Udhëpërshkrim
Xhevat Rexhaj: Pushimet - Në shtëpi të vetë (1)
E premte, 08.08.2008, 06:24 PM
PUSHIMET- NË SHTËPI TË VETË (1)
Xhevat Rexhaj
Nga Xhevat Rexhaj
Viti 2008 filloi me Janarin si gjithë vitet tjera. Prej janarit e gjërë në fillim të korrikut, me qindra mijëra shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare, bisedat dhe ndejat i kishin me atë se, kur vjen pushimi dhe ku do të kalohen pushimet?. Me qindra dhe mijëra shqiptarë me mundime tubojnë dhe kursejnë aq sa munden për të I kaluar disa ditë apo javë në pushime. Kursehen me zor paratë, se shpenzimet janë rritur shumë, në vendet ku jetohet dhe punohet, kursehet me zor se shumica kanë shpenzuar me mijëra valuta për të ndihmuar të afërmit apo edhe për të ndertuar shtëpija, blerë shtëpija, banesa apo edhe Parcela nga serbët, pra shqiptarët e Kosovës, që vërtet serbët njëherë e përgjithmonë të humbin të drejten që e merrnin vetë nga fitimet mbi trojet tona . Pra shqiptarët me muaj përgatiteshin që të bënin pushime, disa nepër bregdete të ndryshme e disa ku ?- në shtëpitë e tyre-
Kjo në shtëpitë e tyre, po më tingëllon disi si diqka enigmatike, pra gëzohemi ne mërgimtarët që po shkojmë në shtëpitë tona, nganjëhere e shtroj për vehten time pyetjen, po kush po na ndalon që tani të shkojmë dhe të jetojmë në shtëpit tona? , përgjigjen edhe po e di por edhe nuk po e kuptoi !edhe pse po e di se për çfarë arsye nuk po dua ta kuptoi.
Pra kur po vjen korriku, dhe me mijëra automjete, me qindra autobusë dhe me qindra aeroplane të mbushurë me qindra mijëra shqiptarë po mësyjnë për në trojet e stergjyshërve dhe baballarëve të tyre, po më sillet diq në mendje; sa miliona Euro hargjohen vetëm për të shkuar dhe vizituar atdheun dhe shtëpitë e ndertuara me mundë të madh. Sa miliona Euro fitojnë shtete të ndryshme e ndër to edhe Serbia nga shkuarja dhe kthyerja e mërgimtarëve, fatkeqësisht shumë. Por ja që realiteti është I tillë, sikur ai far Enver Hoxha të kishte menduar për kombin athere do të ishin Autostrada dhe Hekurudha drejtë Kosovës, athere Eurot dhe Dollarët do të paguheshin për rrugët tona, për benzinën, për ushqimin e për… Por jo ai sigurishte kishte pas menduar për D. Mugoshen dhe M. Popoviçin e…
I shkrova këto dy fjali nga mllefi se sikur të kishte rrugë magjistrale siq i kërkoi me kohë I Madhi i Shqiptarëve Presidenti Ibrahim Rugova, athere mergata shqiptare do të kishte udhtuara nepër Shqipëri. Por ja që së shpejti idetë e Dr. Rugovës po realizohen nga Atdhetari shqiptarë Sali Berisha me yndyrën shqiptare, pra në të ardhmen paguajmë taksën për AUTOSTRADEN SHQIPTARE, Shqipëri- Kosovë.
Po kthehem prapë te pushimet, shpenzimet, familjet, gëzimet dhe xhelozitë pra edhe fenomenin e një ftohjeje ndernjerëzore por edhe nderfamiljare që me sa duket po e vërejmë të gjithë por nuk po duam ta pranojmë. Pra pushimet tona po janë edhe të ftohta sikur që ishte fundi i korrikut me 12-13 gradë zelsius, e kur kësaj i shtohet edhe përqmimi dhe indiferentizmi i Institucioneve dhe Partive politike karshi mërgimtarëve, apo thënë më mirë „ Azilantëve në shtetin e tyre…