E enjte, 23.05.2019, 10:34 AM (GMT+1)

Komente

Jahja Lluka: Duke nderuar veprën e Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit, ne nderojmë vetëveten dhe atdheun

E marte, 27.11.2018, 08:37 PM


Duke nderuar veprën e Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit, ne nderojmë vetëveten dhe atdheun

“Porta  e  lartë  nuk  do    bëjë  asgjë  për  Shqipërinë, nën  presionin  e  Evropës ajo do të heqë dorë nga një pjesë e  Shqipërisë, le të mendojmë dhe punojmë për vete dhe  te  mos  ketë  ndryshim midis toskëve  dhe gegëve të jemi të gjithë  Shqiptarë dhe të formojmë një  Shqipëri të  Bashkuar.Ne  shpallim  Qeverinë  në vendin  tonë.”

Abdyl Frasheri, udheheqës i lartë i Qeverisë së Përkohëshme Shqiptare, Prizren 1978.

Nga Jahja Lluka

Në Nëntorin e lavdishëm, Prizrenit antik i’u ktheyen në bronz tre burrat e mëdhenjë të shqiptarisë. Përtej lashtësisë kjo tokë lindi figura gjigande të cilët me veprat e tyre hyjnore bënë të mundur vazhdimin e racës sonë deri në ditët e sotme.Të tillë ishin edhe Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi.

Shiu dhe temperaturat e ulëta nuk i ndaluan bashkëatdhetarët e shumtë nga të gjitha trojet tona për t’iu bashkuar ceremonisë së përurimit,të tri shtatoreve të liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Nën praninë e liderëve dhe përfaqësueseve politik nga Shqipëria,Maqedonia e Kosova, dhe Gardës Ceremoniale të FSK-së, i’u dha nderi këtyre tri personaliteteve të shquara të cilët nuk kursyen asgjë për Shqipërinë.

Të rrallë janë njerëzit  që kapërcejnë kohërat  për të ngelur të përjetshëm në historinë e njerëzimit.Edhe atëherë kur çdo rrethanë ishte jo e favorshme për ne, kur mbi këtë tokë u ndeshën perandoritë më të mëdha të kohërave, kur  toka shqiptare ishte arenë lufte mes dy civilizimeve atij lindor dhe perëndimor, kur qenies shqiptare  i kanosej rreziku me shuarje nga faqja e dheut, erdhën në pah figurat më pikante të cilët  me mençuri, maturi dhe luftën e tyre të shejtë në mbrojtje të atdheut arritën që të m’poshtin çdo perandor e perandori, çdo sulltan e çdo krajl, duke i kthyer  mbrapsht  andej kah shkretina, për ta ruajtur kështu  tokën e gjuhën e shejtë shqipe  dhe për t’i dhënë dritë kontinentit të lashtë të zhytyr  në errësirë tejshekullore.

Këtë vit shënuam 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në një manifestim madhështor ku ishin të pranishëm liderë dhe përfqesues nga të gjitha trojet tona shqiptare, poashtu bashkëatdhetarë të shumtë nga Amerika dhe Australia e largët; të cilët kishin ardhur për të nderuar besëlidhjen e shqiptarëve para më shumë se një shekulli.

Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i stërmbushur me njerëz të cilët me entuziazëm shprehnin respektin dhe admirimin për personalitetet e Lidhjes Shqiptare të cilët e ndryshuan historinë.

Nga gjithë kjo, për vite  Kompleksi  Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i zbrazët pa statujat e tre liderëve historik të saj.

Duke e ditur rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jam i lumtur që me iniciativën time, si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, mbështetjen e Qeverisë Haradinaj, Ministrit të MKRS-së- Kujtim Gashi, poashtu angazhimin e  Parim Kosovës –Drejtor i  Kompleksit  Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,kontributin e Lulzim Kabashit, bashkëpunimin me  Ehat Oreshka- Drejtor i Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit dhe punën brilante të skulptorëve Gëzim Muriqi dhe Agron Blakçori; arritëm që Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ta kompletojmë përmes statujave të këtyre tre personaliteteve gjigande Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Vetëm duke nderuar të shkuarën tonë, e cila është udhërrëfyese për të tashmen do mund të bëjmë hapa të sigurtë drejtë së ardhmes.

Këta tre burra dhe shumë të tjerë, hodhën themelet e para të krijimit të shtetit shqiptar,përmes angazhimit të tyre brezat pasardhës arritën ta përjetojnë lirinë e cila na kushtoi plotë gjashtë shekuj rresht robërie.

Andaj dhe sot sikurse këta burra të mëdhenjë, duhet që të kemi besë e unitet mes vete që t’i forcojmë shtetet tona dhe poashtu të kërkojmë realizimin e të drejtave natyrale për të gjithë shqiptarët të cilët kanë mbetur jashta nesh.

Duke besuar në kauzën tonë të drejtë dhe ëndrrën tonë për liri falenderoj të gjithë shqiptarët që pritën me entuziazëm përurimin e shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes Shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT