| E enjte, 31.08.2017, 07:52 PM |
Dedë Preqi
NJË BOTË E ETUR PËR TY
-poemë-
(Nenës Terezë)
Plot fëmijë t’uritur, rrugëve e me peshë t‘ humbur
Drithmën e buzëve të tyre e digjte etja e diellit
Si gjethe të thara fluturonin zogjtë e trembur
Atje ndër muzgje ku dita gëdhinte si e çmendur.
Ajo, u grishë në vallen e kësaj loje pikëllimi
Ku edhe thneglat vyshkën në këtë vrazhdësi,
Dhe u bë kurban i pavdekshëm i këtij mjerimi
Ndoshta, për t’jetuar si Nënë Terezë, në përjetësi.
Rreth vetës bota i kujton hapat e saj të qetë
Dhe ato duar të vokëta mbi akujt e ngrirë
Ku skeletët lëshonin të puthura e vrazhdësi
Që iknin pa zë në mbarim të ditës jeshile
Të paluar si kallëzit e grurit në fuqinë e erës
Mbi heshtjen e botës dhe dashurinë me» hile».
E pamundur ishte vallja që i printe kjo princezë ,
Sikur ullinj të zdeshur i afronte e i merrte për dore
Duke i përgëdhelë si guaca të mbyllura në kafaz ngjeshur
Stoli pa shpirt shkëlqenin në ballin e saj si qirinjë të ndezur.
Jeta e nëpërkëmbur në vorbullën e jargëve rrëshqet
Rrugën e kalon si qerre e thyer që dërmon shpirtin,
Ajo, diçka psherëtinte në zemren e saj që ndoshta…
Kjo ia shtonte shpresat se do të ketë rreze të ngrohta !?...
Sikur ullinjë të ndrydhur që i shkel këmba e pa mëshirshme
Dhe diçka e zymtë i sillej nëpër kokë, që përpiqej ti harronte,
E herë pas here, duke u dëshpëruar në vetën e saj tinëzisht
Dhe në zotin, që i lutej e i kërkonte falje njëqind herë në ditë.
Çfarë kujtimesh e lidhin botën me Nënën e dashurisë
Athua s’do e mbulon pluhuri i harresës dhe historisë,
Sa herë lutej e digjej mbi valët e përbytura pa shira
Me butësi i udhëtonte shpresat për ditë më të mira.
«Dikujt në ëndërr iu kishte diftuar një mrekulli e madhe
Që do ua mbushte xhepat me florinj skeletëve në rrugë
Të derdhur si xehe, që presin ti shkrijë dielli në minerale».
Uria e varfëria që shuan çdo epsh njerëzor dhe shkund
Lulet e njoma në hedhurina i gjuan si në pus pa fund,
Të uritur dergjen si frutat e sqepuar me sqepat e forta
Si hije të dridhura do prehen në duart e saja të ngrohta.
Me dashuri e pranoi gatimin e dhembjeve t’shpirtit
Në mes stuhive të dehura të botës së mjerimit
Atje largë nisur, n’ Kallkutën e kalamajve të braktisur.
Energjia e shpirtit saj shkrepte si rrufe mbi ullinjët e zi
Si ndonjë luftëtare e pa epur mbi fuqitë e erës stuhi
Që mëshehtas i zhdaraviste gjethet e thara duke i përbi.
Mëngjezi dhe mbrëmja ishin plot lutje e rruzgjare
Nga qetësia e hapave të saj iknin orët e vona pa i parë
Që kumbonin në heshtje si gjurmat e pulbardhës mbi zallë.
Para syve të botës derdhën plot lumenj të varfërisë
Ku vaporët e mbushur lundrojnë nëpër këto valë
Përshesh më dhembje hahët e gëlltitët pa shije
Mbi fytyrën e kësaj bote të përhirë e të pështirë .
T’i dëgjoj më mirë dhimbjet e shpirtit u afrua në valët e saj
Si barkë e plaguar, por e fortë për tu përballur me stuhitë,
Me lutje e besim te Zoti, e mbështeti vullnetin e saj çelik
Bashkë me plot shoqe lundroi mbi këto valë pa frikë .
Oh, nëna ime, kishte psheretitur njeriu i parë që zbriti në tokë
Ëndërra e gjallë e zgjoi shqetësimin dhe pasigurinë mbi këtë botë,
Poashtu, mrekullia e nënës tregon shembullin e gjurmave mbi plagët
Që harrnoheshin me duart e prajshme të saj, aty ku jeta qelbët e jargët.
Nuk ishin të kota lutjet e Nënës, duke pohuar shenjat e vjetra
Shumica e njerëzve jetojnë e meditojnë me botëkuptimet e veta,
Por sëcilin do e godas mallkimi, nëse gjarpërit helmin ia huazon
Duke ndjerë vetën si fajtor , që nuk e dinë pse në këtë botë jeton.