E diele, 28.04.2024, 11:22 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Një botë e etur për ty

E enjte, 31.08.2017, 07:52 PM


Dedë Preqi

 

NJË BOTË  E ETUR  PËR TY

 

-poemë-

 

(Nenës Terezë)

 

Plot fëmijë t’uritur, rrugëve e me peshë t‘ humbur

Drithmën e buzëve të tyre e digjte etja e diellit

Si gjethe të thara fluturonin zogjtë e trembur

Atje ndër muzgje ku dita  gëdhinte si e çmendur.

 

Ajo, u grishë në vallen e kësaj loje pikëllimi

Ku edhe thneglat vyshkën në këtë vrazhdësi,

Dhe u bë kurban  i pavdekshëm i këtij mjerimi

Ndoshta, për t’jetuar si Nënë Terezë, në përjetësi.

 

Rreth vetës bota i kujton hapat e saj të qetë

Dhe ato duar të vokëta mbi akujt e ngrirë

Ku skeletët lëshonin të puthura e vrazhdësi

Që iknin pa zë në mbarim të ditës jeshile

Të paluar si kallëzit e grurit në fuqinë e erës

Mbi heshtjen e botës dhe dashurinë me» hile».

 

E pamundur ishte vallja që i printe kjo princezë ,

Sikur ullinj të zdeshur i afronte e i merrte për dore

Duke i përgëdhelë si guaca të mbyllura në kafaz ngjeshur

Stoli pa shpirt shkëlqenin në ballin e saj si qirinjë të ndezur.

 

Jeta e nëpërkëmbur në vorbullën e jargëve rrëshqet

Rrugën e kalon si qerre e thyer që dërmon shpirtin,

Ajo, diçka psherëtinte në zemren e saj që ndoshta…

Kjo ia shtonte shpresat se do të ketë rreze të ngrohta !?...

 

Sikur ullinjë të ndrydhur që i shkel këmba e pa mëshirshme

Dhe diçka e zymtë i sillej nëpër kokë, që përpiqej ti harronte,

E herë pas here, duke u dëshpëruar në vetën e saj tinëzisht

Dhe në zotin, që i lutej e i kërkonte falje njëqind herë në ditë.

 

Çfarë kujtimesh e lidhin botën me Nënën e dashurisë

Athua s’do e mbulon pluhuri i harresës dhe historisë,

Sa herë lutej e digjej mbi valët e përbytura pa shira

Me butësi i udhëtonte shpresat për ditë më të mira.

 

«Dikujt në ëndërr iu kishte diftuar një mrekulli e madhe

Që do ua mbushte  xhepat me florinj skeletëve në rrugë

Të derdhur si xehe, që presin ti shkrijë dielli në minerale».

 

Uria e varfëria që shuan çdo epsh njerëzor dhe shkund

Lulet e njoma në hedhurina i gjuan si në pus pa fund,

Të uritur  dergjen si frutat e sqepuar me sqepat e forta

Si hije të dridhura do prehen në duart e saja të ngrohta.

 

Me dashuri e pranoi gatimin e dhembjeve t’shpirtit

Në mes stuhive të dehura të botës së mjerimit

Atje largë nisur, n’ Kallkutën e kalamajve  të braktisur.

 

Energjia e shpirtit saj shkrepte si rrufe mbi ullinjët e zi

Si ndonjë luftëtare e pa epur  mbi fuqitë e erës stuhi

Që mëshehtas i zhdaraviste  gjethet e thara duke i përbi.

 

Mëngjezi dhe mbrëmja ishin plot lutje e rruzgjare

Nga qetësia e hapave të saj iknin orët e vona pa i parë

Që kumbonin në heshtje si gjurmat e pulbardhës mbi zallë.

 

Para syve të botës derdhën plot lumenj të varfërisë

Ku vaporët e mbushur lundrojnë nëpër këto valë

Përshesh më dhembje hahët e gëlltitët  pa shije

Mbi fytyrën e kësaj bote të përhirë e të pështirë .

 

T’i dëgjoj më mirë dhimbjet e shpirtit u afrua në valët e saj

Si barkë e plaguar, por e fortë për tu përballur me stuhitë,

Me lutje e besim te Zoti, e mbështeti vullnetin e saj çelik

Bashkë me plot shoqe  lundroi mbi  këto valë pa frikë .

 

Oh, nëna ime, kishte psheretitur  njeriu i parë që zbriti në tokë

Ëndërra e gjallë e zgjoi shqetësimin dhe pasigurinë mbi këtë botë,

Poashtu, mrekullia e nënës tregon shembullin e gjurmave mbi plagët

Që harrnoheshin me duart e prajshme të saj, aty ku jeta qelbët e jargët.

 

Nuk ishin të kota lutjet e Nënës, duke pohuar shenjat e vjetra

Shumica e njerëzve jetojnë e meditojnë me botëkuptimet e veta,

Por sëcilin do e godas mallkimi, nëse  gjarpërit helmin ia huazon

Duke ndjerë vetën si fajtor , që nuk e dinë pse në këtë botë jeton.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora