Shtesë » Lajme
Neki Lulaj: Kënduan e vallëzuan te gjithë bashkë
E enjte, 14.12.2017, 08:33 PM
Ne Mannheim kënduan e vallëzuan te gjithë bashkë
Nga Neki Lulaj
Për nderë te Festës se Flamurit 28 Nëntorin ne fundjavën qe e lam pas,ne një atmosferë impozante shqiptarët te gjithë se bashku si kurrë me parë vallëzuan e kënduan bashkë.Këtë eveliment festiv e kulturor e hapi Kryetari i Sh.K.Sh“Dardania“ ztr. Naser Hoxha, i cili ne fillim te fjalës se ti përshendeti të gjithë te pranishmit e ne veçanti dy Konzujt e Republikës se Kosovës nga Stuttgarti ztr.Blerim Camaj,dhe Airian Kashtanjeva,veprimtarin Halil Qoqaj,Sabri Potokun mësues i shkollës
shqipe,ne Mannheim,Iliaz Ismajlin,aktivist i devotshem pranë shoqatës“ Dardnia“,aktivistin Tefik
Ramadanin,mësuesën Hatixhe Ramadanin ,poetin Neki Lulaj,nenkryetar i Lidhjës se Shkrimtareve
dhe Artistve dhe Krijuesve shqiptar ne Gjermani ,Halit Nezaj,veprimtar dhe ne veçanti përshendeti
musafirin e ardhur enkas për ketë festë nga Australia e largët,gastabaiterin e parë shqiptar dikur te
ardhur ne Mannheim e qe sot jeton ne Australi ztr. Sadri Lushi nga Skivjani i Jakovës.Dhe ne
vazhdim të pranishmeve ju drejtue me këto fjalë:
Të nderuar musafirë,te nderuar bashkatdhetarë,zonja dhe zoteri,është nderë dhe privilegj i madh që
sot jemi së bashku këtu të festojmë Festën e madhe të Flamurit ta kujtojmë 28 Nëntorin e vitit 1912
festën që na bashkon ne shqiptarëve kjo,qe zemrat na i bashkon rreth një trungu ne një identitet
pavarësisht ku gjendemi te gjithë jemi pjesë e Republikës të Shqipërise pjesë e Republikës te
Kosovës apo viseve padrejtësisht te ndara nga trupi shqiptar.
Është krenari dhe nderë për mua qe si kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare „Dardania“qe ne një
vend mik si Gjermania i cili çdo herë nëpër etapat historike dhe gjatë gjithë ketyre dekadave ka qen
pranë popullit tonë e sidomos ne ditët me te vështira ku populli shqiptar i Kosovës bente sakrificen
e madhe pikërisht për mbrojtjën e qenjës dhe identitetit kombëtar.
Zonja dhe zotërinjë,sot para Flamurit përkulemi ne të gjithë bashkë,para sakrificave te shqiptarve
nëpër shekuj,para gjakut para djersës, para betimit te ushtareve ,para gjithë atyre qe benë qe populli
shqiptarë kudo qe janë te ndien vetën e nderuar ne mesin e popujve te qytetruar të botës
demokratike.Kështu ne do marshojmë te gjithë bashkë me synimet tona kombëtare dhe shtetrore
drejtë synimeve me te mira Euroatlantike ,synimet tona kembëngulese janë atje në OKB dhe
gjithandej .
E ardhmja e shqiptarëve është Europa integrimi ne kupollën e saj ne Bruksel dhe bashkëpunimi i
ngushtë me SHBA.ne te gjitha nivelet e mundshme.
Qofshim gjithëmonë bashkë e unik perendia e bekoftë kombin tonë perendia i bekoftë miqët tanë
Gëzuar e me të mira këtë ditë te madhe historike.
Në vazhdim filloi progami kulturo-argëtues me nxënesit e Shkollës shqipe të përgaditur nga
mësuesja e vyer znj.Hatixhe Ramadani ku pati recitime këngë për Flamurin dhe valle kombëtare.
Atmosferën festive e ndezi në salë melosi i muzikës popullore Pro Band Ganja dhe Dj Blendi, të
cilët të pranishmit i argëtuan deri në oret e para të mengjesit.
Ishte një mbemje festive bukur e organizuar dhe çdo gje vajti per mrekulli çka Organizatoret e
SHKSH Dardania në Mannheim ne krye me kryetarin e tyre Naser Hoxha meritojnë çdo levdatë.