E marte, 19.03.2024, 03:19 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Rezistenca kund?r pushtimit fashist

E diele, 08.04.2018, 03:47 PM


REZISTENCA KUNDËR PUSHTIMIT FASHIST ME 7 PRILL 1939

Nga Lutfi ALIA

Shqipëria ishte nd?r vendet e para europiane, t? pushtuara nga Italia Fashiste, e cila ndërhyri me një fushatë të shpejtë ushtarake, që filloi n? m?ngjesin e 7 prillit dhe përfundoi më 12 prill 1939.

Shqip?ria ishte vend me rëndësi të veçantë strategjike, kishte passuri të mëdha natyrore, sidomos minerale, që mungonin në Itali, por pasi u pushtua iu dha italianëve kontrollin e plotë në detin Adriatik, si u shpreh Musolini n? Mbledhjen e K?shillit t? Lartë t? Fashizmit m? 13 gusht 1939: “Shqip?ria ?sht? Bohemia e Ballkanit, kush e ka n? dorë Shqip?rin?, ka n? dor? gjith? Ballkanin. Shqip?ria ?sht? nj? nga brigjet gjeografike të Italis?. Kush siguron kontrollin n? Adriatik, at?here n? Adriatik nuk hyn? askush, k?shtu, me marrjen e Shqipëris?, ne e zgjeruam vathën ton? t? Mesdheut”.

N? veçanti n? fillim t? vitit 1939, mardh?niet politike të Italisë me Shqipërinë ishin të tensionuara. N? k?t? periudh? u rrit influenca italiane, madje disa politikanë shqiptar?, t? frym?zuar nga fashisti Giro (Xhiro), formuan dhe e fuqizuan lobin filofashist në vendin tonë.

Kjo atmosferë konfuze n? Shqipëri, nuk i shp?toi v?zhgimeve të politikanëve europianë, kështu, në marsin e vitit 1939 Henri Wallon, deputet i të majtës francez, theksoi: ”Sot, qarqet fashiste veprojnë të zgjerojnë kufijtë e shteteve të veta, ndërsa politikanët filofashista shqiptarë, po veprojnë ta përfshirë Shqipërinë nën zgjedhën e Italisë fashiste”.

Më 25 mars, Jakomoni, ambasadori i qeverise italiane në Tiranë, parashtroi kërkesën e Musolinit, që Shqipëria të bëhej protektorat italian, por Mbreti Zog dhe qeveria e kundërshtuan.

Më 30 mars 1939, Mbreti Zog me shpresë për t’i normalizuar marrëdhëniet me Italin?, dërgoi Ambasador në Romë adjutantin e tij, Zef Sereqin, i cili kishte raporte miqësore me italianët, por Ai, nuk i mbrojti interesat e Shqipërisë, por u pozicionua kund?r mbretit, dhe pëkrahu projektin italian, madje dhe firmosi pushtimin e Shqipërisë.

Më 4 prill, presioni i qeveris? të Musolinit mbi Mbretin Zog dhe qeverinë shqiptare u bë ultimativ, duke iu kërkuar me insistim të përgjigjeshin brenda 24 orëve, t? 17 kërkesave të qeverisë fashiste.

I zënë ngushtë, Zogu bëri disa riformulime të përgjigjieve, që do t’i dërgoheshin Musolinit. Këto Zogu i bëri me synim të zbuste tensionet dhe për të shmang shndërrimin e Shqipërisë në vasale të Italisë. Me një telegram të dërguar në mbrëmjen e 5 prillit, Musolini i kërkoi Zogut, një përgjigje “pozitive apo negative si do të ishte”, që duhej t’ia dërgonte ditën e nesërme, të enjten 6 prill, jo më vonë se në mesditë, pra i dha shumë pak kohë për të reflektuar.

Në agimin e 5 prillit, çifti mbretëror Zogu u bë me djalë, ngjarje që u përshëndet me 101 të shtëna me topa. Lajmi u përhap në të gjithë vendin dhe u ftua populli ta festonte lindjen e Leka Zogut, trashëgimtarit të fronit mbretëror, i cili të nesërmen me prindërit, do të ikte në mërgim dhe për shumë dekada nuk do ta shihte Shqipërinë.

Në mesnatën e 5 prillit 1939, Eqerem Libohova, Ministri i Jashtëm i Qeverisë të Mbretërisë Shqiptare, vizitoi legatën italiane dhe e informoi ambasadorin Jakomoni, se Zogu ishte i gatshëm të negocionte.

Jakomoni i telefonoi ministrit t? tij te jashtem, Kontit Galeaco Çiano, nga i cili mori një telegram me përgjigje urdhëruese: “Nuk pranohej asnjë bisedim i mëtejshëm dhe në se mbreti Zog do të diskutoi, duhet t’i drejtohet vetëm gjeneralit Guzzoni”.

Më 5 prill 1939, diplomacia shqiptare i kërkoi ndihmë dhe Franc?s, por përgjigja e Ministrit të Jashtëm Pierre Bonet ishte deluduese: “Franca s’është e detyruar ta mbrojë Shqipërinë me armë në dorë”.

Në Berlin, Ministri shqiptar Rauf Fico kërkoi zyrtarisht Ministris? s? Jashtme, ta informonte se cili do të ishte qëndrimi i Gjermanisë në rast se Italia pushtonte Shqipërinë. Përgjigja ishte: “Gjermania nuk ka asnjë interes në Adriatik dhe se nuk mund të pritej ndërhyrje e saj kundër Italisë”.

N? k?to rrethana, Mbreti Zog, për të fituar kohë, pranoi disa nga k?rkesat e Musolinit, p.sh ishte i gatshëm të lejonte praninë e një divizioni italian në Shqipëri, por këmbënguli në disa rregullime të Traktatit të Bashkpunimit Italo - Shqiptar.

Në fakt, Zogu ishte bër? gati të ikte e nuk do ta mbante premtimin, për t? organizuar rezistenc? te armatosur, në se sulmonte Italia. Në agimin e 6 prillit 1939, mbreti Ahmet Zogu, rrethi i tij familjar dhe bashkëpuntorët e tij, e braktisën atdheun dhe të ngarkuar me 181 kg ar, morën rrug?n e mërgimit, p?r t? mos u kthyer m? n? atdhe.

Pas Zogut, u largua ministri i jashtëm Libohova, k?shtu nuk mbeti askush të fliste me gjeneral Guxonin dhe me Jakomonin, për pasojë Italia fashiste u ndje e lirë të veproi, të organizoi dhe të kryej ndërhyrjen ushtarake për pushtimin e Shqipërisë.

Në dit?t e 5 dhe 6 prillit, n? Tiranë dhe në të gjitha qytetet e tjera u përhap lajmi se Italia fashiste do të pushtonte Shqipërinë. Ky lajm e nxiti popullin, sidomos rininë të organizoi mitingje proteste para parlamentit, kryeministrisë dhe ministrive, ku folësit nga populli kritikuan n?nshtrimin e shtetit ndaj presionit të Italisë fashiste dhe me insistim kërkuan armë, p?r të mbrojtur pavar?sinë e atdheut.

Pa i dijtë hollësitë e bisedimeve nd?rmjet qeverive shqiptare dhe asaj italiane, populli e kishte kuptuar se kjo situat? nuk mbyllej me kompromis, andaj kërkoi armë të luftonte kundër pushtuesve italianë, por qeveria ngurroi ta armatoste popullin dhe pse rreziku i një invazioni ishte imediat.

Manifestuesit në Tiranë, kur e panë se askush nuk iu p?rgjigjej kërkesave, at?here zgjodh?n nj? delegacion t? improvizuar, q? shkoi në takim me Kryeministrin Koço Kota, i cili i siguroi delegatët e popullit, se qeveria po b?nte detyrën, se gjëndja nuk ishte e pashpresë dhe se nuk kishte rrezik sulmi dhe as pushtimi nga Italia.

Kryeministri Kota iu premtoi, se n? rast se Italia do t? sulmonte Shqip?rin?, at?here krahas ushtrisë, do t? rekrutoheshin vullnetar?, madje sipas tij, ishin marrë masat e mobilizimit të përgjith-shëm për mbrojtjen e kryeqytetit me dy vija fronti me ushtrinë, me gardën dhe me forcat vullnetare.

E detyruar nga presioni i popullit, qeveria liroi patriotët e burgosur, ata q? ishin dënuar për veprimtari antizogiste, madje i hapi dyert e burgjeve dhe p?r t? d?nuarit ordiner?.

Lajmi se Mbreti Zog e braktisi vendin n? prag t? pushtimit nga Italia fashiste, u p?rhap shpejt n? t? gjitha qytetet, ku masat popullore u mblodh?n para bashkive, duke k?rkuar me insistim arm?. K?to lajme arrijt?n n? fshatrat e thella malore e ngado, prij?sit popullor? filluan organizimin p?r t? shkuar n? mbrojtje t? Durr?sit dhe t? qyteteve të tjera bregdetare.

Populli dhe shumë të rinj tiranas, u vetorganizuan dhe u nisën për në Durrës, mes tyre ishte vullnetare dhe infermjerja Melpomeni Dilo e vetmja vajzë pjesmarrëse në rezistencën e 7 prillit, e cila mjekoi patriotët shqiptarë, të plagosur në luftimet kundër pushtuesve italianë.

Gjat? muajit mars 1939, n? Rajonin e Puljas, Musolini  grumbulloi 10 divizione ushtarake dhe shumë anije luftarake, që ishin në gadishmëri për të zbarkuar në tokën shqiptare.

Më 6 prill, në orën 16.00, gjeneral Mariani, shefi i shtabit i ushtris? italiane, urdh?roi fillimin e operacionit ushtarak të koduar OMT - Oltre Mare Tirana - Përtej detit është Tirana.

Flota italiane me 7 kryq?zorë, me shumë luftanie, me siluruesa e me 10 nëndet?se, që mbanin në borde 30 000 ushtar? këmbësorë, bersalier, alpinë, granatierë, karabinierë dhe marinarë, të ndarë në 4 grupe, lundruan drejt brigjeve shqiptare, për të pushtuar trojet tona.

Në orën 05. 25 të 7 prillit 1939, ditën e festës së Pashkëve, flota italiane u shfaq përballë Durrësit, Shëngjinit, Vlorës e Sarandës. Ndonëse flitej se Shqipëria do ta kundërshtonte pushtimin fashist, me 45 000 burra të armatosur, në fakt italianët ndeshën në rezistencën e disa grupe patriotësh, të cilët luftuan duke e bllokuar për shumë orë zbarkimin dhe avancimin e ushtrisë italiane në tokën tonë.

Në orën 05. 45 të mëngjesit të 7 prillit 1939, trupat italiane filluan zbarkimin në portin e Durrësit, ku u pritën me breshëri armësh nga ushtar?t, polic?t, marinar?t dhe vullnetar? civila, q? u organizuan nga komandanti i Xhandarm?ris? t? Durrësit majori Abaz Kupi dhe kapteri i marin?s luftarake Mujo Ulqinaku.

Sapo ushtarët italianë shkelën në breg, forcat shqiptare hapën zjarr me mitraloza dhe pushk?, duke shkaktuar t? vrar?, shumë të plagosur dhe panik nd?r ushtarët italianë, q? u detyruan të marrin varkat e të rikthehen në luftanijet, që ishin ankoruar larg nga skela.

Forcat tona t? pozicionuara në kodrat e Durrësit, goditën me artileri mbi varkat dhe luftanijet, duke e dëmtuar rëndë njerën prej tyre.

Zbarkimi i forcave italiane u përsërit katër herë me rradhë dhe pas çdo mësymje të mbështetur nga aviacioni, ata u detyruan t? t?rhiqen para qendresës të patriotëve shqiptarë.

N? k?to situata, p?r t? neutralizuar rezistencen para portit, komanda italiane intensifikoi goditjet me artileri të rëndë nga luftanijet dhe bombardoi Durrësin me aviona “Caproni”, madje vazhduan bombardimet deri në periferi të Tiranës.


Dit?n e 7 prillit, luftimet vazhduan tërë paraditen e në mesditë, italianët mundën të pushtojnë portin dhe i detyruan forcat tona mbrojtëse të tërhiqen, kësisoj lufta u zhvendos nga porti nëpë rrugët e qytetit, duke u kthyer në përleshje urbane. Grupet e patriotëve shqiptarë në mbrojtje, kishin zënë pozicione në rrugët, prapa mureve të rrugicave, mbi muret e kështjellës dhe n? shtëpitë e Durrësit, duke e bllokuar avancimin e forcave italiane.

Në këto luftime të pabarabarta, ranë heroikisht Mujo Ulqinaku me 12 patriotë shqiptarë, që përballuan me heroizëm sulmet masive të këmbësorisë, të artilerisë dhe të aviacionit luftarak italian. Në këto luftime të pabarabarta, u plagosën me dhjetra luftëtarë shqiptarë, si dhe mbetën të vrarë dhe të plagosur disa banorë të qytetit të Durrësit.

Në qytetin e Vlorës, grupi i patriotëve shqiptarë, pas një rezistence të shkurtër, në çastet e fundit, u detyruan të tërhiqen dhe të zënë pozicione në kodrat e Bestrovës, përbri detit në dalje të qytetit. Ushtar?t italian?, me q? nuk ndesh?n qëndresë të fortë në qytet, e vazhduan m?symjen në drejtim të kodrave dhe sapo hynë në rrezen e zjarrit, u pritën me bresherit? e pushkëve dhe të mitralozave të vlonjatëve. P?rparimi i fanteris? italiane, u mbështet me artileri nga luftanijet, që bombardonin kodrat, ku ishin vendosur patriotët vlonjatë me armatime të lehta dhe me pak municione.

Luftime u zhvilluan në Shëngjin dhe në Lezhë, para urës së Drinit, ku patriotët lezhianë e bllokuan tërë paraditen avancimin e trupave italiane, madje pati disa të vrarë në rradhët e ushtrisë italiane, midis tyre dhe nje komandant kompanie.

Në Sarandë, forcat tona ishin të pakët në numër dhe me armatime të pamjaftueshme, por për disa orë e përballuan ushtrinë italiane, e cila pasi zbarkoi në molon e vogël, hyri në qytet.

Propoganda italiane i minimizoi luftimet dhe humbjet në qytetet tona bregdetare, k?shtu foli për një duzinë ushtarësh të vrarë dhe të plagosur, por në fakt, si shkruan historiani Bernd Fisher: “Ushtria e madhe italiane, ndeshi një rezistencë të respektueshme të shqiptarëve, që i shkaktuan rreth 300 – 400 të vrarë dhe me qindra italianë të plagosur”.

Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, e përjetoi dhe gazetari francez Hubert Bouchet, i cili e përshkruan në një kronikë me titull “J’ai vu mourire l’Albanie”, e botuar në revistën franceze “Voila” më 14 prill 1939, që po e prezantoj shkurtimisht në vazhdim:

“7 prilli ishte e Premtja e Shenjtë, por për shqiptarët do mbetet e premtia e zezë e pushtimit fashist të vendit dhe njëkohësisht dita e krismës së parë shqiptare, në agim të qëndresës së popujve europiane kundër nazifashizmit.

Durrësi u zgjua në mëngjesin e të premtes së shenjtë si zakonisht dhe panë se nga deti, po afroheshin me pamje kërcënuese anijet italiane. Skuadrilja e avionëve, fluturonte ulët me zhurmë, duke e shurdhuar qytetin e Durrësit. Kryqëzorët dhe siluruesit u shfaqën në horizont me grykat e topave 380 mm të marinës dhe me mitralozët, që qëllonin mbi qytet.

Shtëpitë me qerpiç e me gurë, filluan të shkatërroheshin përballë atij shiu plumbash të çeliktë. Popullsia, që në shumicën e saj merret me peshkim, e shqetësuar pyeti: Në këtë të premte të shenjtë përse qielli po zëmërohet dhe po u dërgon zjarrin e skëterrës? Të jetë vallë fundi i botës? Aspak, është thjeshtë ambicia e Musolinit, që kërkon të pushtoi Shqipërinë, se sipas tij, na qenka vend mesjetar, me zakone barbare e me mbret tradhëtar (Duce dixit!)”. Ndon?se t? befasuar nga sulmi, shumë burra, shqiptarë trima, që nuk i tremben barutit, shpejt e mblodhën veten. Ata rrëmbyen dyfekët dhe martinat e tyre të vjetra, të cilat vetëm në duart e tyre funksiononin. Ky grup burrash vullneta-rë të vendosur, vrapuan për nga porti, ku disa mole, të prekur nga predhat me qitje të shkurtër, ishin në rrënim të plotë.

Ushtarët e Musolinit dhe të mbretit Viktor Emuanueli III filluan zbarkimin. Barka të mëdha të mbushura dëng me ushtarë dhe armë moderne kërkojnë të arrijnë bregun. Plumbat e shqiptareve fshikullojnë sipërfaqen e ujit për rreth barkave dhe zjarri breshëris? i bën të luhaten dhe t? tronditen nga mitralimi. Një barkë i afrohet ranishtes e menjëherë, pas strehimit në një breg ranor, ushtarët montojnë mitralozat e rëndë dhe tak-taku vdekjeprurës nisi këngën e tij të kobshme dhe një zjarr breshërie mushqetash të bersalierëve, ka per tabelë qitjeje shqiptarët, që fshihen si të mundin prapa barkave të përmbysura, apo prapa hekurave ku lidhen ballamarët.

Luftimet janë në kushte të pabarabarta, në raportin 100 italianë kundër një shqiptari. Topat e rëndë të marinës vijuan bombardimin tërë paraditen dhe nën goditjen e tyre, trupat vazhduan zbarkimin. Metalurgjia e fuqishme italiane e kthyer në predha, armë dhe mjete të blinduara, ngadhënjeu ndaj guximit të pak shqiptarëve me dyfekë të vjetruar.

Musolini mund të thotë sa të dojë, nëpërmjet agjencisë Stefani, se gjaku rrodhi rrëke e se trupat e tij e çliruan vendin nga zgjedha e një plutokrati dhe se i pushtuan të gjitha qytetet shqiptare, por në fakt italianët mbetën të bllokuar për shumë orë, madje pësuan shum? humbje nga një mbrojtje heroike e ushtarëve shqiptarë. Pas disa orë luftime, gjithëçka mbaroi. Mbi rrënojat në tym dhe me forcën e armëve, në Durrës u ngrit flamuri italian.

Disa familjar dhe fëmijë qajnë mbi kufomat e të vrarëve, të tjerë syshqyer vështrojnë ata ushtarët me pupla gjithë ngjyra në majë të kapeleve, që ecnin në rrugët e Durrësit duke kënduar “Giovinezza” e duke përshendetur allafashistçe”.

Pasi përfunduan luftimet, në pasditën e 7 prillit, Ettore Muti, Konsulli i Përgjithshëm i Milicisë Fashiste Italiane, i dërguari i posaçëm i Musolinit, zbriti nga kryqëzori, hypi në një autoblindë dhe i shoqëruar me autokolonën e makinave, tankeve, motoçikletave dhe të ushtarëve me biçikleta, hyri në Durrës. Pasdite vonë, ushtria italiane vazhdoi marshimin drejt Tiran?s.

Të nesërmen më 8 prill 1939, ushtria italiane hyri në kryeqytet, pa ndeshur asnjë rezistenc?, madje Garda e mbretit Zog, i dorëzoi armët, pa zbrazur asnjë fishek kundër pushtuesve italianë.

Gazetari dhe historiani Indro Montanelli, i pranishem ne ato dite te zeza, duke komentuar pushtimin e Shqipërisë shkruan: “Konti Çiano, delfini i Musolinit dhe promotori i pushtimit të Shqipërisë, u tregua naiv dhe amatoresk në veprimet e tij, pasi planin e pushtimit e kishte përpiluar me shumë nxitim e me gabime e në se do të haste në një rezistencë të organizuar nga ushtria shqiptare, me siguri do të kishte dështuar. Në mëngjesin e 8 prillit, Konti Galeazzo Çiano u ul në aeroportin e Tiranës. Jakomoni kishte organizuar pritjen, por mbetën rreth një orë në fushë, duke pritur masat e sigurisë, për udhëtimin për 2 km,  që na ndanin nga aeroporti, për në sheshin Skënderbej.  Në Tiranë, gjetëm një formacion nderi të përbërë nga fshatarë shqiptarë me kostumet e tyre piktoreske dhe motoçiklistët, çiklistët e tanket e vogla të divizionit “Centaur”, të komanduar nga gjenerali Messe. Më pas, Çiano doli në ballkonin e Pallatit të Skënderbeut dhe pershendeti popullin.  Operacioni ushtarak ishte një shëtitje dhe një paradë, sepse 45 mijë burrat e armatosur, që flitej se ishin të vendosur për të bërë betejë kundër italianëve, nuk u bënë të gjallë”.

Një pjesë e vogël e banorëve dhe ato pak nxënës të shkollave, që i mblodh?n me forc? n? sheshin Skenderbe, i detyruan t? brohorisnin për Duçen, kontin Çiano dhe Ettore Mutti.

Nxënësit e shkollave dhe populli brohorisnin me zë të lartë: Duçe - Muti dhe Çiano - Muti, që në gjuhën shqipe kishin kuptimin fyes, ndryshe nga ajo që mendonin fashistët.

Montanelli rrëfen, se Pushtimi i Shqipërisë, u konsiderua ngjarje e vogël në kuadrin ndërkom-bëtar, ndërsa vizita në Rom? e delegacionit p?r dorëzimin e kurorës mbret?rore Viktor Emanuelit III, shkaktoi jehonë mediatike në Europë.

Diplomacia europiane heshti para aktit agresiv t? Italis? fashiste, që cënoi sovranitetin dhe integritetin e Mbretërisë së Shqipërisë, por nuk munguan protestat popullore, sidomos të diasporës shqiptare në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çudit?risht qeveria e Britanis? s? Madhe, e njohu zyrtarisht pushtimin e Shqip?ris? nga Italia fashiste, ndersa qeveria amerikane, e kund?rshtoi dhe Sekretari i Shtetit i USA, m? 8 prill 1939 u shpreh: “Pushtimi me forc? dhe me dhun? i Shqipëris?, ?sht? padyshim nj? k?rc?nim tjet?r i paqes n? bot?”.

Montaneli thekson se, vëmendja e opinionit ndërkombëtarë atë kohë ishte p?rqëndruar tjetër-kund e kjo situatë i erdhi më së miri në ndihmë Italisë, që nuk hasi shumë protesta ndërkombëtare.

Menjëhere pasi e pushtoi Shqipërinë, Musolini dërgoi dhe 12.000 ushtarë, 60 topa dhe 200 tanke, që i shp?rndanë n? të gjitha qytetet, si dhe filluan ekspeditat për ngritjen e stacioneve të karabineris?, deri në fshatrat e thella të vendit.

Pushtimi fashist, nuk i shkaktoi Shqipërisë vetëm humbjen e pavarësisë kombëtare, por i krijoi asaj edhe rrezikun e zhdukjes së shqiptarëve si komb, sepse Musolinit kishte bërë plane për ta italianizuar Shqipërinë nëpërmjet kolonizimit të saj me banorë italianë.

Deri në fund të vitit 1939, pra brenda tetë muajve të para të pushtimit, në Shqipëri erdhën 52 mijë banorë italianë. Në vitin 1939, në Shqipëri ishin të pranishëm 100 000 italianë ushtarakë dhe civila. Në se kolonializimi me italian? do t? kish vazhduar me këto ritme dhe sipas planit t? Musolinit, i cili kish parashikuar, që brënda 10 viteve t? para të dergonte 4 miljon italian?, atëhere Shqipëria me më pak se 1 miljon banore, do ta kishte humbur fytyrën e saj etnike.

Pasi u pushtuan të gjitha prefekturat, Çiano dhe Jakomoni shpejtuan t? krijojn? qeverin? kolaboracioniste. Detyra e krijimit të qeveris? “t? mbrojtur”, iu besua latifondistit Shefqet Vërlaci, i cili pranoi bashkëpunim me Jakomonin dhe me gjeneral Guzzonin (Guxoni).

Dihej se Vërlaci ishte i pakënaqur me Ahmet Zogun, sepse pasi u proklamua Mbret, e prishi fejes?n m? t? bij?n e tij. Këtë poshtrim, Verlaci nuk ia fali kurrë Ahmet Zogut.

Me largimin e Zogut, Verlaci gjeti rastin t? shfryj? inatet dhe mllefet me ishmbretin dhe m?nyra m? e mir? e tij e hakmarrjes, ishte ngjitja n? pushtet, si sfidë për ishmbretin, që e braktisi atdheun.

Për të manipuluar pushtimin e Shqipërisë para kancelarive perëndimore, Musolini “luajti” me disa formula juridike për statusin e ri politik të Shqipërisë, duke krijuar përshtypjen se bëri lëshime.

Në mbledhjen e 12 prillit 1939, Asambleja Konstitucionale e Shqipërisë vendosi me unanimitet:

1. Rrëzimin e dinastisë të Ahmet Zogut dhe të regjimit të tij.

2. Dhënia e kurorës mbretërore Viktor Emanuelit III, Mbret i Italisë Perandor i Etiopisë dhe Mbret

i Shqipërisë me te ashtuquajturin “bashkim personal”.

3. Ruajtjen e flamurit, të independencës dhe të sovranitetit shqiptar.

Fillimisht, anëtarët e asamblesë menduan se kurora mbret?rore e Shqipërisë t’i ofrohej Duk?s së Aost?s, princi i Savojës, por m? pas e ndryshuan mendimin dhe vendos?n, që kurora t’i mbulonte kokën  mbretit të “vogël” Viktor Emanueli III.

Më 16 prill, një delegacion shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Shefqet Verlaci, zbarkoi në Romë dhe kurorën e Skenderbeut ia dorëzoi Viktor Emanuelit III, i cili me ligjin Nr. 580, 16 Prill 1939, u shpall edhe mbret i Shqipërisë.

Pas këtij n?nshtrimi, jeta shqiptare u modelua në stilin italian, me një parti fashiste dhe një administratë të drejtuar nga Roma. Ministri Jakomoni, u emërua Luogotenent - mëkëmbës i mbretit.

Në Ministrinë e Jasht?me, nënsekretar u emërua Zenone Benini, person besnik i Çianit, nd?rsa fashisti Piero Pariani, u emërua ndihmës i Sekretarit të Partisë Fashiste Shqiptare.

Nj? nd?r vendimet e qeveris? kolaboracioniste, ishte trajtimi i posaçëm i shumë oficerave rezerv? t? ishmbretit Zog, t? cilët nga maji i viti 1939 deri n? dhjetor t? vitit 1942, vazhduan t? marrin rrog?n nga qeveria fashiste, çka i detyroi t? vihen n? sh?rbim t? pushtuesve italianë dhe t? mbështesnin qeverin? e Verlacit.

Rrezikun e kolonizimit italian të Shqipërisë, kolaboracionistët nuk e zinin në gojë, por mburreshin se Roma dhe Berlini, do t’i ndihmonin shqiptarët për bashkimin e Shqipërisë së paraluftës me trojet e saj etnike, me Kosovën dhe Çamërinë.

Në kufijt administrativ të Mbret?ris? s? Shqip?ris?, regjimi fashist p?rfshiu Prefekturen e Kosov?s, Dibr?n e Madhe, Manastirin dhe një pjes? t? vogël të Çam?risë. Me këto vendime, qeveria kolaboracioniste e Verlacit e lidhi Shqipërinë e pushtuar, me bllokun agresiv nazifashist, duke e ligj?ruar k?t? qëndrim me dekretin Nr. 194, t? nënshkruar më 09. 06. 1940 nga mbreti Viktor Emanueli III, për pasojë, në bazë të këtij dekreti, Shqi-përia iso facto ishte në gjendje lufte me çdo shtet, me të cilin Italia ishte në konflikt të armatosur. (28)

Regjimi kolaboracionist nuk u mjaftua me situat?n iso facto, por më 15 qershor 1940, “Këshilli i Epërm Fashist Korporativ”, si quhej asikohe Parlamenti Fashist i Shqipërisë, e ratifikoi dekretin e sipërm të mbretit Viktor Emanueli III, duke e shndërruar në Ligj Shqiptar, të miratuar me datë 14 korrik 1940.

N? zbatim të këtij ligji, qeveria e Shefqet Verlacit, në solidaritet të detyruar me Italinë Fashiste dhe pa asnjë motiv, më 10 qershor 1940 i shpalli luft? Anglisë dhe Francës; më 28 tetor 1940 Greqisë; më 6 prill 1941 Jugosllavisë; më 22 qershor 1941 Bashkimit Sovjetik dhe më 7 dhjetor 1941, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria, pa vullnetin e saj, u përfshi në vorbullën e ngjarjeve të Luftës II Botërore, fillimisht e detyruar n? aleanc? formale me boshtin nazifashist, por pas organizimit të lëvizjes Antifashiste dhe zhvillimit të Luftës Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve dhe aleatëve të tyre, u rradhit denjësisht me koalicionin e madh antifashist.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora