Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit
E merkure, 14.11.2018, 09:10 PM
Rast - përvjetori i Skenderbeut dhe i Kongresit të Alfabetit
Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit
Nga Reshat Nexhipi
Me siguri, për shkak të distancës pesëshekullore midis kohës të heroit tonë kombëtar dhe Alfabetit të Manastirit, lexuesëve, titulli, i këti shkrimi, do t iu duket absurd, por, nëse kanë durrim dhe e lexojnë me kujdes, gjer në fund, ma pret mendja, se do zhgënjehen me përshtypjen e parë. Ja pse. Osmanët, kur shkelë këtë vend, nuk gjetën pothuajse asgjë me vlerë, të krijuar nga stërgjyshët tanë, linkestët, duke filluar pra nga mbreti Bardhyl i para 2400 viteve, e këtej, sepse, sllavët e shekullit të gjashtë, siç shkruan edhe Prokopie Cezares, kishin zhdukur çdo gjë që gjetën përpara, përveç Heraklesë të linkestëve ilirë dhe të ndonjë manastiri me gurë të mëdhenj, që nuk mundën t'i zhdukin, prandaj dhe turqit, këtë vend, e quajtën dhe sot e kësaj dite, e quajnë Monastir, siç e quajmë edhe ne shqiptarët, kurse sllavët, për shkaqe që kuptohen, si shumë toponime të tjera të vjetra, edhe këtë qytet, e quajtën Bitolla, duke u bazuar në një emër të vjetër të këti vendi-Bitulia, por, duke mos ua prerë mendja se ky emër ka të bëjë me fjalën shqipe, i butë.
Por, t i kthehemi titullit të këti shkrimi, i cili, përveç distancës, lexuesëve do t iu duket i pakuptimtë edhe për shkak se në librat e gjertanishme të historisë, betejat e Skenderbeut kufizohen deri në Ohër, edhepse, Grigor Përliçev, kur flet për të, zë ngoe Prilepin, kënga Popullore sllave, i ka thurur këngën me titull ,,Skenderbeu dhe vajza e Manastirit,,, kurse Dr. Ilmi Veliu, një ndër ekspertët e biografisë të heroit tonë kombëtar, shkruan për prezencën e tij në anën e Demirhisarit, në veri të Manastirit. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesët, do thotë që këto, që, sapo thashë, nuk janë argumente që Skenderbeu të ketë qënë në Manastir, kurse në Prilep dhe Demirhisar, mund të ketë shkuar nga drejtime të tjera. Të shpresojmë se këtë dilemë do ta zgjedhin biografët e Skenderbeut.
Megjithatë, pa marrë parasysh, a ka qenë ose jo, një është, sipas meje, e sigurtë: ajo që kam vendosur në titull, ja pse. Sulltani, trimërinë e Skenderbeut, e kishte kuptuar gjatë qendrimit të tij disavjeçar në Edrene, prandaj dhe ishte i sigurtë që do ketë probleme me rezistencën e tij. Për të penguar këtë, solli në Manastir forca të mëdha ushtarake, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit. Për nevojat e kësaj ushtrie, u ngritën aty objekte madhështore, kazerma, qendra ekonomike, etj. duke u ndryshuar krejtësisht fizionomia ose pamja gjeografike e qytetit dhe duke u shëndruar nga një vend i shkretë, i panjohur, në qendër më kryesore ushtarake në Ballkan dhe më gjerë. Sikur mos ishte në pyetje Skenderbeu, në shenjestër të forcave osmane do të ishte ndonjë vend tjetër, kështu që, emri i këti qyteti, nuk do dëgjohej fare, sepse, nuk do shëndrohej dot në qendër ushtarake, as edhe në qendër fetare, për të cilën, do flas, në vijim.
Kur sulltani u bind se rezistencën shqiptare, të filluar dhe trashëguar nga Skenderbeu, nuk do ta përballojë dot me forcë, vendosi, këtë, ta realizojë përmes islamizimit të shqiptarëve, prandaj dhe, nuk ishte gjë e rastit që në Manastir u ngrit xhamia e parë në Ballkan, pastaj, gradualisht edhe 70 të tjera, kështu që, ky qytet, përveç si qendër ushtarake, u shëndrua edhe në qendër të rëndësishme fetare, kurse, si rrjedhim ose pasojë e kësaj edhe në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, duke u krijuar kushte të favorshme edhe për organizimin dhe mbajtjen e Kongresit të Alfabetit, ja pse: Manastiri, me një histori të tillë, me ekonomi të zhvilluar, u mundësoi
disa familjeve shqiptare të pasurohen dhe, një pjesë të pasurisë, ta shfrytëzojnë në favor të çështjes kombëtare, siç ishin familja e Gërmenjëve, në hotelin e të cilëve u mbajt Kongresi, dhe ajo e Qiriazëve, e përbërë nga 5 anëtarë, tre meshkuj dhe dy femra, kush më patriot se tjetri dhe e cila lojti rolin dominant për organizimin e
Kongresit të Alfabetit.
Në vend të përfundimit
Nga sa u tha më lart, mund të konkludohet, se fillimi i rrugës së Kongresit të Alfabetit, gjenezën e ka, veç tjerash, edhe te Skenderbeu, sepse një ngjarje e tillë mbarëkombëtare, nuk do ndodhte kurrë në Manastir, sikur ky qytet, mos ishte shëndruar në qendër ushtarake, pastaj në qendër fetare dhe në fund në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh. E theksova këtë të fundit, sepse, disa nga konsujt, sidomos ai i Austrisë, duke çmuar besën dhe trimërinë të shqiptarëve, virtyte këto, të trashëguara edhe nga Skenderbeu, vendosën lidhje të ngushta me patriotët
shqiptarë, gjë që shkonte në favor të çështjes tonë kombëtare, siç ishte edhe mbajtja e Kongresit të Alfabetit. Përndryshe, rreth çështjes të kësaj teme, në detaje kam shkruar disa herë, në shtypin e përditshëm, në shqip dhe maqedonisht, por, kësaj rradhe, u paraqita vetëm me qëllim që në mënyrë indirekte, pra, pa prezencën ime fizike, (për shkaqe objektive), të kyçem në manifestimin, lidhur me për 550 vjetorin e figurës numër një të kombit dhe të ngjarjes më madhështore shqiptare, nga e cila doli Alfabeti, ose siç preferoj të them: 36 ,,muzat,, e shenjta shqiptare, të cilat, njëqind e ca vjet me rradhë, me përkushtim, po u shërbejnë dhe përgjithmonë, do t iu shërbejnë tërë shqiptarëve të botës, kudo që janë dhe ku fati dhe valët e detit, do t i degdisin paskëtaj.