E premte, 26.04.2024, 05:52 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Dhuna ndaj gruas, akti më qyqarë

E merkure, 30.08.2017, 08:12 PM


DHUNA NDAJ GRUAS, AKTI MË QYQARË, JO RAST I RRALLË EDHE NDËR SHQIPTARË

Nga Dedë Preqi

Veprimet dhe sjelljet e dhunës ndaj gruas,  i hasim përditë edhe në shoqërinë sotme  bashkëkohore, dhe si akte të tilla do ti quanim akte qyqare, dhe pikërisht bënë përshtypjen e një shoqërie primitive, që bënë të dyshojmë në fuqinë dhe aftësinë e saj për të organizuar një shtet të mirëfillt dhe me të drejta të barabarta ndaj gjinive. Natyrisht, në të gjeturit e divergjencave të ndryshme  në brendësinë e përsonazheve të gjinisë femër, duke e fajësuar atë, vend e pa vend, fatkeqësitë e tilla mund ti nënshtrohen vetëm një shoqërie të tillë, e cila ka mungesë të ligjeve dhe rregullave të saj në drejtësi, si pasoj primitive dhe negative e zhvillimit të një shoqërie.

Faktori që e degëzon këtë kategori njerëzore të gjinisë femër, apo grua, për pasojën e përgjegjësisë ndaj saj, dhe bastion i çfarë natyre të përgjegjësisë është faktori mashkull, i cili i mbanë në duart e veta frerët e panevojshëm të saj, duke e konsideruar atë, si objekt të vetin, apo skllave, si një relacion i mundshëm primitiv, ku mundet të shfryej gjithçka nga epshet e tija, por edhe shtazarake, duke përdorë metodën e dhunës ndaj saj.

Një diferencim i tillë kërkon përgjegjësi të madhe në shoqërinë bashkëkohore dhe përgjegjësia ndaj këtij misioni, mund të kuptohet si përgjegjësi ndaj idealit të një shoqërie, gjegjësisht do të nënkuptonim sintezën, apo shkrirjen e gjithë faktorëve shoqëror, e cila do të quhej edhe përgjegjësi ndaj kodit të vet shtetëror, etiko-moral e shoqëror të një vendi. Sot kemi argumenta të panumërta të këtij veprimi, dhe më e keqja, dhuna ndaj gruas është jo rast i rrallë edhe ndër shqiptar.

Prej kësaj shkalle del se, shoqëria kosovare akoma do na duket e mbrapambetur, e cila nuk është bindëse prirja e saj për ta kuptuar demokracinë dhe rrolin e vet në këtë fushë të sistemit më bashkëkohor, duke mos përfillur rregullat e saj, si edhe shtetin e vet ligjor, i cili i posedon të gjitha të drejtat dhe nevojat e këtij faktori shoqëroro-njerëzor, dhe me përshtpjen se një shoqëri e tillë, akoma nuk është formuar në atë nivel si koshiencë, e cila s’do të kishte nevojë për faktorin e jashtëm, apo që mund të jetë e zonja, që shpërthimet e brendshme mund ti rregullojë pa ndihmën e ndonjë faktori ndërkombëtar.

Dhuna ndaj gruas shqiptare, është akti më barbarë dhe më qyqarë i një kategorie njerëzore,  dhe historia  shqiptare e ka të frekët  aspektin e këtij monstrumi të vrazhdë dhe fashizoid,  që shkakëtoj ushtria dhe paramilitarët e Serbisë, ndaj femres shqiptare. Prandaj, përsonazhet e sotëm nga radhët e atyre njerëzve , të cilët e luajnë një rrol të tillë dhunues ndaj gruas në shoqërinë kosovare, ndryshe do ti quanim « mbeturia » të kohës dhe të një shoqërie të mbrapambetur, që në mungesë të zbatimit të ligjeve, e gjejnë terenin e përshtatshëm, ku paraqiten krimet e organizuara, dhuna ndaj femrës dhe ndaj familjes, korrupsioni dhe gjitha elemntet e një vendi që humb shpresat, kuptimin dhe vlerën e dinjitetit njerëzor.

Edhe në Kosovë, sikur është bërë shprehi dhuna ndaj gruas, apo me një fjalë tjetër, dhunë ndaj nënës, motres dhe femres shqiptare, që sëcili duhet ta kthejë aktin e shëmtuar në anën e vet përsonale dhe të gjykojë veprimet e tilla, si do ta pranonte me ndjenjat e veta njerëzore rrahjen e motres, rrahjen e bashkëshortës, rrahjen e vajzës dhe të nënës së tij. Nganjëherë situata në të cilën gjindet njeriu mund ta shfrytëzojë pa vetëdije, por kjo që po ndodhë kohëve të fundit në Kosovë, janë pothuaj të organizuara, duke i dhënë një mësazh të keq mbarë shoqërisë dhe vendit në përgjithsi.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora