Monday, 10.12.2018, 05:11 AM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Lekë Vatnikaj, një inspirues i ligjit dhe i vetëdijes për të qënë i dobishëm

Sunday, 02.12.2018, 12:54 PM


Lekë Vatnikaj, një inspirues i ligjit dhe i vetëdijes për të qënë i dobishëm

Nga Qazim SHEHU

Në Institut, pranë një kryqëzimi, ndodhte zyra e Lekë Vatnikës.Ai punon si noter.Shumë njerëz vijnë tek ai, dëgjojnë dhe marrin konsulencat juridike.Dhe Leka i mirëpret me qetësinë dhe profesionalizmin e tij.Por ai nuk është vetëm një noter.

Emrin e tij e kemi lexuar në gazetën “Tropoja”, ku ai është një kontribues për rrugën e re të Curraj të Epërm.

Pra, edhe sipas fjalëve të gazetarit të mirënjohur Agron Prebibaj, ai është edhe një njeri që nuk e harron vendlindjen dhe me mundësitë e veta kontribuon për të.

Gjithnjë prapa një njeriu qëndron një histori, qëndron një begraund i caktuar, dhe duke u interesuar më tej për këtë, mësuam se aktiviteti i tij nuk është i sotëm, përkundrazi vjen që nga vite të shkuara kur e shohim atë si veprimtar  i idealeve demokratike me Partinë Demokristiane për të dhënë ndihmesën e vet të pakontestueshme.

Madje, edhe në një shkrim të tij të botuar në gazetën “Koha jonë”, këtu e vite të shkuara, me titull ”Historiku i Partisë Demokristiane” mësojmë mbi njohuritë e tij  që synojnë përvijimin e luftës për liri të prelatëve të fesë katolike po edhe të shumë mendimtarëve; gjë e cila shpjegon njohuritë e tij në këtë fushë, por edhe guximin për të evidentuar vlera të demokristianëve në aspektin historik dhe për të shpluhurosur nga harresa e qëllimtë e triumfatorëve të idhujtarisë së kuqe, figura si Gaspër Thaçi, Patër Prendushi e Çun Sadiku, etj.

Gjithmonë për të kryer portretin e njeriu duhet të besosh mbi guximin qytetar të tij, mbi marrëdhëniet njerëzore. Duke spikatur në sa fusha të jetës, po sidomos në atë juridike, Lekë Vatnika arrin të krijojë portretin e qytetarit të sotëm të suksesshëm që e shikon ligjin në dobi për njeriun, si mundësi për ta kuptuar atë përmes interpretimit që i bën, po edhe si dhënie të drejte për aq sa përmbajnë kufijtë e tij.

Dhe biseda me të sërish nuk mund të rrijë pa dalë tek Curraj i Epërm, kjo krahinë e skajshme e Shqipërisë londineze, e cila mbeti sa e sa dekada e ilozoluar për shkak të një rruge.Rruga për në Curraj të Epërm u realizua vetëm në saj të kontributit të bijëve të kësaj krahine dhe njerëzit do shkojnë atje më lehtësisht.

Leka shton se kjo rrugë duhej bërë më përpara, Curraj i Epërm është një Eldorado shqiptare, një zonë e bekuar për bukuritë natyrore që i ka falur zoti, për ajrin e pastër dhe qiellin e kulluar, për majat e thepisura dhe luginat e bukura si djep ku u përkundën kreshnikët dhe u strehua jeta në sa e sa breza.Duke dëshmuar për vlerat njerëzore dhe traditat historike të kësaj zone, gjithkush që e njeh atë, jo vetëm përmes leximeve, po edhe në kontaktet e gjalla, arrin nga ana tjetër jo vetëm të kënaqësh këshërinë, po edhe të mendosh se sa krahina me bukuri të pashoqe mbeten “të izoluar”për shkak të mungesës së rrugëve.

Këto ide sillen dhe ndërkëmbehen me Lekën po edhe me gazetarin Agron Prebibaj, i cili në shkrimet e tij ka shpalosur  vlerat e kësaj krahine po edhe portrete të njerëzve të mirë e bujarë që banojnë atje, në Tiranë e kudo ku kanë mundur të gjejnë të ardhmen e tyre.

Leka shton se të jetuarit jo vetëm për vete, është kredo e qytetarit europian, një mësim që duhet të kapërcejë barrierat e egoizmit dhe të veçimit për t`u marrë vetëm me punët e tua, e ndërsa komunikimi ndërveprimi dhe partneriteti për çështje të përgjithshme dhe ndihma që mund të japësh janë cilësi të njeriut të sotëm europian.

Këto dy cilësi janë të dallueshme tek Leka:inspirimi nga ligji dhe nga puna për të dhënë ndihmesë në komunitet.

Natyrisht, gjërat nuk mund t`i ndash as t`i përziesh kktë drejtë me një nxitim që nuk i shkon atij që thellohet në vlerat njerëzore dhe merr frymëzim prej tyre.

Në këtë qëndrim të vëmendshëm duhet theksuar se vlerësimi për portretin e një juristi merr konotacione të mirëfillta, krahët e të cilave krijojnë  mundësitë për të fluturuar drejt ëndrrave njerëzore të prekshme kur bëhet fjalë si një njeri si Lekë Vatnika….



(Votes: 1)

Write Your Comment
Comment: