E premte, 26.04.2024, 05:35 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ç`më tha Nikollë Loka për Gjurajt?

E premte, 19.02.2016, 11:05 PM


Ç`më tha Nikollë Loka për Cërnojeviqët - Gjurajt ?

Nga Fahri Xharra

Me studjuesin e historisë , shkrimtarin, poetin dhe mikun Nikollë Loka njihemi që moti . Eshtë Doktorant në historinë e arsimit shqiptar , Jeton në Tiranë , përndryshe mirdititor. Biseda e sotme është e gjallë ; u takuam  në Gjakovë.

Zakonisht me Nikollën të mungon koha kur e bisedon një çështje; i merr spjegimet gjer e gjatë për ato që të interesojnë, të bindë me fakte dhe analizim shumë të sinqertë pa asnjë anim krahinor , fetar apo  të çdo lloji tjetër që kishte me ia humbur vlerën studimit. E kam për krenari që e kam mik.

Biseda e sotme sillej rreth manipulimeve historike që janë bërë në lidhje me prejardhjen dhe krijimin e malazezëve si komb në veti . E vërteta është krejt ndryshe.

-Kur shkruhej historia për fisin shqiptar të Cërnojeviqëve ne nuk kishim  gojë, ajo u shkrua dhe u përhap; ajo u besua , bile kohëve të fundit kishim edhe “shkrime” të reja nga vetë shqiptarët të cilët ngulmonin në prejardhjen sllave të shumicës së malazezve të sotëm ?

-“ Gjuraj – Cernojeviçët ishin një fis shqiptar dhe si i tillë, patën shumë familje e gjini që jetuan në mjedise të ndryshme historike dhe fetare, çfarë solli që një pjesë e tyre të mbeteshin ortodoksë, siç kishin qenë në origjinë dhe pjesa tjetër u konvertuan në katolikë. Por, meqenëse ortodoksia në trevat veriore dhe verilindore shqiptare u monopolizua nga kisha serbe që u ngrit deri në rangun e Patriarkatit, ortodoksët shqiptarë në veri nën presionin e kishës serbe dhe të sundimtarëve serbë u sllavizuan, shpëtuan vetëm ata që u konvertuan në katolikë. Kjo është arsyea që sot Gjurajt i kemi “sllavë” dhe shqiptarë. Burimet veneciane sugjerojnë se emri Cërnojeviç është përkthimi sllavisht i emrit shqiptar Gjuraj dhe shpesh u referohen me këtë emër. Këtë praktikë e kanë ndjekur dhe disa studiues malazezë. Njëri prej tyre thekson se “Jurasheviç nuk dëshironte t’i dorezohej Despotit serb dhe as venedikasve. (Glasnik 14, Miklosic, f.52). Po kështu, duke folur për Arqipeshkëvinë e Tivarit, ndër të tjera, autori Gjokë Dabaj citon një burim nga “????????  ????????a 2“, sipas të cilit “një i deleguar i Kotorrit i quan Cërnojeviçët arbërorë, për t’i dalluar prej serbëve të Bosnjës dhe prej turqëve”.

- Si e spjegoni ?

“Gjatë periudhës së sundimit ortodoks pravosllav të Zetës ndodhi procesi i sllavizimit fetar onomastik të popullsisë shqiptare të besimit katolik dhe atij ortodoks bizantin të viseve veriore dhe verilindore, atje ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Një pjesë e popullsisë shqiptare të këtyre trevave, nën presionin e dhunshëm  “të pushtuesve “ serbë, gjendej në një fazë kalimtare të asimilimit kulturor dhe fetar. …Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe më vonë, duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tëra shqiptare. Në librin ” Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve”, Edit Durham shkruan: “ Palabardhët (Bjelopavliçët), Piperët, Kuçët, Vasojeviçët e tjerë, ku të gjithë këta popuj e troje ishin safi shqiptarë, si dhe të besimit katolik, dalëngadalë, për të shpëtuar fenë e krishterë, kishin pranuar të kthehen në ortodoksë”. Dhe diku tjetër thotë:  “Rusia dhe Austria arritën njërën nga “marrëveshjet” e tyre të shumta dhe së bashku i shpallën luftë Turqisë me 1788, duke deklaruar se qëllimi i tyre ishte ti jepnin fund sundimit të Sulltanit. Së toku ata nxitën malazezët të krijonin incidente kufitare me Turqinë. Mirëpo, me që nuk u besonte malazezëve i dërguari austriak shkruante: “Ne mund të mbështetemi shumë më fort te besa dhe guximi i shqiptarëve katolikë të Bërdes, tek ata që janë të shumtë në numër, si Bjelopavliçët, Piperët, Kuçët, Vasojeviçët, si dhe te malësorët e Kelmendit, Hotit e tjerë, që mund të nxjerrin një forcë prej 20 mijë luftëtarë të fortë e shumë më trima se sa malazezët”. Edhe Nicola Jorga i përmend këto fise si shqiptare. Sipas tij “në shekullin XIV-XV në Zetën e Sipërme dhe atë të Poshtme ekzistonin disa fise të fuqishme, siç ishin Gjurash – Cernojeviqët, Hotët, Piprët, Tuzët, Shestanët, Kuçët, Grudët, Biellopavliqët, Kastratët, Bitidosët, Krajinët, Pastroviqët, etj, të cilët konsideroheshin në mënyrë eksplicite si fise shqiptare”. Të njëjtin mendim ka dhe historiani ynë Pëllumb Xhufi.”

- Gjithsesi, gjatë gjithë Mesjetës krahina e bashkësi të tëra, si Kuçi, Markajt (Markoviçët), Pastroviçët, Piprët, Gjurashët (Cërnojeviçët), etj., njihen si shqiptarë. Sipas Edit Durhamit: “E thëna e përsëritur shpesh sikur Mali i Zi është themeluar prej refugjatëve serbë të Kosovës, është me të vërtetë një mit, mbasi beteja e Kosovës u bë një shekull më parë dhe pikërisht më 1389. Pra ?

-“Mbështetur në burime serioze historike, historiografia shqiptare i ka trajtuar Gjuraj – Cërnojeviçët si shqiptarë dhe ka pasqyruar hollësisht veprimtarinë e tyre. Kështu, kur flitet për mosmarrëveshjet midis Balshajve dhe venedikasve, në librin “Historia e Popullit Shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave shkruhet: ”Republika e Shën Markut vazhdonte të ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotërve shqiptarë të Gentës dhe u mundua të krijonte fshehurazi një grupim kundërshtar të Balshajve me krerët shqiptarë nga familjet Gjurashi (Cërnojeviçi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, të cilët Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme. (Skënder Anamali, etj. Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi  i parë, botim i Akademisë së Shkencave, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, f.301). Po kështu, duke folur për luftën e dyerve të mëdha shqiptare kundër sundimit serb, po në këtë libër shkruhet:  “Përballë fuqisë së papërballueshme osmane, një pjesë e fisnikëve shqiptarë ngurruan në fillim t’i rrëmbenin armët, kurse kundër pushtuesve serbë ata u ngritën të gjithë, Gjurashët në radhë të parë, zotërimet e të cilëve shtriheshin në rrethinat e Grykës së Kotorrit dhe në të gjithë Gentën, Zahariajt, Dukagjinët, Kastriotët, etj”. (Skënder Anamali, etj. Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi  i parë, botim i Akademisë së Shkencave, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, f.313). “

Mbetet ende shumë për t`u thënë , por do ti lexojmë pas publikimit të studimit tuaj mbi Cërnojeviqët, edhe diçka na thueni

-“ Gjuraj-Cërnojeviçët kanë bërë disa lidhje martesore me familjet tjera princërore shqiptare. Marrëdhëniet e Gjuraj – Cërnojeviçëve me princat e tjerë shqiptarë duhen parë si lidhje të natyrëshme që vijnë jo thjeshtë prej afërsisë gjeografike, pasi si faktor me rëndësi i këtyre lidhjeve ishte dhe përkatësia e përbashkët etnike e tyre.”

Te falemnderit miku Nikollë Loka !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora