Kulturë
Vjollca Koni: Atje ku lash kujtimet
E marte, 06.06.2017, 07:00 PM
Vjollca Koni
ATJE KU LASH KUJTIMET...
E lindur Atje, ku në agim të puthë rrezja,
E fushë e gjerë mbushur me lulëkuqe;
flokët ku zbukuroja me fjongo mëndafshi
e për vathë, mbaja dy qershi të kuqe!
Mbi buzët e njoma, dy petale trëndafili,
vrapoja te pasqyra si llasticë...
Sa ëmbël më vinte, përqafimi tej xhamit,
e buzëqeshja, më ngrohte në shpirt!
Sa lumturohesha, kur kulloste mëshqerra,
gushën zbukuruar me gjerdan manaferrash;
kur qëngjat loznin në lëndina,
e këng' e bilbilit, shoqëronte blegërimë kecash.
Sa e dashur, ishte pasqyrë e asaj kohe!
Po tani, çfar po ngjet, me mua vallë?
Më përqesh pasqyra, apo më gënjejnë sytë!
S'm'i pelqen perlat, as stolitë që mbaj var!
O, kohë e varfër, mbushur me dashuri;
tretur, si vesa, që përpin dielli;
mbi çdo lule ngjyre a qershi,
buzëqeshja ime, relikt atje ngeli!
PAMUNDËSI!?...
Nënë, nuk kam mundesi të bëhem hënë,
te dritarja të shfaqem, çdo natë!
Por, me shpirt e them, dashuria ime,
më mungon, në çdo orë e në çdo çast!
E di, se më kërkon kudo e në çdo kohë;
zemra më djeg, si prushi eshkën e tharë.
T? them, Nënoke unë, bija jote nga larg:
Të dua, aq shumë si dy syt? e mi, në ballë!