E shtune, 27.04.2024, 02:51 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kush tenton i pari të falë krimin?

E diele, 03.09.2017, 11:38 AM


KUSH TENTON I PARI TË FAL KRIMIN ?

Nga Dedë Preqi

Krimineli nuk duhet të falet pa u ndëshkuar vepra e tij dhe e bashkëpunëtorëve të krimit, edhe pse falja është akt i veqantë dhe shembëll i kulturës njerëzore, por falja e kriminelit të pa ndëshkuar nga drejtësia, është sikur do e vlerësojmë dhe çmojmë vepren e kriminelit(djallit) që nuk mbetët gjë tjetër, vetëm t’ia ndëtojmë këtij akti barbarë edhe një lapidar në shenjë respekti dhe nderimi.

Serbia është një mëkatare e madhe ndaj shqiptarëve, e cila mëkatët e saja i ka të moqme, që nga koha e Pashiqëve, Karagjorgjeviqëve, çubrilloviqëve, Andriqëve, Rankoviqëve dhe deri te Millosheviqi i fundit Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq,  me shumë bashkëpunëtorë të tjerë, i cili ky i fundit duket më mjeshtër se të gjithë paraardhësit e tij, me një karakteristikë të veqantë, duke e ndezë fitilin me buzëqeshje.

Dhe aktualisht, në kohën kur Kosova dhe populli i saj u ngritë përfundimisht në këmbët e veta, dhe  radhitët në rendin e kombeve të çliruara të Ballkanit perëndimor, ky shtet akoma ka nevojë të përkrahet dhe mbrohet nga Fuqitë e mëdha përëndimore, sidomos nga SHBA-të dhe BE-ja, sepse kafshimet e regjimit serb janë pothuaj  prezente dhe simptomet e këtij helmimi rrezultojnë të pashërueshme, në veqanti në veriun e Mitrovicës, apo në pjesën ku banohet me shumicë serbe.

Populli serb i pjesës veriore të Mitrovicës, në këtë pjesë të vendit jeton dhe frymon ndryshe, dhe janë më të priveligjuarit ndër popuj tjerë të vendit, dhe shumica e tyre i kanë uzurpuar me dhunë tokat dhe pronat e shqiptarëve, duke ndërtuar edhe ndërtime të reja pa ndonjë leje komunale, apo shtetërore, si edhe duke sjellë kolon me serb nga pjesët e ndryshme të Serbisë.

Ndërsa, shqiptarët e këtij vendi edhe pse gjinden në pronat e veta, ata nuk lejohen të bëjnë një gjë të tillë dhe të njëjtën brengë e kanë edhe të tjerët në pjesën jugore të Mitrovicës, te Kroi i Vitakut, te Lagja e Doktorëve dhe në shumë pjesë të kësaj ane ku banohet me shumicë shqiptare, të cilët pengohen dhe demolohen ndërtimet e shtëpiave të tyre nga grupet kriminale serbe, sikur që kjo pjesë e vendit nuk ka të bëjë fare me ligjet dhe Instuticionet e Kosovës.

Popull serb që jeton në veri të Mitrovicës, edhe ky është popull i Kosovës, i cili jeton dhe bënë çfarë të dojë në këtë pjesë të vendit, ku në mesin e tyre ka plot kriminel, njerëz të pazarëve dhe organizimëve të ndryshme kriminale, të cilët fare pak janë të kontrolluar nga organet dhe Institucionet e vendit. Kryetari i vendit, apo kryeministri i Kosovës, si dhe qeveritarët e saj, këtë pjesë të vendit mund ta shohin vetëm përmes ekranit televeziv, përndryshe  edhe përmes forcave të KFOR-it.

Nga kjo pjesë e vendit dalin dhe hynë njerëz që shantazhojnë dhe denigrojnë Republikën e Kosovës, duke hyrë ilegalisht, sikur këto ditë që hynë grupe kriminale serbe dhe pjesëtar të rusëve, që hyrja e tyre ilegale do të quhet e dyshimtë dhe paraqet shkelje ligjore dhe mos respektim të ligjeve të një shteti.

Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës, janë të derigjuar nga Beogradi, të cilët në organizimet e tyre politike, me trup veprojnë në Kosovë, ndërsa veshët ua ngreh Beogradi, të cilët të trimëruar nga kreu i Serbisë, ata marrin urdhëra dhe kur duan marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës, të cilëve u janë garantuar edhe vendet e pa merituara në Parlamentin e Kosovës.

Kosova dhe populli i saj, nuk do të thotë se do të mirret gjithnjë vetëm me të kaluarën e hidhur të saj, por janë shumë faktor që ndikojnë dhe nuk mund të tejkalohen aq lehtë, nga se nuk ka rrugëdalje të arsyeshme, që do ta zavendësojë politikën e ndonjë marrëveshje dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë, pa i dhënë parakushte palës serbe.

Kryetari H.Thaçi, nuk duhet të nxitojë në  përmbarimin e një kapitulli të mbarsuar me farën e djallit, sepse pjella e tij po prodhon përditë djajë të vegjël, dhe duke shtrenguar duart me të tillët para opinionit dhe botës, duhet sy me sy dhe dhëmb për dhëmb në tryezën e BE-së, të paraqitën dëshmitë dhe arguntet e krimit të saj, dhe të sqarohet epoka e re Serbisë, e cila akoma nuk e ka ndryshue fare kursin e saj politik ndaj Kosovës.

Duke dhënë dëshmi të mjaftueshme të krimëve që ka shkakëtuar Serbia dhe regjimi i tij kundër   kësaj popullate, përveq tjerash,  janë edhe 16oo kufoma të pagjetura nga masakrat e luftës së fundit, për të cilët kanë njohuni të mjaftueshme dhe skica të luftës së fundit qeveritarët e Serbisë, se ku janë të fshehura, apo të ndodhura këto kufoma të luftës, të cilët pritën me vite nga familjarët e tyre.

Kosova dhe udhëqja e saj, duhet të turpërohet para popullit të vet dhe në një mënyrë duhet të kërkojë falje kësaj popullate të dëmtuar, sepse nuk e muar guximin e të drejtës për të akuzuar Serbinë për gjenocidin e saj, që ia shkakëtoj kësaj popullate tëpafajshme. Prandaj, takimet që po i bënë presidenti H.Thaçi, me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa do që do të dukeshin të frytshme, deri me tani rrezulltati i tyre mund të barazohet vetëm me një takim « lojtarësh të basketit», se cili do ti futë kosha njëri-tjetrit më shumë, por jo edhe me ndonjë marrëveshje serioze në mes këtyre dy vendeve.

Kosova nuk është në gjendje të përballoj ndonjë luftë të mundshme me Serbinë, por ky vend, ky shtet i ka sot të drejtat e veta, të cilat duhet ti shfrytëzoj edhe në bazë të ligjeve Ndërkombëtare dhe të drejtave njerëzore, duke e akuzuar Serbinë për gjenocidin që ia ka shkakëtuar kësaj popullate. Regjimet e egra dhe ato moniste gjithkund në botën demokratike janë dënuar dhe e kanë marrë dënimin e merituar aty, këtu, prandaj edhe Serbia hynë në grupin e regjimëve të tilla dhe të egra, e cila e meriton atë që e ka mbjellë, në një mënyrë da e kishte disiplinuar më mirë, edhe për Evropën do ishte më e shëndetshme…



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora