoni kundër  papërgjegjshmërisë  së politikës  prej së cilës mbi  60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Pra, përderisa Ju i kërkoni mbështetjë popullit dhe qytetarëve që të mblidhen bashkë me Ju në mbështetje të kërkesave  tuaja atëhere Ju merrni mbi supe misionin tuaj gjithpërfshirës atë jo vetëm “Për Universitetin” por “Për Universalitetin”, pra për interesat gjithpërfshirëse të shoqërisë shqiptare.

Ju deri tani deklaroheni se kërkesat tuaja nuk janë politike, por si mund të mos jenë politike kur Ju kundërshtoni dhe ia kërkoni zgjidhjen dhe pranimin e tyre politikës qeverisëse.

Ju keni shumë të drejtë kur deklaroheni se nuk jeni kundër qeverisë pasi nuk keni se cilës politikë t‘i besoni.

Pra, Ju nuk i besoni asnje partie politike , ashtu sikurse nuk besojnë më te ato as shumica shqiptarëve, dhe me të drejtë  edhe nuk i pranoni ato në Lëvizjen Tuaj, pra Ju me të drejtë kështu po refuzoni gjithë këtë elitë politike të këtyre viteve të tranzicionit , atëhere unë po Ju drejtohem  që: Lëvizja Juaj ,prej saj të dalë një Lëvizje e re politike që të marrë përsipër sfidimin dhe ndëshkimin e kësaj elite politike jo vetëm antiintelektuale e kunderuniversitare,  por kjo elitë politike është edhe antipublike pasi  prej saj shqiptarëve u kanë ardhur vetëm padrejtësi , vuajtje, mjerim , papunësi  dhe eksod, mashtrime e genjeshtra.

Populli pu Ju ndjek me respekt dhe me admirim duke shpresuar që Ju të merrni mbi supe kauzën kombëtare: ndëshkimin e këtij establishmenti politik, dëbimin nga pushteti të kësaj elite politike, gjë të cilën votuesi shqiptar me siguri do t’ua besonte Juve me votë të lirë nëse Ju e merrni përsiper politikisht si Lëvizje apo si parti politike, pra nëse Ju angazhoheni si Lëvizje apo forcë politike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora