E marte, 30.04.2024, 04:13 AM (GMT+1)

Mendime

Dibrani: Tyxharët në ofensivë për copëtimin Kosovës!

E enjte, 15.03.2018, 12:00 PM


Tyxharët  në ofensivë për copëtimin Kosovës!

Nga Luan – Asllan Dibrani

Propagandën serbët  e kanë  në kulm. Ndikimi i tyre  po reflektohet,ku më lehtë se tek një TV, që drejtohet nga spiuni i UDB-së, edhe pse ai nuk e pranon, Baton Haxhiu.

Për ta vërtetuar një gjë të tillë shikojeni me vëmendje „TV-Klanin dhe KTV-në, e deri diku edhe gazetën  ekspres“.Me punën e tyte janë shërbëtorët e drejtpërdrejt të Serbisë. Nga kush lind pyetja bëhet gjithë kjo bujë në aq tema te nxehta “pazarllëqesh me Kosovën”?Pa as një mëdyshje duhet ti shpallim dhe t‘i luftojmë  deri në fund  si  Fatmir Shehollin, që duket se është mik i ngushtë (profesional-agjenturor) me Baton Haxhiun, pastaj  Adriatik Kelmendin ,Shkëlzen Maliqin ,dhe Berat Buzhen, figura kontaverze dhe konsiderohen si  bashkëpunëtorë të Serbisë me vetëdije apo pa të.

Po zotëri Sheholl nuk mundem tu nënshtrohem tezave tua  shtazarake të shkelesh në gjakun e Jasharëve dhe  mijëra djemve dhe vashave që derdhen  gjakun për këtë vend!

Nuk përfundon lista këtu! Këta janë treguar më agresivët në media për çështjen e demarkacionit (pa ndonjë  mandat të dhënë  nga organet shtetërore apo ndonjë institucioni. Rol  kanë këta protagonist  dukshëm nga Sheholli), ndërsa tashmë Klan Kosova e ka filluar fushatën për ta bindur opinionin se neve shqiptarëve nuk na takon gjithçka, sepse edhe serbët duhet shpërblyer’. Kjo është paradigma e diplomacisë serbe, të cilën e shfaqi përmes Shehollit para disa ditësh  në Tv Klan!. Dihet se kush ishte ai para lufte!

Nëse hyjmë në analiza  vijmë ne përfundim se çfarë kanë fituar shqiptarët?Ne nuk kemi fituar asgjë,përveç një lirie të kufizuar, sovraniteti edhe më të kufizuar, ndërsa serbët kanë fituar më shumë se çdo pakicë tjetër në botë! Agresiviteti i juaj  dhe brutaliteti i juaj janë në spikamë alarmante ë bëheni tregtarët  e pa ftuar për shitjen dhe faljen  e tokës tonë armiqve ardhacak nga “Karpatet  e Rusisë”!Ju  vazhdoni  të jeni arterie  e sëmurë dhe (kancer i ndarjes dhe shkatërrimit të shtetit të Kosovës).

Sheholli tha se Serbia ka tri opsione, “Autonominë substanciale për serbët në Kosovë përfshirë një kuvend dhe qeveri autonome, ndarjen e veriut, dhe eventualisht këmbimin e territoreve”.

Po zotëri Sheholli, nuk mundem tu nënshtrohem tezave tua  shtazarake, as  nga pozicioni i yt  ta harrosh  heroizmin dhe gjakun e Jasharëve dhe  mijëra djemve dhe vashave që derdhen  gjakun për këtë vend.

Nuk mund ta falim Trepçën  hambarin e ish Jugosllavisë  dhe ndër pikat ma të pasura të Evropës”!

Mos harroni se lufta e Serbisë ishte për Trepçën  dhe resurset tjera  nëntokësore, se për ndryshe nuk kishte hyre në luftë me shqiptarët për toka të huaja!

-Madje ai nuk u durua pa e komplimentuar presidentin e Serbisë dhe strukturat atje, duke theksuar se ata kanë përgatitur një dokument “shumë shkencor”, nga më shumë se 22 institute dhe Akademia e Shkencave të Serbisë, një dokument për Vuçiqin, në mënyrë që të arrihet zgjedhja . Merre me mend dokument shkencorë paska për ti varros interesat e shqiptarëve. Po, ku ka shkenca të tilla, përveç kryeshkëncës serbe, gënjeshtrës dhe mashtrimit! Sikurse projektet e Çubriloviçit, Andriçit e të tjerëve qe i sollën varrin Kosovës dhe shqiptarëve. Lind pyetja se kah i more gjithë këto të dhëna,kur para teje janë do “institucione zyrtare të Kosovës”!?.

Ti spiun serb, nuk mund ta quash definitiv raportin serb-shqiptar, derisa nuk zgjidhet çështja e “Sanxhakut” e tokave tona me tapi që janë në Toplicë dhe  mos të flasim për Kosovën Lindore.

Po, trashëgimia kulturore më shumë se shtatë mijëvjeçare iliro-pellazge, që është varrosur dhe pjesërisht po zbulohet  në Serbi. Kjo qe ta them unë  është shkencë dhe dëshmi  qe edhe ekipet  jone  duke i përgatitur  tapitë tona qe i kemi pas origjinale e qe i fshehu Serbia e atëhershme me forcat osmane!

Prandaj, demarkacioni  me Malin e zi po ashtu u shfrytëzua për t’ia thyer krenarinë shqiptarëve për vendin e tyre, për ti bërë të ndihen të pafuqishëm për të mbrojtur interesat shqiptare, dhe për t’iu dorëzuar çfarëdo stihie nga jashtë përmes  bashkëpunëtorëve ,siç jeni ju  me Batona,Kelmenda ,Maliqa e Buzhala etj. Mos luani me tokën tonë të shenjtë ju dhe tradhtarët tjerë se do ta paguani shtrenjtë nga vet populli shqiptar qe me dinjitet i mbrojti tokat  veta deri me sot...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora