E diele, 28.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Presidenti Rugova nuk do vetëm lule te varri, por punët të vajnë për së mbari!

E hene, 19.11.2018, 07:59 PM


Presidenti Rugova nuk do vetëm lule te varri, por punët të vajnë për së mbari!

Nga Dedë Preqi

Sa herë që flasim për presidentin Rugova, nuk është fjala vetëm për vetëpërsonalitetin e tij, pasi një gjë e tillë mbetët e përjetshme, por më rëndësi është të nxjerrim në pah formën e projekteve të tij  historike si dhe strukturën e organizative brenda partisë, poashtu edhe brenda shtetit, të cilat janë të pa zavendësuseshme.

Proceset demokratike vazhduan edhe më tej edhe pas vdekjes së tij, por zhgënjimi u zbulua menjëherë, befasia dhe kundërshtia ishin në dukje si të tilla, në të vërtetë u zbulua prania e një zbrazëtie, që dominon akoma, nga përsonaliteti i vërtetë, bashkë me botën e vet të vlerave dhe të qëndrimëve të një burrështetasi të madh, që e njohi edhe bota.

Përsonaliteti i dr. Rugovës, ishte i thjeshtë dhe i pranueshëm, ai bëhët i dukshëm nga vullneti dhe respekti që kishte për popullin dhe vendin e vet, për të qenë unik në çfarë do forme të gatuar dhe të rregulluar, në liri, demokraci dhe me shtetin e pavarur.

Sëcila ngjarje lidhet me një përsonifikim dhe realizim, dhe në këtë rast do të thotë thjeshtë, të rrallë janë ata, që e thojnë të vërtetën përmes një betimi edhe pse i betuari është i vetëdijshëm se do të ndëshkohet penalisht. Edhe ata që në një farë mënyre iu betuan presidentit Rugova, se do të mbetën „rugovist” të vërtetë, pothuaj se 80% janë të falsifikuar nga vetë partia e tij.

Prandaj,  LDK, pa elementin e strukturës organizative „rugoviane”  nuk do arrihet një unitet i fuqishëm dhe i arritshëm për të realizuar qëndrimet e veta progresive, që parallogaritet se një „rugovizëm”  i tillë do të mbetët një ndër parimet më përfituese dhe promotore të vendit, që do realizonte qëllimet e gjithmbarshme si dhe kurorëzimin e çastëve më kulmore të zhvillimimëve të sotme politike dhe avansimet e nevojshme në arenën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Dhe Presidenti Rugova, në shenjë respekti e nderimi, nuk do vetëm lule te varri i tij, nëse punët në shtetin e Kosovës, nuk shkojnë për së mbari. Dhe nuk është e thënë se,  ata që nuk i dërgojnë lule te varri, nuk kanë respekt ndaj tij, sepse realiteti kuptohet ndryshe, të cilin  e di edhe bota, vetë ata që i përgaditën kurtha dhe atentate, sot derdhin lot krokodilli pranë varrit të tij.

Duhet ta themi hapur dhe qartë, se kjo situatë dhe gjendje politike në Kosovë, më shumë e rëndon se e avanson dhe prosperon qytetarin e vendit, kur i mungojnë kushtet elementare të jetës dhe mirëqenja e tij njerëzore. Dhe përmes kësaj gjendje, në mungesë të punës dhe kushteve, qytetarët nuk do të ndjehën kurrrë të bashkuar dhe të organizuar nga brenda, të cilët detyrohen të kërkojnë një rrugëdalje nga jashta.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Valon Jashari: Invazioni i shtetit serb ndaj asaj pak kulture shqiptare që ka mbetur në Preshevë Skënder Kapiti: Në Shqipëri duhet RI-VETTING- VETTING për VETTING-un Fritz Radovani: Don Simoni rrxoi murin ateist Murat Gecaj: Valltarja 'brilante' Xhevahire Gashi Skënder Jashari: Tentim-shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës Dedë Preqi: Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Jahja Lluka: 'Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë' Fritz Radovani: Dhunohet kisha e kleri katolik me armatime, burgojse, tortura, pushkatime, gjyqe fallco... Zymer Mehani: Kongresi i Manastirit - Faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar Faton Mehmeti: Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit Skënder Kapiti: Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare Florim Zeqa: Taksa për produktet serbe, marketing politik i Qeverisë! Ilmi Musliu: Kthimi që nuk ndodhi Xhylije Ibrahimi: Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare Nue Oroshi: Në Kosovë duhet të ndërtohet një koncept kombëtar kundër planeve të Serbisë Valon Jashari: Aorestia e diplomacisë së jashtme të Kosovës rrezikim i rrugës drejt BE-së Adil Fetahu: Kënga 'Vitin tjetër në Prizren' - thirrje për luftë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora