E premte, 26.04.2024, 01:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Ajkune Peja: Pikë

E shtune, 08.12.2018, 10:09 AM


PIKË

2 Poezi nga  Ajkune Peja

Prap i vure

Pikat.

Janë katër

Dhe ti

Shkruan mbi to

Në mua.

Ato i zënë vendin

Emrit tim.

Katër shkronja

Janë.

Ti

I mbush me

Pika.

Pika per

Emrin tim.

Emër

I dhënë

Nga ti.

Si pike vese

Pikojnë në mua

Pikat tua

I ngjajnë

Emrit tim.

Të falur

Nga ti.

Dhe me pika

Shuaj etjen

E madhe.

Per ato

Shkronja

Që ti i heshtë

Dhe me to

Çfar zëvendson.

Ah, emri im

Në pika

Pika...

MBRËMJES

Ne u takuam

Atëherë kur pranvera

yte

Hodhi lulen e parë

Per ty.

Për mua

Kishin lulëzuar

Disa sosh.

Por, ne kombinuam

Bukur

Mengjes dhe

Mbrëmje.

Trëndafili lulëzonte

Shkundej andej e

këndej.

Dhe unë në prehër

timin

I mblodha fletët

Një nga një.

Më fal që ndalova

rritën tande.

Falemnderit që

mbrëmjes time

Kuptim i fale.

Ëndrrës më

përkunde

Stinve tua...

-Per ZemraShqiptare, nga Peja Dardane, dhjetor 2018-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora