Kulturë
Luljeta Petani: Për Shën Valentin
E hene, 13.02.2017, 08:56 PM
LULJETA PETANI
Për Shën Valentin
Opinion
Si te pregatitemi per te festuar Shen Valentinin,thote emisjoni televiziv !!!!!
Dje u varrosën dy te rinj , te vrarë nga plumbat !
Motivi .....dashuria !!!
Historia.......Si Romeo dhe Xhuljeta....u tha !!!
Krim pasioni ,e quajti policia.
Ashtu e besuan të gjithë!
U vertetua se djali ishte vrasesi ,por ai u varros si burri i ndershëm e i mire mes qindra vetëve dhe luleve në varrimin !
Por , vajzen ,viktimen e vërtetë, te kesaj ngjarje ,e percollen per ne varreza vetëm nëna e babai i saj !
Te tjere nuk guxuan a nuk deshen ta shpinin deri tek varrezat ,se ajo kishte marre statusin " E turperuar"!
Nje grua e martuar ,kishte dashuruar nje burre tjeter te.martuar !!
Perpos kodit moral, e shkaqeve pse ata te rinj ishin dashuruar edhe ne keto kushte,pyes :
Vertet duhej braktisur kjo vajze deri ne ate mase sa te mos hidhej as nje lopate dhe mbi te !!!???
Kjo eshte nje historia tragjike !
E gjykuar rende e pa shpirt vajza 29 vjeçare ,per shkelje te kodi moral , ndersa djali JO !!!
Ceshte kjo shoqeri e pa vertete dhe hipokrite !!
Ceshte kjo shoqëri që nuk ngre zerin për te ndaluar e parandaluar prostitucionin qe po perhapet me shpejtesi edhe ne vendin tone !!
Sa vajza tona kane perfunduar prostituta nëpër botë nga halli dhe varferia ????
Sa shume e shpesh e dime te gjithe se për një vend pune, cfar i kerkohet e si kerkohet nje femere !
Sa shume e shpesh degjojme te gjithe per lidhje jasht martesore !!!
Po pse hipokrizia dhe gjoja sedra e semure ,godet pas vdekjes vetem 29 vjeçaren ???
Ajo vajze mund ta kete krijuar atë marrëdhënie edhe vetem sipas zemrës!
Kuzhdo ka te drejte te doje e ta duan !
Cdo perjashtim nga rregulli , nxitet nga nje rrethanë a nga një mungesë !!!
Ndaj,ajo vajze nuk mund te privohej nga e drejta per tu varrosur si vajze e nje familjeje ne origjine,si nene e nje femije,si moter,si kushurire si shoqe e mike !
Ajo s'duhej varrosur ne menyre kaq drithëruese,ndryshe nga vrasesi!!
Ne prag te kesaj date ,ku kjo histori ,perkon me historine e Romeos dhe Zhuljetes ,mire eshte te kuptojme qe edhe ne kete shekull, tek ne femra nuk gjen barazi !
Dashuron ,lind femije,krijon familje,denigrohet, e me pas edhe vritet !!
E kjo shoqeri e shtirur,respekton vrasësin,
dhe ndeshkon viktimen !
Zoti i dhente force prinderve te kesaj vajze per te perballuar kete dhimbje te dyfishte,humbjen e vajzes dhe gjykimin e njerezve !
Edhe nje gje !!
Kjo vajze nuk vodhi bankat,nuk shperndau droge,nuk firmosi tendera ,nuk fitoi konsencione...... !!!
Ajo vec dashuroi!!
Kjo per Shen Valentin!!!