E marte, 21.09.2021, 12:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Alban Voka: Dr. Zef Mulaj në faqet e revistës Shqiptari

E hene, 15.06.2015, 08:03 PM


Dr. Zef Mulaj në faqet e revistës Shqiptari

Nga Alban Voka

Revista “Albanezul” në 127 vjetorin e botimit të saj me ndërprerje (1888-1903, 1993-2015) vazhdon të prezantojë subjekte të ndryshme nga bota shqiptare dhe diaspora jonë, viteve të fundit duke u kushtuar nga një numër me nga 50 faqe në kolor, disa krijuesve tanë, njëri ndër ta duke qenë edhe poeti farmacisti Zef Mulaj me banim në Itali. Përveç artikujve dhe lëndës poetike, revistën e dinamizojnë edhe një numër i konsideruar fotografishë, ballina librash dhe faksimile gazetash shqiptare dhe italiane. Nga përmbajtja e revistës respektive po japim edhe disa tituj: “Shpirti i poetit mall e vragë në Haiku” (Halil Haxhosaj), “Lumenj ëndrrash” (Lino Palanka), “Shënime kritike për poetin shqiptar në diasporë, Dr. Zef Mulaj” (Novella Torregiani), “Udhëtimet artistike të fantazisë në “Lumenj ëndrrash” (Halil Haxhosaj), 2Nota critica di Novella Torregiani), “Le piante medicinali sulle Alpi dell’Albania” (Zef Mulaj), “Lulet e egra të kaosit në poezinë e Zef Mulajt (Skënder Buçpapaj), Një libër i rëndësishëm për farmakologjinë” (Prof. dr. Sabile Keçmezi Basha), “Është kënaqësi e veçantë që ta vlerësosh këtë vepër” (Prof. Lamberto Re), Dr. Zef Mulaj, shkencëtar i mirëfilltë dhe shkrimtar i shkëlqyeshëm” (Engjëll Koliqi)

Nga burimet elektronike kuptojmë se Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në Universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.

Zef Mulaj është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton; anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Kontemporanë (World Poets Society): anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë. Specialist në tosikologjinë klinike e ambientale, në farmakovigjilencë mjeksore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmacutike të lëndës së parë; ekspert në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjeksore për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrale. Është anëtar i Shoqatës së Fito-Terapisë në Repuplikën e Italisë, me qendër në Universitetin e Sienës.

Bibliografi letrare dhe shkencore: Emri që lind diellin, poezi, Tiranë 2004; Mjegullvarur mbi Ballkan, poezi, Tiranë 2006; 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009; Imazh, roman policesk, Shtëpia Botuese Weso Tiranë 2011; Prendi per mano la mia ombra (Merr për dore hijen time), poezi, botuar italisht në Simple Macerata, 2011; Lulet e shpirtit, poezi, Shtëpia Botuese Filara, Tiranë 2012; Memory-Roman, Shtëpia Botuese Filara Tiranë 2012; Altri occhi all'orizonte poezi, Editura Simple, Macerata 2012; Pieni di sogni i fiumi, Editura Simple, Macerata, 2014.

 

Studime dhe artikuj shkencorë te publikuar:

Bimet etero-vajore ne alpet e Shqiperisë

·      Receptura e bimve mjeksore, dhe roli i saj në pasurimin e mjeksisë bashkohore.

·      Mundsit ekultivimit te disa bimve mjeksore, etero-vajore, per te perfituar droga me cilsi me te larte.

·      Te dhena studimore shkencore lidhur me permbajtjen e substancave aktive ne bime ne nivele te ndryshme klimatike.

·      Kushtet e grumbullimit te bimve mjeksore , dhe ruajtja e tyre nga demtimet masive.

·      Pasioni dhe puna e nje specialisti ne fushen e mjeksis, rol vendimtare, ne kerimet shkencore.

·      Bimet mjeksore ne luginen e valbones. Faktoret dominues mbi cilsin,pastrimi, dhe permbajtja ne sustanca aktive.

·      Bimet mjeksore ne luginen e Nikaj-Merturit, faktori klim dhe faktori njeri ne ruajtjen nga demtimet masive.

·      Pasuri me vlera te medha komtare natyra e alpeve te veriut ne shqiperi.

·      Ekologjia fito-kimike , ne alpet e Tropojes, nje faktor me rendsi te jashtzakonshme ne cilsin mjekuese te bimve.

·      Bime endemike ne alpe, origjina dhe disa perdorime ne mjeksi.

·      Kure bimsia mjeksore -natyrore , pasuron recepturen mjeksore,si ne kushte farmacie, industrie, e ne kushtet familjare.

·      Çfarë doli nga nje experimentim shkencor ne shkollen e mesme bujqesore te Babines ne rrethin e Tropojes (Mbi ndryshimin e kushteve klimatike te bimve mjeksore, adaptimi ne kushte te reja klimatike).

·      Ka rezerva ne bimesine mjeksore, per studim , exsperimentim, tregtim, e perdorim.

·      Inventarizimi i bimve mjeksore te alpeve te shqiperis, llogaritja statistikore, dhe harta-fitogjeografike.

·      Njohja e studimi i mjeksis popullore e venja ne baza shkencore, mje pjes e rendsishe edhe per kulturen komtare.

·      Kultivimi i bimve mjeksore ne shkollen e mesme Babin,rezultatet e nje eksperimenti.

·      Ritme pune per te shtuar exportimin e bimve mjeksore.

·      Alkaloidet bimore ne bimet mjeksore të Alpeve te Shqipëris roli i madh i tyre ne fushen kurative dhe eksperimentale.

·      Bimet me veti narkotike ne Alpet e shqiperis, prespektive e madhe per shkencen nderkomtare ,dhe ekonomin komtare.

·      Dy bime te rralla ne alpet e shqiperis.

·      Jan dhe njihen por sa perdoren.

·      Vlerat praktike, ne kushtet shtepiake te disa bimve mjeksore.

·      Herbari i bimve mjeksore te alpeve, dhe Fito-terapia nje aspekt me rendsi per te ardhmen e terapis natyrore moderne.

·      Kujdes me te madhe per barnat dhe metodate mjeksis popullore.

·      Si ti studiom metodate mjekimeve popullore, per ti ven mbi baza shkencore.

·      Krehsi i deleve , nje bime me vlera te medha mjeksore, dhe ekonomike (rushkulli) Ruscus aculeatis.

·      Analiza kimike ne kushtet e farmacis nje rendsi e veçante ne siguresen ndaj pacientve. (Farmakovigjilancen)

·      Kendi analitik ne farmaci, nje aspekt i larte ne rolin e farmakovigjilences Mjeksore.

·      Ndjekja e efekteve te barnave tek pacientet, nga mjeku , farmacisti, dhe dokumentimii tyere ,per ti konfrontuar me prodhuesit dhe experimentimin klinik.

·      Reaksioni "Dragendorf" - ne identifikimin e alkaloideve natyrore ne bime, dhe ne kompnimet e tjera.

·      Farmakovigjilanca, spekullimi, dhe abuzimi me barnat aspekte te dokumentuera.

·      Farmakovigjilanca, dhe roli isaj ne zbulimin, informacionin, dhe rastet e te demtuarve nga perdorimi i barnave.

·      Kerkimet shkencore ne industrin e barnave , duhet te orientohet nga intersi i pergjithshem kurues e jo tregtar.

·      Efekte e padeshiruera nga barnat me origjin sintetike, dhe ato me origjin natyrore. Fito-farmakovigjilanca.

·      Reaksionet alergjike nga barnat ne kushtet spitalore, dhe roli i farmakovigjilance mjeksore ne dokumentim e verefikim.

·      Bimet qe permbajn substanca aktive antioksidante, dhe vlerat e tyre ne perdorimin e perditshem , dhe ne mrojtjen e organizmit nga semundjet sidomos ne neoplasit (tumorret)

·      Farmacia klinike dhe roli i saj ne terapin, dhe kryesisht tek medikementet e reja.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora