Kulturë
Neki Lulaj: Trup e zemër në Boletin
E enjte, 11.06.2015, 08:00 PM
TRUPIN E ZEMËR NË BOLETIN
(Kushtuar rivarrimit të heroit të Kombit Isa Boletini në 10 qershor 2015)
Nga Neki Lulaj
Në vitet si shekuj pa fjetur ishin eshtrat në ato thasë të bekuar
Hedhin shtatin hijet e gardhit kurorë për trinat me metafora
Me patkonj e thumba në këmbë veshkëmishën e praruar
Dritë myshku e zbehtë në natën që ndriton në kohëra
O mallkim i pritjes me misteret që dynden nga trualli i përgjakur
Luftuan stëgjyshërit e shpesh morën një pëllëmbë tokë me gurë në varre
Në cepin e atdheut Ismaili Qemali le të ligjërojë në Vlorën e bajrakut
Të çmallet në prehërin e nënë Lokes mitrovicare në qiell e në tokë
Kah po sillet mokra, ky Ibër që gurgullon me dhimbje mes kodrave
Bajgora, Kosova e Boletini ofshajnë duke puthur tokën në Vlorë
E mbtërit e Londës koburen ta sjellin sa gjithë thesari i kohërave
Dora le t‘i varet në Vlorë, në gryka Sharri, në Kosovën e lirë
Pa u tutur nga merimangat që thurin miliona rrjeta me shpresa
Prek drurët, magjen e bukës dhe mokrat e lashtë në një mulli
Heu, sa gjatë fjeti koburja nën jastëkun e hasmit në breza.
Kullëgura e Boletinit ka hapur dyert e zemrës dhe krahët, frëngjitë
E paska gëzimin për ta gostitur gjeneralin e vet në Konakun e lashtë
Tingujt e këmbanave të viteve Isën e presin në konak si të ishte bir
Era gërgatëse pluhurin e dekadave të shkuara e lëpin ditë e natë.
Dielli hedh rrezen e paqartë e zogjtë në kaçube ngrinë zërat e cicërimën
Mokrat e mullirit e presin të zotin të mbuluar me miellin e bardhë
Virtualet le të zgjojnë nostalgjinë e pinjollëve të Boletinëve
Në vatrat e fëmijërisë nëpër vatrat e reja të ndezin zjarr.
Zgjaste sërish dorën e fortë të burrit , o Gjenerali me kobure
Këtu nga Boletini në këtë qershor foli Evropës, o mentar!
Mos u mbyshin kurrë në mote dyert e kësaj kulle
Mos u
thaftë kujtesa për ty , si
Sot degët e manit në themelet e kullës nxjerrin melodinë.
Kujtim Luli Shalas Foto.
Në foto ;Dy themeluesit e shtetesisë Isa Boletini dhe Ismail Qemali
(Kurrë mos na i fshiftë harresa) Neki Lulaj