Kulturë
Hasan Blakaj: Janë kishat tona
E premte, 26.10.2018, 08:00 PM
Hasan Blakaj
Janë kishat tona
Koreniku po lëshon xhamë
A ka nënë që ka lindë djalë
A ka djalë që del përballë
Serbit turrin me ja ndalë
Leskoviku po rri në habi
Gurra e tij lot po lëshon
Kur po i sheh serbët e zi
Tujë i prekë gurët e kishës sonë
S´ka qenë kurrë kjo kishë Serbie
As s’ ka pasur kurrë serb n´ketë anë
Kisha e jonë është kishë Arbërie
Ilirinë e kishim nanë
Aty kam vëllezërit e mi
Studenicas gjerë në qafë të Shoshanit
Varr i nuses, mal e vërri
Krejt kjo tokë është e Dardanit
Kështu i morët ju kishat tjera
Më tradhti e batërdi
Serbë, kah shkelet s´dual më pranvera
T´katër anët nëpër Shqipëri
Vëllezër, nga Vrella e Studenica
Jeni stoik, si gjithherë
Edhe po ngelet në gra e çika
Kishën tonë ta mbrojmë përherë
Lotët po më shkojnë mua këtë ditë
Kur po i shkruaj këto pak fjalë
Si s`jam afër më ju atë ditë
Këta t´pa njerëz me i ndalë
Qofsh mallkuar ti qeveri
Që jep leje për serb të zi
Tue qitë popullin në vështirësi
Pa u tha gjaku për gra e fëmijë
Nuk ka leje për barbarë
Të vijnë ti marrin kishat tona
Ju të mjerë, qeveritarë
Si s´ju bë ju kurrë e vona.
Dr. Hasan Blakaj
Stockholm 23 tetor 2018