E shtune, 27.04.2024, 05:39 AM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Letër e hapur z. Jakup Krasniqit

E premte, 23.12.2016, 07:15 PM


Letër e hapur z. Jakup Krasniqit

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Z. Jakup, është tepër vonë ti tregosh popullit shqiptar të Kosovës për të gjitha të kqijat që i sollën Kosovës dhe popullit shqiptar bashkëpuntorët e tu më të ngusht, z. Thaçi, z. Veseli apo edhe z. Lladrovci, gjatë Luftës dhe pas luftës. Mos  harro se ti z.Jakup, në këto periudha kohore pra, gjatë luftës dhe pas luftës, keni ngrënë s'bashku me Hashimin, Kadriun, Fatmirin, Xhavitin...kulaqin e Kosovës. Ju i shtruat tepihun e kuq Hashim Thaçi, t që ti kap postet më të larta të qeverisjes së Kosovës, ku aktualisht është President i Republikës së Kosovës. Për shumë vite pas luftës, ti ishe sekretar i përgjithshëm i PD-së, që do të thot "Dyshi" i partisë. Por, edhe  duke qenë nën "ombrellën " Thaçit, në funksionet më të larta të R. së Kosovës: kryetar i Kuvendit, bile edhe ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës. Tani nuk do t'ishte njerëzore ta shkelni bukën e partisë. Ka të drejtë plotësisht z. Veseli kur iu drejtohet bashkëfshatarëve të juaj: " Mbajeni mend ju bashkëfshatarë të Jakup Krasniqit se ai ( Jakup Krasniqi-FM) kurrë në jetën e vet nuk do të përfitojë aq sa ka përfituar sa ka qenë në PD të Kosovës". Shumë e vërtetë. Të gjitha privilegjet ju i fituat falë "Nënës Parti-PD-së. Ti e prishe "kurorën" me PD-në dhe Hashimin, vetëm kur arritët zenitin në kapjen e pushtetit dhe po thuaj i realizuat ëndërrat e juaja, për të siguruar benifite të mëdha dhe jetë luksoze edhe për fëmijët e juaj, me djerësen dhe paratë e popullit shqiptar të Kosovës. Ti dhe Fatmir Limaj, u larguat nga PD-ja vetëm kur u bindët se nuk i duheni më Hashimit. Ju vetë keni pranuar se Hashimi " dikur më thërriste baca Jakup, e tani jakupvski"! Pyetjet që ti ia drejton z. Lladrovci: "se kush e keqpërdori fondin VENDLINDJA THËRRET"? Nuk mund ta besoj se edhe ju nuk jeni në dijeni të gjithë kësaj, prandaj shpjegoju popullit atë që ti di. Në shkrimet e shumëta që ti i plason në mediat e ndryshme, nuk më ra të lexoi, se ti pranon se ke bërë gabime apo mban ndonj faj për gjithë këto të zeza që i sollët Kosovës. Ti nuk pate guximin intelektual e as njerëzor, që të dalësh publikisht dhe ti kërkoni falje popullit shqiptar dhe Kosovës. Ti i drejtohesh treshës : Hashimit, Kadriut e Lladrovcit: "... Nuk jeni vetëm ju që do t'u vret buka e popullit, gjaku i dëshmorëve dhe mundi i luftëtarëve! Populli që i përvetësuat gjithçka në mënyrë të paligjshme po e leni me gishta në gojë! Drenicës në veçanti  e kombit në përgjithësi ia keni qitur faqen e zezë".... Me këtë jam edhe unë dakort por, është dashur në këtë grup ta fusësh edhe vetën. Megjithatë, Kosovës martire dhe Drenicës së lavdishme të Adem Jasharit e Tahir Mehajt, nuk mundet askush ti qesi faqen e zezë. Faqen e zezë gjithkush ia qet vetës. Ti, pastaj deklaron: "... " Në mes këtyre treve (Hashimit, Kadriut e Lladrovcit-FM) kishte dallime aq të mëdha sa edhe UÇK-në e kishin bërë copa-copa. Këto copa kam arritur ti bashkoi unë në Kosovë e në Shqipëri ...

Dhe gjithë këto marrëzi,  ti i tregon opinionit pas 16 vitesh! Kjo dhe shumë të tjera, ngase ju vetëm sa keni filluar të kruheni nga pak por, jo edhe të ballafaqoheni me të kqijat që ia sollët Kosovës  për gjithë këto vite, kush më shumë e kush më pak. Përplasjet e juaja do të jenë të ashpra e tronditëse.

Dhe krejt në fund, z. Jakup e kam një propozim për të mirën t'ënde:

Kërkoni falje publike popullit shqiptar të Kosovës, për gjithë të kqijat që ia sollët, për gjithë atë që keni mundur tia bëni për të mirën e Kosovës, dhe nuk i bët. Strukuni në parajsën t'ënde që e krijove falë "nënës parti", pushoje trupin në këto vite të pleqërisë dhe mos i shitni moral të tjerëve duke u paraqitur si melaqe e këtij populli, sepse " suret" tua në media janë bërë tepër bajat!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora