E marte, 31.03.2020, 07:07 AM (GMT+1)

Komente

Nue Oroshi: Kthimi i krimineleve në vendin e krimit gjithmonë sjellë reagimin e qytetarve

E marte, 30.10.2018, 08:11 PM


Kthimi i krimineleve në vendin e krimit gjithmonë sjellë reagimin e qytetarve

Nga Nue Oroshi

Kosovës ende nuk iu kanë mbyllur plagët e luftës. Ato plagë ende kullojnë gjakë dhe gjaku ujë nuk bëhet.Po e shohë se elita politike shqiptare si në kor po reagon me reagime shumë të papjekura politike duke e shikuar vetëm njërën anë të medalës pa e bërë analizën fare se pse në të vërtetë ndodhen raste të tilla. Historikisht dihet se në Istog dhe rrethinë gjithmonë serbët kanë kryer masakra të mëdha dhe kurrë nuk kanë kërkuar falje, prandaj çdo nxitim i kujdo politikani shqiptarë që reagon pa e bërë analizën e duhur vetëm kinse për të përfituar poena politike është dilentantizëm politikë dhe asgjë tjetër.Institucionet tona kur bëhen kërkesa për Pelegrinazhe të tilla ato nuk bënë që të lëshojnë kërkesa në bllok pa e marrë listën e emrave të vizitorve. Pikërisht këtu është reagimi qytetar shqiptarë. Sepse në mesin e ketyre dy autobusëve me pelegrinazh nga Serbia mund të kenë qenë shumica serbë lokalë që kane ikur nga Kosova dhe që kanë kryer Masakra kundër popullatës së pambrojtur shqiptare në Istog dhe rrethinë dhe ata nuk janë ufo por pasi që kanë jetuarë edhe me heret në Kosovë dikush i ka njohur se janë pikërisht ata kriminel që kanë vrarë dhe masakruar shqiptarë dhe çdo herë rikthimi i kriminelit në vendin e krimit sjellë reagimin spontan të qytetarëve.

Nuk është e quditshme se me i zëshmi në këtë reagim kishte qenë puntori i sherbimeve ruse në Qeverinë e Kosovës Behgjet Pacolli. Dhe ky puntorë i sherbimeve ruse në kohën e luftës derisa masakroheshin shqiptarët e pambrojtur ai e bënte kokrrën e qefit në Kremlin e Beograd, dhe sot si personi i dytë në Qeverinë e Kosovës del se na qenka trishtuar se dikush e paska gjuajtur ndonjë gurë drejtë dy autobusave pa u lenduar askush. Ky puntorë i sherbimeve sekrete ruse paska deklaruar: “Jam i tronditur për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë sot në Istog. Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. „Ky është sulm edhe ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe kërkojmë nga zbatuesit e ligjit që sulmuesit të sillen para drejtësisë”.

Nuk ka vlera Evropiane askund kundër atyre që kanë kryer krime dhe nuk janë denuar me burgim.Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë me vigjilente dhe të hapë sytë kur bëhën kërkesa të tilla dhe të kërkoj listen me emra apo me mirë të themi që pelegrinazhi t'iu mundësohet vetëm atyre serbeve të moshës 18 deri në moshën 32 vjeçare që në periudhen e luftës nuk kanë pasur mundësi të jenë të përzier në vrasje dhe krime të ndryshme.

Dhe derisa Serbia nuk kërkon falje për krimet në Kosovë, derisa Serbia nuk i kthen kufomat e të vrarëve shqiptarë,derisa Serbia nuk e njehë Pavarsinë e Kosovës dhe e vazhdon vijën politike të kriminelit Millosheviq reagimet spontane shqiptare duhet të shihen në suaza të normalës dhe jo të denohën.

A mundën drejtuesit e Institucioneve të Kosovës ta sigurojnë listën e pjesëmarrësve të këtyre pelegrinazheve dhe të garantojnë se në këta autobusa nuk ka qenë asnjë pjestarë serb që ka marrë pjesë në krime kundër shqiptarëve. Dhe nëse në mesin e tyre ka qenë ndonjë kriminelë serbë qe ka marrë pjesë në krime ndaj Istogasve është dashur të burgoset dhe jo të mbrohet me mbështetje qeveritare,të vrarët, të masakruarit dhe çdo viktimë shqiptare që është vrarë nga forcatë terroriste serbe në periudhën kohore 1912-1999 në Kosovë dhe trojet e tjera etnike shqiptare kërkon drejtësi.

Ndërkohë që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk duhet të nxitohet ne dhënjen e deklaratave por duhet t'i kërkoj përgjegjsi institucionale vartësit të tij në Qeveri Behgjet Pacolli, për moskryerjen e detyrës në mënyrë institucionale sepse është pikërisht ky puntorë i sherbimeve ruse që është instaluar në Qeverinë e Kosovës dhe kontrollon dy resore kryesore në këtë Qeveri siç është Ministria e Punëve të jashtme dhe Ministria e Puneve të mbrendshme.Ramush shkarkoje nga Qeveria puntorin e shërbimeve  ruse Behgjet Pacollin dhe vartësit e tij dhe jam i bindur se në Kosovë do të ketë shumë me pak problem të ketyre natyrave.Dhe derisa kriminelët serb nuk janë denuar për krimet e tyre në Kosovë reagimet e qytetarve do të jenë gjithmonë të drejta dhe të natyrshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT