Friday, 16.11.2018, 03:29 AM (GMT)

Komente

Aurel Dasareti: Qurrashi i sëmurë mendsh copëton Kosovën

Sunday, 04.11.2018, 10:19 AM


Qurrashi i sëmurë mendsh copëton Kosovën

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au

Mos lejoni copëtimin e mëtejmë të Kosovës nga një president i rrejshëm me defekte të bashkëlindura të trurit. Nëse mbeteni pa atdhe do të mbeteni njëkohësish pa plëng e pa shtëpi, do të falimentoni tërësisht ekonomikisht dhe vdisni fizikisht. Ndalojeni sa nuk është aq vonë me planet e tij të fëlliqura! Ai është i çmendur, i paqytetëruar, i paburrëri dhe i paedukuar. Që të shpëtoje vetveten nga gjykata speciale, ia falën Kosovën e juaj Serbisë.

***

A jeni indiferent, apo është një çështje për të cilën ju nuk shqetësoheni për të marrë një vendim konkret dhe efikas kundër këtij burreci që ju shpien drejtë greminës?

Indiferenca është ndoshta sëmundja më serioze e shpirtit dhe shpesh kjo është gjendja shpirtërore që merr jetën e një shoqërie të shtypur.

***

Ti nuk duhet të tolerosh (durosh) aq shumë atë padrejtësi që nuk e prek veten tënde. Indiferenca jote do të të kthehet si bumerang, në çdo kohë. Indiferenca. Çfarë është në fjalë? Mund të interpretohet në disa mënyra. Ne kemi gjithçka, nga përtacia në materializëm të sëmurë dhe verbëri ndaj të tjerëve, nxitur nga një egoizëm më i madh se sa mund të imagjinohet.

Në shoqërinë e sotme materialiste (në Shqipëri, Kosovë, FYROM...) nuk duket se ne sakrifikojmë shumë mendime për ata bashkëkombës tanë, vëllezër dhe motra që nga varfëria ndihen shumë keq; ose për ata bërllok mafioz kryesor që e kanë shkaktuar këtë tragjedi.

Megjithatë, nuk mendoj se ka kaq shumë që e kuptojnë se çfarë po ndodh në botën tonë shqiptare. Unë dyshoj se shumica e shqiptarëve mendojnë dhe besojnë se kjo e zezë çka ndodhë rreth nesh (në shoqërinë dhe trojet tona) nuk na takon neve, prandaj nuk duhet të mërzitemi. Dhe se për çdo rast, do vjen Turqia, Serbia, Rusia, Bullgaria dhe Greqia të na “ndihmojnë” e shpëtojnë.

Ju duhet të brengoseni dhe t`ju djegë ndërgjegjja kur shihni bashkëkombësit e juaj që vuajnë! Dilni nga universi juaj kudo që të jeni, atje ku (sipas jush) dielli dhe pjesa tjetër e botës (shqiptare) janë asteroide të parëndësishme që gjithsesi do të përplasen me njëra tjetrën ose do të digjen shpejt ose vonë. Tregoni pak mëshirë ose konsideratë, bëni diçka për të tjerët, disa fjalë të mirëpritura mund të jenë gjithçka që nevojitet. Provoni se nuk jeni indiferentë.

Tokat tona kanë burime të mjaftueshme për gjithë popullsinë e vendit; për të jetuar një jetë të denjë me ushqim të mjaftueshëm dhe atë që i përket. Por, nuk është e mjaftueshme nëse një përqindje shumë e vogël prej nesh do të rrokulliset në luks çdo ditë, pa menduar për ata që nuk ndihen aq mirë apo që ndihen shumë keq.

Indiferenca është të kalosh pranë një lypësi në rrugë pa e sakrifikuar një shikim. Indiferenca është të shohësh një miqësi të shëndosh që prishet pa e luajtur një gisht. Indiferenca është të shohësh në TV bashkëkombës të juaj të goditur nga fatkeqësitë, dhe të jesh më i shqetësuar me atë se çfarë tesha duhet të veshësh ditën tjetër. Indiferenca është të vazhdosh me duhan-pirjen në shtëpi dhe objekte tjera, duke e ditur se pirja pasive e duhanit (nga person që nuk pi duhan) shkakton që mijëra të pafajshëm sëmuren dhe vdesin nga kanceri çdo vit. Indiferenca vdekjeprurëse është ta kalosh kot kohën duke luajtur domino në çajtore dhe duke u mahnitur nga bythët e mëdha e të palara të Kallashit, por të mos mërzitesh dhe reagosh konkretisht kundër atyre “politik-bërësve” kriminelë që ty të injorojnë tërësisht. Tradhtarë që ta kanë grabitur lirinë, mirëqenien dhe ardhmërinë tënde, dhe të pasardhëse tu të tashëm dhe ardhshëm. Indiferenca është të ulesh në shtëpi një ditë, dy ditë, një javë, një muaj, një vit, dhjetë vjet, gjithë jetën - pa bërë asgjë, pa jetuar. Indiferenca është një mëkat vdekjeprurës, ku ndëshkimi është hedhja në koshin e plehrave organike.

***

Kriminelët e korruptuar duhet shkarkuar dhe burgosur menjëherë, që të mos shohin më dritën e diellit, përndryshe do ta shesin, copëtojnë e shkatërrojnë tërësisht vendin dhe zhdukin kombin. Pronat e tyre nga tradhtia, krimi dhe pisllëqet tjera, sekuestruar. Ndërkohë,  politik-bërësit e paaftë të tërhiqen vullnetarisht. Le të merren me diçka tjetër, në përputhje me aftësitë e veta të kufizuara. Kafshët tjera, si lopët, qetë, kuajt e magjarët i respektojnë dhe shfrytëzojnë këto zakone natyrore të bashkëlindura.

***

Kuajt e një katundi ishin mbledhur për festivalin e garave tradicionale vjetore. Një gomar i hutuar kishte humbur rrugën dhe rastësisht u gjend në vendtubimin e garuesve. Edhe atij iu nda një numër rendor.

Hajde, hyni në vijën fillestare të startit, vrapimi fillon pas pak minutash, - urdhëroi arbitri i vrapimeve.

Më fal zoti arbitër, tërhiqem nga kjo garë. Kjo nuk është sporti im. Unë i shkreti nuk e dija se këtu vrapohet, mendova se do t`i matim kush e ka më të madh..., - u arsyetua gomari.



(Votes: 2 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Comment: