E premte, 26.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: 29 Nëntori një ditë e zezë për kombin

E merkure, 29.11.2017, 08:38 PM


29 Nëntori një ditë e zezë për kombin shqiptar

Nga Nue Oroshi

Sa herë që vjen data 29 Nëntori kurrnjëherë nuk jam i qetë. Nuk jam i qetë për faktin se kjo ditë e zezë historike riktheu Kosovën dhe viset tjera shqiptare nën ripushtimin dhe qizmën e zezë jugosllave. Kjo ditë e zezë historikë në Shqipëri solli luftën civile ndërshqiptare e cila zgjati deri në vitin 1952 duke u vrarë shumë shqiptare atdhetarë vetëm e vetëm se nuk dëshironin të jetonin nën thundrën e qizmës së kuqe pansllavisto komuniste ruso jugosllave dhe të emisarve të Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos, kolonelëve Rus Sofolewski dhe Valewski, e këta emisar kush ishin përveç krimineleve Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Fadil Hoxha dhe kriminel tjerë komunist, dhe shumë e shumë antishqiptar tjerë. Kjo ditë e zezë i kushtoj kombit shqiptarë mbi dyzet e shtatë mijë shqiptarë të vrarë, të masakruar dhe të sakatuar. Disa prej të vrarëve u gjuajtën nëpër gropa që edhe sot e kësaj ditë nuk kemi mundësi t'iu gjejmë eshtrat që t'iu dergojmë një tufë lule në varrët e tyre, disa të tjerë djem të rinjë u bën mishë për peshk në Tivar e disa në Mirditën Heroike vazhduan qendresën me pushkë në dorë. Kjo qëndresë u vazhdua në të gjitha trojet shqiptare nën udhëheqjen e Komandantit Legjendar Shqiptarë kapidan dr.Mark Gjon Marku. Kjo luftë u vazhdua në Kosovë nën udhëheqjen e profesor Ymer Berishës,Marie Shllakut,Shaban Polluzhes,Ndue Perlleshit, Mehmet Gradices dhe shumë atdhetareve shqiptarë. Në Maqedoninë shqiptare luftonte si luan Xhem Gostivari dhe Mifailat e Zajazit, ndersa Prenk Cali bënte qëndresen e fundit heroike në Malsi. Prandaj pallavrat e historianeve pansllavist shqipfolës së 29 Nëntori është datë e çlirimit janë vetëm vazhdimësi e krimeve të tyre që kanë bërë përmes lapsit, duke fallsifikuar çdo gjë. Do të doja që kjo ditë e zezë mos të ndodhte në trojet shqiptare, por pasi që ka ndodhur bile të kishte ndodhur më 29 Shkurt që mos ta kujtojmë për çdo vit këtë ditë të zezë kur u fundos Shqipëria dhe Trojet Etnike Shqiptare nën qizmen e terrorit komunist.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora