Kulturë
Bahri Myftari: Djemtë në Amerikë
E shtune, 25.07.2015, 01:19 PM
Djemtë në Amerikë
Tregim nga Bahri Myftari
Një çift të moshuarish, ardhur prej anës së Gramozit, ishin në pritje në sallonin e madh të Ambasadës Amerikane. Qe punë e mërzitshme dhe për ta, për moshën e tyre, qe dhe e lodhshme. Zotëria, ndër mësuesit më të vjetër dhe të respektuar të zonës, Z.Qiriazi, po shkonte te të shtatëdhjetat. Pak ngjante si mësues, pasi kurrë, për gjatë gjithë jetës, nuk i pati lënë mënjanë punët e bujqësisë, ndërsa zonja, gati moshatare me të, ishte më e mbajtur, me një fytyrë të shëndetshme, të bardhë, si bora e malit mbi kokë të saj. Do të shkonin në Amerikë!E kishin bërë këtë përpjekje edhe dy herë të tjera, po patën dështuar, paskësh qenë krejt e pamundur. Në ato vite, ikja për në Perëndim e, sidomos drejt Amerikës, ishte tepër e madhe, ishte me forcën e një sëmundjeje ngjitëse! Njerëz që shkonin të takonin të afërmit, të rinj që niseshin për studime, të tjerë që shfrytëzonin mundësinë që u krijonte llotaria e famshme, por më këmbëngulësit, më të paepurit, ishin ata që dhjetëra a dhjetëra vjet kishin kërkuar dhe ende kërkonin të realizonin ëndrrën amerikane! Punonjësi i ambasadës kaloi dy-tri herë mespërmes sallës dhe, pikërisht kur dy të moshuarve po u vinte radha e intervistimit, i tha koleges së vet, njëherësh dhe përkthyese, që, edhe me ata dy pleqtë të vepronte, ashtu si me të shumtët, pra t’i përcillte! Mësuesi i nderuar, z.Qiriazi, sikundër dhe herë të tjera,pati bërë gati treqind kilometra rrugë dhe, siç pohoi, i kishte vajtur shpirti në majë të hundës, reagoi jashtë natyrës së vet të urtë, më egërsi dhe guxim.
- Zotëri! tha, si të bisedonte me ndonjë të njohur, - Unë dhe ime shoqe, plaka ime,jemi shumë të mërzitur.Vijmë nga larg. Jemi të pamundur, siç e sheh, pleq hesapi! E kemi të përsëritur këtë kërkesë. Ne duam vizë për në Amerikë!
Punonjësi i ambasadës u kthye brinjazi e, si më përtim dhe i habitur, ia ktheu;
- Për vizë janë të gjithë, si këta që qenë para teje si dhe ata..
- Unë nuk
po flas në emër të atyre. Nuk flas për ta, se nuk më takon.
Punonjësi
u largua me nxitim. Fjalët e mësuesit të vjetër e qëlluan në zemër. Ç’do të
thoshte zotëria e tij? Ai, sepse përsëriti fjalët e arta të presidentit të tij
të dikurshëm, Kenedit të madh ”Mos pyet ç’ka bërë Amerika për ty, po ç’ke bërë
ti për Amrikën?” Ç’mund të kishin bërë njerëzit e atij mësuesi të vjetër për Amerikën?!
Vërtet, ai nuk po kërkonte borxhin, madje siç pohoi as që ekzistonte një gjë e
tillë, veç nderin, nderin e kërkoi! Punonjësi i ambasadës, tashmë, shkoi direkt
te dosja e dokumenteve të z.Qiriazi.Ai lexoi gjithë kërshëri: Zotërinjtë
Qiriazi kishin një garanci prej qytetarit amerikan nga Filadelfia, Luis
Qiriazi, veteran i Luftës së Dytë Botërore, në radhë të marinsave të lavdishëm
që zbarkuan në 6 qershor 1944 në brigjet e Francës,në Normandi.Me dorën e tij
veterani tregonte e shkruante për atë “folenë” e mitralozit nazist, i bërë
tashmë i njohur për gjithë sytë e botës. Pikërisht, ai i mallkuar, i rrëmbeu
jetën mikut të tij, një djalë po prej Shqipërie, me të dalë në breg. Dhe vetë
Luisin, ai mitroloz i mallkuari e goditi në shpatull. Perëndia bëri mrekulinë,
që ai mbeti gjallë! Më në fund, lubisë naziste i zuri fytin dora e marinsit që
i futi në grykë granatën shpëtimtare e kështu u mundësua, që forcat e çlirimit
të botës të nisnin marshimin e fitoreve të mëdha. Çliruan Normandinë, Francën
të gjithë dhe deri atje, ku aparati kishte fiksuar një berlineze të bukur, duke
i dhuruar një buqetë me lule çlirimtarit të ri!. Më poshtë luftëtari veteran
numëronte dhjetëra e dhjetëra djem, bashkëpatriotë, më të shumtët qenë me
rrënjë anës Gramozit. Nënpunësi nuk po i ndahej informacionit. Për të qenë të
vërtetë, ai pak dinte, fare pak për çka shkruhej aty. I ra në sy numri 87, i
cili qënkej numri i batalionit të famshëm, ku dhjetëra e dhjetëra djem të rinj,
me gjak e gjuhë, me origjinë të vjetër e të re, qenë shqiptarë, qenë rreshtuar
në radhët e Forcave Ajrore, Detare e Këmbësore në Europë, Oqeani dhe deri në brigjet e
Japonisë. Në fragmentin e fundit të atij rrëfimi, punonjësi i ambasadës u ndje
keq. U mbush tërë ngashërim dhe djersë të ftohta. Njëherë në dy vjet, veteranët
e batalionit 87 mblidheshin në një qytet të radhës në Amerikë. Herën e fundit qenë mbledhur në
- Ndonjëherë, burrokracia, sado perfekte, sado pranë ligjit, lind armiqësinë!
…Dhjetë
ditë më pas, atje anës së Gramozit të largët, mbërriti një letër prej Ambasadës
Amerikane, ku lajmërohej çifti i moshuar, se vizat për në Amerikë i kishin gati
dhe mund t’i përdornin kur të donin!
- “Zotit dhe zonjës Qiriazi, kjo statujë e lavdishme, është e Juaja sa ç’është për çdo qytetar amerikan!”
Shkëputur nga libri "Darka e Berlinit", Shtëpia Botuese "Onufri", Tiranë, 2015