E premte, 26.04.2024, 01:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Përçajnë për të sunduar

E shtune, 08.12.2018, 11:22 AM


PËRÇAJNË PËR TË SUNDUAR

(Prozë poetike)

Nga Gjon Markokaj

Është thënë..., e vazhdojmë të themi:

Rrënjet e përçarjes i kemi të mbjellura, nga të huajt...,

Ata, vepruan,me djallëzi: “Përçajë e sundo”

Ajo ishte, metoda e tyre: zgjedha shekullore që rëndoj mbi ne shqiptarët...!

Kjo e keqe na është ngjit, si rriqna…, dhe po na vazhdon  të na brenë e s’ po na hiqen qafet, -- sot më keq …,se dje, nga ata të huajt…!?

Kjo e keqe vazhdon, nga Monizmi, ish “DIKTATURA E DJEHIT”, e po vazhdon edhe nga partit e sotme, në pushtet.Të “Majtë e të Djathtë”; kan formuar, në mes nji hendek që po i “rrënon” të dy palët.

Votat janë për ata, që punojnë. Ato s’ blihen, asë nuk duhet t’ shiten... ! “Shitja e blerja e votës”; është nji nga “të këqijat e mëdha” që i kanoset popullit tim.

Nese zbatohet ligji, shitblerjen e votës e ndalon !

Përçarja armiqësore që  futi politika “sllavo – serbe”

që nga “Mbledhja e Mukjes” e në vazhdim...,është

“PËRÇARJE KOMBËTARE”

-- Ajo -- “Perçarje kombëtare” vazhdon edhe sot…  !?

Partizan Çlirimtar – dhe Nacionalista - (ballista trathtarë).

-- Edhe sot, s’ po e gjëjmë: “pajtim kombëtar” … !?

S’ dime ku jemi me historinë tone ?

-- Dy Data Çlirimi  -- që s’ janë.

-- Dy lloj DESHMORËSH – që s’ janë... !?

-- Datë çlirimi, ka vetëm “NJI”

-- DESHMOR të AT’DHEUT, ka vetëm “NJI”

…!

Është mire historianët, të ulen rrafshit, si burrat motit; e me BESË E FE për FLAMUR E AT’DHE; t’ i përcaktojnë; e të mos bëhem përpara të tjerëve: “GAZI I DHEUT”

…!

Ishte diktati, “sllavo – serb”, ai që u sherbeu “pushtetarëve të djehit”, të sundojnë popullin e vetë; me nji diktaturë të pa parë; deri me pushkatimin e Fretërve; me trajtimin e vëllëzërvet  të vet; duke i quajtë: nacionalista, malokë pa shkollë, pa dije të cilët i burgosi dhe shumë nga ata, i pushkatoi, se admironin “Shqipërinë natyrale”; admironin Përëndimin etj. – etj.

Kjo e keqe po vazhdon edhe sotë; po e njëjta DKTATURË, për (t’mos thënë  më e keqe) ...,është “kjo e sotmja”; e cila po shkon edhe më tej, sot në DEMOKRACI; nga pushtetarët e vëndit tim...,

Edhe, këta të sodit, po i quajnë vëllezrit e vetë: malokë, shpellarë, zaptues, kafshë të “Kopshtit Gjeologjik” etj.-etj.

Thënë sa siper, pushtetarët e sodit; po vazhdojnë politiken e “djehit të përçarjes”.

Përçajnë të majtët, me të djathtët; dhe po shkon duke u thelluar dhe duke u krijuar “nji hëndek i pa kapërcyeshëm” që po na TMERRON çdo ditë e më shumë…!?

Thirret e përdoret: “gjysma kunder - gjysmes tjetër”; “partitë e mëdha”, kunder njëra – tjetrëse;  të Majtë e të Djathtë po na sjellin, një “diktaturë më t’ashpër se ajo e djehit”. Urrejtja, sot paraqitet: Jo si kundershtar politik; por si -- armiq të përbetuar.

Thua se nuk jemi shqipëtar, asë s’ jemi në DEMOKRACI. -- Kështu po na humbë DURIMI !

Me “ushqimin e përgojimin” e pushtetarëve, si është më keq; me fjalë “gjithë banalitet” dhe me shprehjet ofenduese:-- Protestuesve të Kuksit u thuhet; se janë të “Kopshtit Gjeoologjik” etj. – etj.

Protestuesve të “mbrojtjes së pronave dhe shtepive të tyre u thuhet: Barbarë, shpellarë, zaptues të Tiranës etj. – etj. Pasurimi i tyre me xhvatje e korrupsion ka arritë kulmin S’ doli nji nga pushtetaret e vëndit tim; të japin dorëheqje

...,e të thotë: Po japë dorëheqje që të vijnë nji tjetër; që kjo shqipëri të ecin më mire ! Jo, asë që bëhet fjalë; se u pëlqen posti, xhvatja e korropsioni, për tu pasuruar !

Fjala është ajo që të enthuziazmon, të sakaton, të vret, s’ të len “gjallë asë vdekë”. Urrejtja ndaj njerëzve të tu; minon zhvillimin DEMOKRATIK, dhe përçan shoqërinë...,

Pushtetarët e vëndit tim; ç’ bëjnë, kështu, ku donë me dalë...?

Drejtuesit e Politikës Shqiptare, po shfaqen “URREJTËS dhe GOJËNDYRË” ..., -- ndajë popullit t’ vet ...!?

Kjo po ndodhë sot; te ne SHQIPTARËT ...!

E, kjo...,është e pa pranueshme... !

Shoqëria shqiptare vazhdon një gjëndje:  “Grindjesh e urrejtjesh”, e cila është pjellë e “regjimit të djehit komunist”

Vetë politika po na përçan, kurë kërkohet; përveç “Bashkëjetesës fetare” dhe “Bashkëjetesë politike” !

...!

Kështu si po veprohet; më këto “dredhi të ndyra”,po troditet - themeli i Kombit Shqiptar.

Kjo sjell “PASOJA TRGJIKE”; për të sotmen dhe për të ardhmen tonë.

...!

Kështu si po veprojnë; “pushtetarët e sodit”, po kalojnë në“dhasal të ri të dhunës” dhe të diktaturës, si “ata të djehit” për t’ mos thënë edhe - më keq…!?

-- Shprehen si të donë e s’ pyetin fare për asnjë njeri të “shoqërisë civile” --  Ku po na çojnë ?

…!

Fjalët e këqija, të ulta, të pa ndershme dhe të turpshme që dalin sot nga “goja e politikanëve” e “kanë mbushë thesin”. -Janë të pa pranueshme !?

...!

A kanë përgjegjësi këta njerëz ndaj vetëvetës ... si përfaqësues të popullit...!? – Dihet nga të gjithë se po.

“Gjuha e pushtetarëve” në mardhëniet, me njëri – tjetrin dhe me shoqërinë, i ka kaluar kufitë njerëzorë !

...!

Nji shtet DEMOKRATIK; kërkon nji komunikim të kulturuar e nuk pranon, “fjalor banal OTOMAN”...!?

...!

Metoda e “dhunës dhe e ndëshkimit” të njerëzve që mëndojnë ndryshej: -- Nuk është njerëzore asë...,

-- DEMOKRATIKE.

Kombit tonë, s’ i bëjmë nderë; me inate, më përbuzje, me urrejtje, ndaj njëri – tjetrit; por e përçmojmë dhe e çojmë atë, “drejt katastrofës e humnerës së pa fund”…!?

Me këto sa sipër, po shkojmë drejt “pafundësisë”; kur vetë dy partitë tona, kryesore po shkatërrojnë mundësinë e nji Bahkëjetese Kombëtare.

Jemi të rrethuar nga armiqë agresiv që po na përçajnë, dhe mundohen të na përvetësojnë historinë, dinjitetin dhe të na cenojnë sovranitetin e vëndit e të Kombit Tonë. -- Atëherë -- pse veprohet kështu… !?

Vepron ndikimi i presionit të jashtem; me mbjelljen e metodës, më të keqe që është krijuar për të sunduar; në Shtetin tim -- “Përçajë e sundo” !

Të gjithë “gojëflliqurit”, që janë pa “gjak shqiptarie” që i bashkangjiten; mëndimit, “serbo – grek”, apo atijë “turko – arab”; me propoganden e tyre duke “shpifur e trilluar”,  me lloj – lloj  pseudonimesh e metaforash; ndaj popullit të vet, me qëllim, që t’ i shtypin e t’ i sundojnë më lehtë (metodë e diktat i huaj); -- si dje vazhdon edhe sot.

-- Ndryshimi është nji “diktaturë” edhe më e frikshme se po na vje në frymën e Demokracisë...!?

Kjo është nji “brazë hullie” e një “mbjellje të keqe”, të cilën po e përdorin; pushtetarët e vëndit tim; -- (thënë troç):

-- Po përçajnë; për të SUNDUE !

Ata mëndojnë se ndertojnë shtet, mbi “gjaqe e intriga”.

Kujtoni nji porosi të t’ Madhit LUIGJ GURAKUQIT; ku nëpërmes të tjerave theksonte:

“ Vëndi nuk ngrihet mbi gjaqe e intriga, por mbi ide dhe mbi ndijësi”

Ta varim vath’ në vesh e të ecim; me këtë porosi,

të GURAKUQIT … !

Ati  ynë në tokë, atbotë; GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU, na mësoi: -- “Bashkimi bën fuqinë”…,

Atëhere pse në veprojmë ndryshej ? ?

…!

PAJTIMI E BASHKIM KOMBËTAR

në kuadrin EUROPIAN  = e ARDHMJA JONË.

...!

Sot dy shtetet tona janë të lira: Të heqin barierat kufitare, të bashkëpunojnë, në luftën kunder krimit; e të unifikojnë ekonominë, arësimin, kulturën, historinë e shkëncën. etj.

Shekulli XXI, është shekulli i bashkimit sa më të shpejtë kombëtar.

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Dhjetor 2018-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora