E premte, 26.04.2024, 07:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Sejdo Harka: Ismail Kadare dhe 'grindja' e tij me sunduesit

E marte, 11.12.2018, 10:02 PM


Ismail Kadare dhe ”grindja” e tij me sunduesit

Nga Sejdo Harka

1

Shkak për keto shënime të shkurtëra,  për një çështje të madhe,  siç është roporti  mes  sunduesit dhe shkrimtarit,  u bë shfletimi i librit  më të ri të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare ”Kur sunduesit grinden”,  i cili u shfaq për herë të parë në panirin e librit të ri të vitit 2018. Ky libër,  nga vetë problematika që trajton dhe titulli,  sa provokues,  aq dhe misterjoz,  në shtypin tonë të ditëve të fundit,  ka nxitur shumë debate e diskutime,  të cilët nga mënyra e këndvështrimit  të përbmajtjes,  i  ndan  debatuesit në pro dhe  kundr autorit. Synimi im në këto shënime nuk është të shpreh mendimet e mija  vetëm për përplasjet e Kadaresë me  kontestuesit e tij të djeshëm  e të sotshëm,  por veçanrisht të pasqyroj shkurt disa nga momentet dhe arsyet e“grindjes “së   gjatë mes sundimtarit dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Dihet se grindja mes sundimtarëve dhe shpirtërtarëve(shkrimtarëve) kanë qenë një realitet i hidhur,  që ka ndodhur dhe do të ndodhë tërë jetën,  jo vetëm  në Shqipëri,  por dhe në vendet e tjera diktaturjale të botës. Ato kanë patur oshilacionet e tyre. Në situa të veçanta sunduesëve nuk u intereson të grindeën me shkrimtarët . Po ashtu,  edhe shkrimtarët,  kur shohin se sunduesit turfullojnë nga zemërimi,  ose heshtin,  ose  e mbulojnë fshikullimin  me”vellon “alegorike të artit të fjalës,  aq sa është e vështirë të kuptohet nga lexuesit e zakonshëm,  siç bënte dikur Mjeda,  Miigjeni,  Noli…me sundimtarët e kohës së tyre. Ismail Kadare,  në librin e tij të ri,  për të argumentuar arsyet e grindjeve të sundimtarëve me shkrimtarët,  në sistemet diktaturjale komuniste,  përdor dy telefonata enigmatike. Telefonata e parë është ajo e Stalinit(1930),  drjtuar Pasternakut,  të cilin e pyet se ç’mendonte për Mandelshtamin,  poetin që ishte arrestuar,  sepse kishte shkruar një poezi,  ku kritikonte  ashpër  sundimtarin,  ndërsa e dyta  është  një telefonatë e papritur që Enveri i kishte bërë Kadaresë,  për ta përgëzuar për një poemë që kishte botuar ato ditë në shtypin e ditës. Vënia e këtyre  dy telefonatave në një vijë paralele,   edhe këtë herë,  ka nxitur kundërshtinë e kontestuesëve të veprës së  Kadaresë,  me argumentin se ato telefonata  janë me brendi  krejt të ndryshme. Telefonata e Stalinit,  drejtuar Pasternakut është survejuese,  ndërsa telefonata e Enverit,  drejhtuar Kadaresë na qënkësh përkëdhelëse,  falenderuese. Por në të vërtetë,  sado të ndryshme  të jenë këto dy telefonata,  në thelb eto  i lidh  ankthi dhe frika,  që përçojë sundimtarët tek shkrimtarët. Ajo pyetje retorike,  tepër misterioze,  që mbante brenda “thikën me dy presa”,  përgjigjja e së cilës mbeti si brenga më e madhe për Pasternakun,  do të kthehej në  një makth i madh  edhe për shkrimtarin I. Kadare. Kur zvendës kryeredaktori  i  gazetës”Drita”i tha se me të donte të fliste Enveri,  mendjen ja përshkoi si një hell  i skuqur pyetja,   sa historike aq dhe drithëruese e Sialinit drejtuar Pasternakut: “Ç’mendoni për Mandelshtamin”?!Që për Kadarenë do të thoshte  :Ç’mendon për Poradecin,  për Paskon,  ose për Markon,  që sapo kishte dalë nga burgu,  ose për Agoillin,  Qirjazin,  Arapin. Ndoshta  më tej do të pyeste Ismailin se ç’mendonte për veten e tij. Para  kësaj pyetjeje drithëruese,  ai do ta vinte veten  në vëend të Pasternakut,  për të gjetur  përgjigjen e mundshme që ky i fundit  i pat dhënë pyetjes misterjoze të sundimtarit të egër,  Stalinit. -Ishte viti 1976,  i dyti vit,  që isha në të njëjtën listë si ai-shkruan I. Kadare në këtë libër. Është e vërtetë që sundimtarët tremben nga arti e letërsia. Prandaj në situata të veçanta bëjnë dhe lëshime  ndaj  shkrimtarëve të mëdhenj,  ashtu siç ka bërë për Nolin dhe Lazgushin,  si Mreti Zog,  ashyu dhe Enveri. Edhe pse  Zogu  ka patur një armiqësi të ashpër dhe të gjatë me Nolin,  në vitin 1960 ata filluan të mos e vinin re njeritjetrin. Të njëjtën gjë filloi të bënte edhe Enveri me  shkrimtarët e mëdhenj. Bëri një gjysëm pajtim me Nolin dhe la në harresë Poradecin. Përmes  mospërfilljes dhe thashethemeve,  se L. Poradeci paskësh qenë manjak dhe i krisur nga mendja,  e vrau atë përsëgjalli. Ndërsa  për ta ndarë letërsinë nga e vërteta,  i shkallmoi asaj “lëndën e parë të ndërtimit”  dhe në vend të personazhëve  artistikë të vërtetë,  futi heroin manekin  të të ashtuquajturit  realizëm socialist. Po kjo nuk do të thotë se këta lloj shkrimtarësh,  me natyrën  e tyre rrebele  dhe antikomformiste,  ishin të imunizuar  për gjithnjë  nga  përndjekja  dhe survejimet  tinzare të “ syqelqëve” të sundimtarëve.

2

Shkrimtari  Ismail Kadare,  me krijimtarinë e tij të gjerë dhe tepër cilësore,  ka merituar jo vetëm shumë  tituj,  çmime dhe nderime të mëdha si brenda dhe jashtë vendit,  por edhe epite të tilla të bukura  kuptimplote,  si”Ikona  e kulturës shqiptare”,  “Monarku i letrave shqipe”. . .  . Krijimtaria e tij shumëplanëshe,  me vlera universal,  ka kohë që flet  në shumë gjuhë të botës. Me brendinë e saj të papërsëritshme,  sa klasike aq dhe moderrne,  sa  reale aq dhe fantastike,  shpesh ka ngjallur debate e diskutime,  në të cilat krahas vlerësimeve të larta,  janë shfaqur dhe kundërshti e kontestime të shumta. Ai,  me personalitetin  e tij të padiskutueshëm,  është shfaqur para lexuesëve dhe bashkëkombasve të tij,  sa i ditur,  aq dhe i talentuar,  sa i zakonshëm,  aq dhe i jashtëzakonshëm,  sa i kuptueshëm aq dhe i pakuptueshëm,  sa i qetë aq dhe nervoz,  sa i vëmendshëm,  aq dhe i ndiferent,  sa i përmbajtur,  aq dhe i guximshëm. Ismail Kadare,  ky shpirt i lirë i poezisë moderrne,  nuk mund të heshtte mes skllavërisë konformiste  që impononte sundimtari. Prandaj akullin e poezisë  së përgjumur të kohës filloi ta thyejë që në hapat e para të krijimtarisë së tij,  me vargje të tilla të guximshme:”Pa formë është qielli/si tru idjoti”… . Ndërsa për të shprehur  idenë e lirisë krijuese të poetit,  shkruan vargje të tilla alegorike:”Mos m’i  mbyll kurrë portat,  /o moj botë e madhe”!  Vargje të tillë janë bërë shkak    Kadare të “grindet “me  sunduesin. Të parët që e nisin këtë “grindje” të ethshme  me poetin,  ishin  konformistët,   egoistëtë dhe  servilët e sundimit,   të cilët,  për t’u treguar se janë  besniket më të zellshëm të sistemit,  filluan ta quanin heretik,  modernist…Ismail Kadare,  siç duket,  që në moshë  tepër të re,  kur shkruant e romanin e parë “Qyteti pa reklama”,  i cili në atë kohë nuk e pa  kurrë dritën e botimit,  e kish kuptuar,  se ky vend,  që ecte si i marrë,   me këmbë të përgjakura nga mungesa e lirisë dhe stërmundimi,  për fat të keq përshkruhej si parajsë. Kur ai guxoi,  që nëpërmjet magjisë së fjalës,  të zbulojë dritëhijet e atij realiteti të hidhur, sudusi dhe shërbetorët e tij  të zellshëm,   Kadarenë  e quajtën  provokator,  ndërsa romanin e tij  antikomunist,  sepse realitetin  shqiptar të asaj kohe e pasqyronte   me ngjyra të errëta. Kjo kritikë e ashpër cinike,  e vuri Kadarenë përballë dilemës:Ose t’i nënshtrohej realitetit,  ose të hiqte dorë nga letërsia. Faktet tregojnë se ai nuk u dorëzua kurrë. Për të bërë letërsi të vërtetë,  ai  zgjodhi  mesin e artë . Të mos provokonte drejtpërdrejt sunduesin,  por  të fshikullonte sadopak diktaturën,  përmes kuptimit alegorik të fjalës   . Për të bërë letërsi  të vërtetë në këtë vend  anormal,  atij iu desh të paguante një kosto    dyfishtë. Herë përmes sjelljes koreke dhe herë  përmes heshtjes përballë turfullimit të “kokëprerësve” dhe zhurmës së kritizerëve e kontestuesëve  të veprës së tij. Këtë sjellje të  Kadaresë  me  sundimtarët,  në ato kushte të  rënda përndjekjeje dhe suverjimi,  kontestuesit e sotshëm të tij do ta quajnë”kompromis me regjimin e djeshëm diktaturjal”,  duke e akuzuar atë si të përkëdhelurin e  atij regjimi. Si duket,  pë ta,  më mirë do  të ishte të luftonte “me shpatë në dorë“kundër sundimtarit dhe të kishte patur fatin e” kokëprerëve ‘,  sesa të luftonte për të shkruar një letërsi të vërtetë me vlera  gjithëkohore. I. Kadare, para martirizimit të jetës dhe veprës së tij,  zgjodhi kompromisin e vogël,  për një çështje të madhe. Dhe ëndrra e tij e madhe ka qënë : Të bënte një letërsi të vërtetë,  sikur ai regjim të mos ekzistonte fare. Ai e  urrente heshtjen,  por për ta thyer atë nuk zgjodhi rrugën e ashpër,  por rrugën  e letërsisë  alegorike. Kadaresë,  ashtu  si dhe disa shkrimtarëve tanë të tjerë,  i ra fati të bënte letërsi normale në një vend anormal. I vetmi “faj “i tij ishte që nuk u “kacafyt’ me sunduesin për t’u martirizuar.

3    Ismail Kadare dhe”Pashallarët e kuq”

Sistemin diktaturjal  dhe kryesundimtarin,  alegorisht e ka stigmatizuar në disa nga veprat e tij më të mira. Më i dukshëm ky fshikullim alegorik shfaqet në poemën “Pashallarët e kuq”. Ndoshta nga vlerat artistike kjo poemë  nuk mund të renditet në krijimet më të mira të poezisë së tij,  por në brendinë e saj,  sot,  edhe një lexues i zakonshëm zbulon thelbin gjakësor të atij regjimi diktaturial. Vargjet llastuese për Enverin shpjegaohen me rrethanat në të cilat  ndodhej Shqipëria në ato vite. Në regjime të tilla,  shkrimtari,  për t’i shpëtuar përndjekjes dhe persekutimit,  kur kërkon  të pasqyrojë të vërtetën,  është i detyrruar të paguajë një taksë. Çdo letërsi e shkruar në kushte të tilla,  do të reflektojë edhe vulën e dvojnikut(shpirtit binjak)majakovskian. Kontestuesit e veprës së Kadaresë kanë arritur deri atje sa të thonë se Shqipëria  e asaj kohe paskësh pasur dy diktatorë,  Enver Hoxhën dhe Ismail Kadarenë,  madje ky i fundit  na  paskësh qënë më  i keqi. Objekt sulmi ndaj kësaj poezie  ka qënë dhe vetë titulli,  tepër alegorik”Pashallërët  e kuq”. Në të vërtetë,  ky togfjalësh figurativ,  siç sqaron dhe vetë Kadare,  është tërësisht perëndimor. Me të është sulmuar  komunizmi dhe sundimtarët e tij. Përmes këtij togfjalëshi  karakterizues alegorik,  I. Kadare fshikullon  atë sistem burokratik,  që për pushtet “ka lyer duart me gjak” . -Kushdo që e njohu atë sistem- thekson Kadare- e kupton se shkrimtari,  për të botuar nje vepër të tillë,  do ta shoqëronte me një justifikim. Prandaj ai për të fshehur alegorinë ndaj sundimtarit,  paguan një taksë,  që në këtë rast janë vargjet për Enverin,  të cilat në fakt janë një lëshim i vogël,  për të fshehur një goditje të madhe. Të deklarosh,  qoftë dhe alegorikisht,  se ky regjim i ka duart të lyera me gjak,  është më shumë se guxim i çartur. Mesazhi i protestës ndaj sundimtarëve të kohës shprehet edhe në vargje të tilla alegorike:”Shtetet s’prishen nga çatitë”,  ”Çdo gjë e bukur ishte një gënjeshtër”. Burokratët e asaj elite i quan “tuafë të kobshëm’”,  ”minj arash”,  që nga themelet kërkojë të fshijnë  shpejt gjakun dhe sakrificën e luftëtarëve të vërtetë të lirisë. Pashallarët e kuq janë”bejlerë me teser partie”,  ”bosë gjakatarë”,  që “atje në gjunjë ulur/lajnë e shpërlajnë gjakun pa pushim “. Janë ata që”ditën busëqeshin në tribuna e mitingje”,  ndërsa natën”zbresin në themelet e Rozafatit për të shkallmuar atë që ndërtojnë ditën”Edhe pse I. Kadare ishte i bindur se “Kryepashai” nuk mund të mos e kuptonte “helmin e parfumosur alegorik”,  ai guxoi ta ngrejë në art. . Vetë kryesundimtari nuk dihet si reagoi për brendinë e kësaj poeme,  por përmes “megafonëve” të  oborrit të tij,  do t’i thoshte poetit:Pa ndalu pak se nuk ma hedh dot mua! Ndërsa Kadare,  në këto momente të vështira,  i ndërgjegjshëm se ç’kishte bërë dhe  ç’e priste,  bëri autokritikë. Në shtypin e ditës,  edhe kohët e fundit,  kam lexuar të shkruhet se,  si rezultat i kësaj autokritike,  Kadarenë e shpëtoi Hysniu,  kur në fakt  dihet,  se nga Enveri,  mud ta shpëtonte vetëm Enveri.  Këtë të vërtetë,  I Kadare  e sqaron më mirë në librin e tij “Kur sunduesit grinden”. Në rastet kur sundimtari nuk donte t’i krijonte vetes problem,  ose bënte sikur nuk kuptonte,  ose i zbuste goditjet e panevojshme të shkrimtarëve me emër,  si L. Poradeci,  P. Marko… . Ismail Kadare,  në të vërtetë,  s’e ka quajtur kurrë veten dissident,  por ai nuk mund të quhet as i përkëdheluri i atij regjimi,  siç duan ta quajnë kontestuesit e djeshëm dhe të sotshëm. Është paradoksale,  që ai që dje quhej provokator  e armik i sistemit dktaturial,  sot të quhet,  jo vetëm i përkëdhelur i regjimit,  por dhe sundimtar,  ndoshta më i egër se vetë kryesundimtari. Grindjen alegorike me sundimtarët I. Kadare e  e ka vazhduar  edhe nëpërmjet veprave të shkruara më von,  si  romanet “Pallati i ëndrrave”,  ”Dimri  i vetmisë së madhe”,  ”Qorrfemani”,  Koncert në fund të dimrit”…Të shkrueje në atë kohë se në” pallatin e çuditshëm” alegorik të asaj kohe,  njerëzit që shihnin ëndrrat më të bukura, dënoheshin më shumë,  do të thotë që përmes një paralelizmi figurativ,  të kesh goditur mu në zemër atë sistem të egër suvejimi,  që mbyste edhe ëndrrën më të bukur të  njeriut,  siç ishte liria e fjalës dhe mendimit. Megjithëatë,  edhe Kadare,  ashtu  si dhe shumë  shkrimtarë  të tjerë të mëdhenj të vendit e të botës,  që kanë jetuar dhe shkruar në sisteme të tilla diktaturjale,  nuk i ka shpëtuar dot plotësisht “dvajnikut “(shpirtit binjak)majakovskian. Censurës dhe vetëcensurës,  nuk mundi t;i shpëtonte dot plotësisht  as  ky shpirt i lirë dhe rrebel i letërsisë shqipe,  gjë që reflektohet në brendinë e disa veprave të tij si romani “Dasma”. . Por një gjë është e vërtetë. Lëshimet që i bën ai regjimit dhe sundimtarit  diktaturial,  janë thërmija,  në krahasim me veprën e madhe e të lirë,  që ai i lë letërsisë  shqipe moderrne.  Të çirresh sot për të qortuar  shkrimtarin e madh Kadare,  se ai lufton për ta shpallur veten disident,  që të fitojë çmimin “Nobel”,  është më tepër se ligësi. Askush nuk mund ta kuptojë se ç’të keqe do të kishte Shqipëria,  nëse një Gjeni i letrave shqipe si Ismail Kadare,  do të merte  çimin e lartë “Nobël”,  me të cilin do të nderonte,  jo vetëm veten,  por dhe gjithë kulturën dhe kombin shqiptar!?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora