E premte, 26.04.2024, 03:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Sali Bashota: Ploaia fara Tine /Shiu pa Ty

E merkure, 10.09.2008, 04:56 PM


MARGARITARË KU NDJEHEN PËSHPËRITJET E TRUALLIT SHQIPTAR

Botime të reja bukureshtare

(Sali Bashota: Ploaia fara Tine /Shiu pa Ty, Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008)

Ja dhe një vepër e re e një autori kosovar në gjuhën rumune! Fjala është për vlera të padiskutueshme që gurgullojnë nga thellësia e një shpirti të frymëzuar. Kosova ka dhjetra poetë tjerë me vlera të larta që pason ti rikëndojmë në vendin ku del numri më i madh i revistave letrare në anën lindore të Europës. Sali Bashota, në këtë libër me një titull kaq sugjestiv, Shiu pa Ty, vjen para dashamirëve të fjalës së shkruar me një gamë sentimentesh, disponimesh  dhe interpretimesh personale të shndërruara në art. Subjekti elementar është dashuria ndaj femrës dhe dashuria ndaj Kosovës. Librit i paraprin biobibliografia e autorit dhe parathënia e eseistit Marius Chelaru. Sipas medalionit të tij të botuar në ballinë, Sali Bashota i paraqet lexuesit tonë një fytyrë tjetër të lirikës së tij – atë që flet për artin e dashurisë ndërmjet vetmisë, dëshirës dhe pritjes. Në këtë vëllim, universi i poetit është i koloruar nga pritja mbi një dekor të melankolisë, ndërsa dashuria paraqitet si një premtim i fshehur ndërmjet rrudhave të ditës që kanë shkuar dhe atyre që do të vijnë. Sali Bashota është pa dyshim një poet i shquar i vendit të tij. Shiu pa Ty është një vëllim  në të cilin metafora është shfrytëzuar me kujdes, si një ngjyrë që nënvizon fijet e mendimit dhe të sentimentit. Sipas vlerësimeve tona në ballinë, Eseistët rumunë kanë konstatuar se në vargjet e Sali Bashotës fshihet kushtrimi për të qëndruar në zemër të historisë. Ato janë margaritarë ku ndjehen përshpëritjet e trualli shqiptar.

Kjo vepër e rikënduar në gjuhën rumune nga autori i këtij shkrimi, strukturohet në tre kapiktuj (Bukuroshtja e dremitur, me poezi, Zjarri i epsheve, me proza poetike, dhe kapitulli Kritika letrare rumune për poezinë e Sali Bashotës, ku jepen 25 medalione me mendime eseistësh nga Bukureshti dhe provinca, të botuara në shtyp, pas botimit të vëllimit Exilul sufletului / Ekzili i shpirtit (Muzeu i Letërsisë Rumune, 2004). Nga titujt e kaptinës së tretë kuptojmë se poeti është shpirt nga shpirti i kombi të tij (Elena Nitu). Kam patur kënaqësinë të takohem me një poezi të thellë dhe të veçantë, thekson kritiku i letërsisë, Alexandru Condeescu. Florentin Popescu e konsideron Sali Bashotën si një poet i çmuar dhe tejet origjinal. Lirika e tij është shpirt i shkrirë në vargun e artit të gjakut (M. Chelaru). Sali Bashota është një metaforë për nevojën e një kohe të ndershme (Magda Grigore). Poezia e tij është mërgim i shpirtit për të ndëshkuarit me përjetësi (Ilie Olaru Delavulpeshti). Octavian Soviany bën fjalë për shqetsimet lirike nga atdheu iu dhembjes. Marin Codreanu thekson se kemi të bëjmë me vargje me ngjeshmëri dhe konstistencë objektive. Ekzili i shpirtit sipas të tjerëve është një libër për shpirt. Sali Bashota sipas Vasile Moldovanit është një poet i kështjellës, ndërsa sipas Aurelian Chivut, një poet i pavdekshmërisë kosovare. Tituj tjerë eseistësh rumunë për Kosovën dhe për këtë poet kosovar: Ekzili i shpirtit përballë historisë (Florentin Popescu), Një hapsirë e prekur nga barbarët në kohën e invazionit (Aurelian Chivu), Heronjtë rilindin në mitin e qëndresës epike (Cristian Fullash), Të mërguar në gjerësinë e shpirtit (Mihai Antonescu), Zogu me profil vjeshte (Xhelku Maksuti), Një dashuri turbulluese për njeriun dhe potencialin e tij krijues (M. Antonescu), Vetëm vdekja është e bardhë (M. Chelaru), Zëri i poezisë (Constantin Stan).

Në vend të konkluzionit japim disa nga titujt e poezive të Sali Bashotës që e begatojnë letërsinë rumune me vlera të reja shqiptare: Bukuroshja e dremitur, A s’të thashë e dashur, Pritmë pak, Lojë pa hile, Syri im për Dritën, Dashuritë, Vashat, Edhe pak dashuri, Fundi i vjeshtës, Martirja e dashurisë, Baladë për zanën, Zanë mali apo vetëm dashuri, Ajo ishte vetëm ëndërr, Zana apo figura e përfytyruar, Melankolia, Kambanë zemërimi, Dashuri e çmendur, Kur vdes kujtimi për ty, A vdes poeti. Nga prozat erotike në këtë vepër të re, defilojnë tituj si: Loja në diell, Metamorfoza, Bukuria, Imagjinata, Fytyra, Buzëqeshja, Portreti, Retë, Aroma, Shiu pa ty, Klithja, Bima, Shugurimi, Hëna, Çasti, Shkrumbi, Reklama,  Testamenti etj.

(Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora