E premte, 26.04.2024, 03:53 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Armiku hiqet si mik

E shtune, 19.11.2016, 07:14 PM


NA RUAJTË ZOTI NGA ARMIKU QË TË HIQET SI MIK E TË HA NË BESË, SE ARMIKUN E HAPËT E KEMI MERAK VETË...

Nga Afrim Caka

Programi ynë kombëtar duhet t’i shpallë të shenjta interesat tona kombëtare duke shtruar teza kombëtare të një rëndësie të veçantë.

Thelbin duhet kërkuar pikërishtë tek fjala e fenerëve ndriçuesë. Një kombë. Një fenerë. Një nyje, një lëmshë që të mblidhet në gjoks.

Nga ç’fatalitet, nga ç’pakujdesi do ta zhbëjmë në praktikë këtë teori të islamit politikë arabë që trumbetohet çdo ditë nga Don Kishoti “shqiptar” Naim Tërnava - “Turqia duhet të jetë më e pranishme në Dardani...”. Sikur koha e ikur 540 vjeçare e sundimit të ishte e ngjashme me krijimin e një kombi të ri muslimanë. Donkishotizmi i Tërnaves udhëton pa pasur asnjë destinacion për kombin si Haxhi Qamili dikur motit. Madje, duke i dhënë vetës të drejtën e gjykimit se Dardania duhet të sundohet nga osmanlitë e rinjë e quan veten dhe ndjeksit e vet “ne, katundarët”, kurse armiqtë “ata shqiptarët”. Kur sjelljet e tij bien ndesh me moralin shqiptar, kjo ndodh sepse ne nuk besojmë që për ne ka ndonjë të mirë, por të bëjmë të kundërtën e saj që ata predikojnë me nacionalizëm pozitiv.

Ky llojë islami politikë arabë nuk mund të predikohet në Dardani...

Shumë intelektualë shqiptarë nuk u është kundërvënë sa duhet dhe sa është e nevojshme as dokurive të ndasive në jetën politike e kulturore shqiptare. I kanë kaluar në heshtje paraqitjet e beduinëve nga turqia e arabia dhe shpeshherë duke na ndarë në të krishterë e myslimanë! Kjo, në të vërtetë është islam politikë që gjithnjë është duke shkuar pas “Organizatave terroriste”, ka luajtur dhe po luanë rol çintegrues e antikombëtar dhe ku i kanë evokuar rrejshëm ligjeratat e tyre! Kjo është një etapë tjetër e re drejtë rrugës së varrit, ku po ecim me nxitim Tërnavët, Halilët, hoxhallarët dhe shokët e tyre.

Është e qartë pra për të gjtihë se ç’janë këta Halil e ca hoxhallarë “modernë”, me ata turqë në krye, që puthen me spiunë e tradhtarë në të katër anët e vendit, që luftojnë me, tërbim kombin shqiptar dhe të gjithë atdhetarët që janë e që duhet ngritur në luftë për ta mbrojtur kulturën tonë. E gjithë kjo vërteton edhe një herë degjenerimin renegatëve shqiptarë.

Prej tradhtive të tilla mund të pritej gjithçka. Nga shurdhimi osmano-hoxhallarë u sajua diçka e frikëshme në befasinë e tonë, prirja për t’u marrë veshë tradhtarët e spiunët në mes veti. Thirrja për t’u kthyer në kosovarë e turqë. Aq shumë serbia i ka rrahur daullet për një emërtim të tillë! Në të vërtetë, përpara nuk ka qenë kështu. Atëherë kishte zgjim kombëtar... Një thirrje një kumbim helmues që nuk ka qenë më drejtpërdrejt, por më tepër se sa sot nga Matoshët, Shefqetët, Tërnavët dhe kuislingët tjerë. Dardania s’mund të ishte veç mosbesues për këta renegatë gjak humbur. Një sheshtimë që ka mbetur përgjysmë që pas shembjes së Perandorisë Anadollake, por gërmadha e projektit makabër për shuarjen e një kombi Dardanë. Që Dardania të pushonte së qeni e shtrenjtë për shqiptarët?

Ngjarjet e fundit i kemi dëgjuar në heshtje Halil Matoshin e tërbuar duke thënë se prej një kombi të bëhen dy dhe ashtu, në perspektivën historike, prej një populli shqiptarë të bëhen dy llojë shqiptarësh... O Matosh, ç’është kjo fjalë e habitëshme “komb”. T’u thaftë ajo gojë! Ç’farë ç’mësova sot prej jush, shqiptarët të vetmit që kanë një fjalë të tyre për kombin dyshë. O Zot! Njëri të mbetet shqiptar beduin, e tjetri të bëhet kosovarë si ata të Mamushësh!!! Në krye kthimi në gjysmëshqiptarë, për të arritur së fundi te mutacioni fatal: shndërrimi në kombë musliman. Nga kjo te etnonimi “turk” nuk mbetej veçse një hap. ?’është edhe më keq, u bënë përpjekje që edhe vetë pushtetarët të viheshin në shërbim të kësaj tradhtie. Shembull tragjik është përpjekja e një analisti banal Halil Matoshi ta kompremetojë popullin Dardanë në këtë fushë. Ky mortë të merrë pa frikë...!

Ky është një pazar i madh! Ne nuk do t’ju lejojmë të bëjnë pazar në dëmë të Atdheut.

Vetëm Halili me disa hoxhallarë, të cilët janë në kundërshtim me të vërtetën, janë përpjekur ta zëvendësojnë atë me sharje, sulme të ulëta e akuza false ndaj kombit, historisë dhe kulturës shqiptare. Në qoftëse i shohim gjërat me sy, atëherë është e qartë se këta hoxhallarë të sotëm as kanë ndyshuar dhe as kanë ndërmend të ndyshojnë. Halili me këta hoxhallarë janë të vendosur në rrugën e tyre të tradhtisë. Jam i sigurt se Erdoganët dhe serbët i presin me padurim çfaqjet e tilla kundër shqiptare. Dhuratë më të madhe nuk mund të ketë për ta. Historia pra, do t’ju ndjekë pas...

Filozofia e pritjes dhe amullia e sotme politike dolën shterpe. Pritja mund të jetë, akumuluese, por edhe shkatrruese. Moskuptimi, e jepnin dy kohët, njëra e sundimit turkë e tjetra e sundimt të kësaj klase politike. Të ftohtë e të vetmuar qëndronin përballë njëri tjetrit, si dy figura fantazmë nga mjegulla, secila po e kryen punën e saj, më saktë, në luftrat e tyre antishqiptare. Njëra e vjetër disa shekuj, por që vazhdonte ende edhe sot, tjetra, pasluftes, si e ngrirë në akull, testamenti i lënë përgjysmë që priste, ndoshta, kohën për t’u rizgjuar.

Përgjigja nuk është e vështirë për ta kuptuar!

Ka disa shqiptarë renegatë që e keqkuptojnë veten e tyre... Eh, ç’na ndryshuatë shqiptarinë në Maqedoni në arabë e turqë...! Disa nga këta pasardhës nesër patjetër do të bëhen ndër turqë edhe qeveritarë lokalë dhe të pushtetit qendror në Stamboll, do të zgjidhen deputetë, ministra e kryeministra drejtë kallxues, do të bëhen gjeneralë, poetë e profesor deri sa të vijë një tjetër Erdogan që ti fusë në burgë. Raportet marrëdhënie – allishverishe, liri-robëri, shpeshherë haptas e shpeshherë me maska. Dhe kryesorja: që të jesh turk, do të përfitosh si i tillë, por, ndërkaq, si i tillë, pra si i pabesë, do të ndëshkohesh.

Dhuna politike, më qartë se e gjitha po zhvillohet para syve tanë. Në qoftëse nuk arrijmë të ndikojmë dhe ta ndalim, nesër nuk do të ishte plotësisht e drejtë të të akuzonim vetëm historinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, pa dënuar edhe mungesën e gatishmërisë së përpjekjeve adeukate dhe aftësisë sonë, si pjesëmarrës të drejtpërdrejt në hapsirat mbarë shqiptare.

Me këtë veprim regjimi Maqedon dhe ai fetar “islami politikë” tregoi fytyrën e vet shovene duke i shtyrë shqiptarët për t’i ndërruar emrat në ate arabë e turqë, sepse janë kundër përparimit e zhvillimit të përgjithshëm të popullit shqiptar. Këto akte, krahas shkallëzimit të represionit policor e klerikëve fetar si Sylejman Rexhepi etj., në të gjitha fushat e jetës, janë veprime të paramenduara që kanë për qellim dhe zhdukjen e qenies kombëtare shqiptare.

Të protestojmë kundër politikës së dhunës e terrorit Maqedon dhe kërkojmë nga subjektet politike e kombëtare të Shqipëris dhe të Dardanisë të alarmojnë opinionin ndërkombëtar për rrezikun që u kanoset shqiptarëve në trojet e tona.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora