Saturday, 17.11.2018, 02:40 AM (GMT)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Korrik 2018 - kujtojmë

Sunday, 01.07.2018, 11:11 AM


Nga Fritz RADOVANI:

MISIONARI  GJERMAN NGA BRESLAU QË U PUSHKATUE SE

NDERHYNI ME SHPETUE JETEN E SA SHQIPTARËVE NDER KAMPET

GJERMANE NAZISTE. NË DITËT E FUNDIT TË NANDORIT 1944, TRACKI

KA SHPETUE EDHE 100 BURRA SHQIPTARË NË VELIPOJË, QË DO TË VRITESHIN NGA GJERMANËT ...NJË LOJË E KURDISUN NGA JUGOSLLAVËT.

M U E J    KORRIK    2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

1 KORRIK 1946 Enver Hoxha dekorohet nga Marshali J.B.Tito në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot në 1 Korrik 2018.

2 KORRIK 1919:  Memorandumi  per Konferencen e Paqës në Paris i firmuem nga  Imz. Jak Serreqi Argjipeshkëv i Shkodres,  Imz. Gjergj Koleci Ipeshkev i Pultit, Don Zef Gjinali administrator i Abacisë Mirditës, At Bernardin Shllaku, Don Nikoll Kimza  në Lezhë, nga familjarë të Veriut e bajraktari i Shkrelit Vatë Marashi me 100 kryefamiljarë.

19 korrik 1900 Asht le At Çiprian NIKA O.F.M., U pushkatue me 11 Mars 1948.

11 Korrik 1924 Bajram CURRI vjen në Shkoder. Populli i Shkodres i ban nderimet e rastit. Ndoshta, asht një nga pritjet ma të perzemerta nga shkodranët.

16 Korrik 1944 Vritet pabesisht në Tropojë At Lekë LULI  (36 vjeç) Fillon me këte vrasje edhe  Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar.

14 Korrik 1945 dënohet me vdekje Ndue Pali e Caf Meti, në Kinema Rozafat Shkoder. Ekzekutohen në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder...

Korrik 1945 Vazhdojne ndjekjet dhe pushkatimet nga brigadat komuniste ne krahinat e Veriut. Krahas vrasjeve u digjen kullat dhe u plaçkiten bagtija...

3 Korrik 1946 Ekzekutohen të dënuemit me vdekje: Xhahid Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Sami Qeribashi, Mahmut Meniku, Mehmet Beshiri dhe Ali Kraja. Fjala e fundit e Tyne asht: “Rroftë Shqipëria e lirë me Kosoven...”.

Korrik 1946 Ridënohet në Tiranë Frano MIRAKAJ, dhe pushkatohet atje...Urdhni i vrasjes së Tij u lëshue nga Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.

17 Korrik 1946 Dënohet grupi i Llesh MARASHIT,  Kol  ASHIKUT, Nikoll DEDAJ, e me këte grup ekzekutohet edhe Don Alfons TRACKI dhe Kel ABATI. Dënimi ju dha me  17 Korrik e, ekzekutimi u krye me 18 Korrik 1946 ora 5 nade, në Zallin e Kirit në Shkoder.

Dosja e të dënuemve as sot s’ ka vendimin e Gjykatës së Naltë e as të Kuvendit Popullor.

8 Korrik 1946 dënohet në Tiranë At Pashko Bardhi S.J. 6 vjet burg  si “kriminel”,…

31 korrik 1948 Dijetarët Don Aleksander SIRDANI e Don Pjeter ÇUNI mbyten në gropat e zeza të hetuesisë Koplikut, nga xhelatët e sigurimit të shtetit.

5 Korrik 1949 Arrestohet Don Loro NODAJ dhe bani 15 vjet burg nder kampe pune...

2 Korrik 1950 Vdiq Don Kolec PRENNUSHI, Famullitar në Dajç të Bregut të Bunës. Ishte i arrestuem në vitin 1948 – 49  dhe u torturue mizorisht nga sigurimi i shtetit, mbasi nuk u pajtue me aprovimin e “Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik.

30 korrik 1951 Aprovohet “Statuti i Kishës Katolike në Shqipni”…Dekreti u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me kryetar Dr. Omer Nishani dhe sekretar Sami Baholli.

12 Korrik 1972 Vdes Nana e Nanë Terezes, Drande Bojaxhiu. Nanë Tereza nuk lejohet me ardhë per vorrimin e Nanës së vet në Tiranë...

29 korrik 1982 Vdes i helmatisun pabesisht Don Lazer Jubani (1925 – 1982).

Korrik 1983 Vdes në Shkoder At David Pici, meshtar në Vermosh në vitin 1945.

17 Korrik 1985 vdes piktori shkodran Shtjefen PALUSHI (29 Qershor 1943 – 1985).

28 Korrik 1988 vdes At Pjeter Meshkalla S.J., mbas 25 vjetësh burg në Shkoder.

20 Korrik 2000 vdes në Kuvendin e Fretenve At Konrrad Gjolaj O.F.M. Asht Autor i librit “Çinarët” botue në Shkoder në vitin 1997.

***

Shenim nga Fritz Radovani: Ju lutem familjarëve dhe të njohunve që kanë materiale per këto Fletë Kalendari, të lanë shenime nder site e kryesisht, percaktime datash të plota.



(Votes: 3 . Average: 1/5)

Write Your Comment
Comment: