E marte, 19.03.2024, 08:50 AM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Thank You USA, mburoja dhe garancia për Kosovën!

E shtune, 15.12.2018, 10:02 AM


Thank You USA, mburoja dhe garancia për Kosovën!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë falenderim për SHBA-në nuk e bëj vetëm unë por të gjithë shqiptarët , për faktin e rolit të jashtzakonshëm dhe vendimtar që kanë luajtuar dhe luajnë SHBA-të në mbështetje të të drejtave kombëtare, të lirisë,të pavarësisë,të shtetndërtimit të shtetit modern dhe për integrimi si të Shqipërisë edhe të Kosovës.

SHBA-kanë meritën kryesore historike për Çlirimin dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe në vazhdimësi edhe për njohjet ndërkombëtare  të Shtetit të Kosovës; të mbrojtjes që SHBA i bën Kosovës në OKB, në NATO  dhe në mbështetjen që i bën SHBA Kosovës për antarësimin e saj në të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Ishin SHBA-të të parat ato që e njohën, ishin ato të cilat e ndërkombëtarizuan dhe e mbështetën UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgimtare e së cilës është Ushtria e Shtetit të sotëm të Kosovës.

Ishin SHBA-të ato të cilat i detyruan shtetet më të fuqishmne të Europës, pikërisht ato prej të cilave një shekull më parë i shkaktuan tragjetinë shqiptarëve, coptimin e trojeve të tyre, dhe pra SHBA-të i detyruan ato  që të mblidhen në Konferencën ndërkombëtare për :

Çështjen kombëtare shqiptare, për Kosovën, ku aty për herë të parë në historinë e shqiptarëve u mbajt një konferencë ndërkombëtare për shqiptarët dhe po për herë të parë ku aty ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve.

Por edhe tani, kur Kosova ka tashmë Ushtrinë e saj, janë po SHBA-të faktori kryesor i cili paravendosi edhe krijimin e Ushtrisë, të Forcave të Armatosura të Kosovës, përkundër edhe pa marrë parasysh se a e dëshironin një gjë të tillë apo jo edhe shumë shtete të vetë BE-së.

Pra, edhe tani, edhe sot,  janë po SHBA –të, ato, të cilat mbështetën edhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Shtetit të Kosovës, dhe janë po SHBA ato të cilat do bëjnë edhe furnizimin e pajisjen, modernizimin dhe përgatitjen me standartet me moderne të kësaj ushtrie.

Pra, shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës SHBA-ve , këtij aleati strategjik dhe jetik të shqiptarëve se pa ndihmen dhe pa rolin e tyre nuk mund të parashikohej se si mund të kishte shkuar rrjedha historike e shqiptarëve, pasi shqiptarët kanë qenë gjithnjë të vetëm në pëballje me armiqtë dhe me genocidion serbo-sllavo- grek të cilët kanë pasur edhe mbështetjen jo vetëm të Rusisë por edhe të Europës.

Për shqiptarët është fat i madh historik formimi dhe ekzistenca e SHBA-ve.

Janë po SHBA-të ato të cilat pomovojnë dhe kontribuojnë aq shumë edhe për Drejtësinë shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë, në luftën kundë krimit dhe korrupsionit, për ndërtimin e shtetit modern me standarte demokratike, ata janë mbështetësit kryesorë strategjik edhe për integrimin e dy shteteve shqiptare për në BE.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora