E marte, 19.03.2024, 06:41 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Nexhat Halimi: “Zoti nuk ka vdekur”

E diele, 08.11.2015, 07:01 PM


Botime të reja

Nexhat Halimi

“Zoti nuk ka vdekur”

“Zoti nuk ka vdekur” është libri më i ri me poezi i autorit të shquar Nexhat Halimi. Lexuesi ka rastin të komunikojë me një poezi të fortë, të kompozuar përmes pamjesh, imazhesh, kujtimesh e dhembjesh të mëdha. Heroi lirik bën përpjekje të ik nga vetja, të harrojë çdo gjë, por harrim nuk ka... Ai mbyllet në një kullë, me sy në frëngji, përmes së cilës derdhet ndezullinë e hënës dhe dromca të këputura nga jeta e një dashurie të veçantë, e cila në çdo pjesë të mendjes e shpirtit të heroit lirik ka lënë gjurmë të përjetshme. Pra, ja pse nuk ka harrim kurrë! Brenda një dhembje të fuqishme bubullon vetëtima e fjalës, shpërthen dhe lë jehonë te secili që e lexon këtë poezi. Në këtë rreth të  ndjeshëm  krijohet botë e veçantë poetike. Zjarri që do të duhej të shuhej te heroi lirik nuk bëhet asnjëherë hi. Ai mbetet gjithnjë gjallë dhe autorit i dhemb peri i gjatë që kalon nëpër të, gjithnjë duke u bërë më pranishëm kujtimi, imazhet, pamjet e ikura, të cilat herë zhduken e herë tjetër rishfaqen prapë.  E ndjekin të gjitha që i ka përjetuar, e sidomos figura me lule në dorë e një gruaje, e cila gjithnjë vjen e kurrë nuk arrin! Gruaja megjithatë arrin, por vetëm sa për t`i lëshuar mbi varr lulet tashmë të vyshkura. Edhe me këtë libër, autori dëshmon  se është në krye të poezisë së sotme në Kosovë.

Librin e botoi SHB “FAD” në Prishtinë dhe ka 140 faqe.



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora