E premte, 26.04.2024, 09:58 AM (GMT+1)

Mendime

Letër publike nga Prof. Besnik Kastrati

E enjte, 24.07.2008, 06:39 PM


Gezim Marku, ZEMRA SHQIPTARE

Z.Gëzim Marku, përshendetje të veqanta nga unë Besnik Kastrati,

Ndjej obligim moral, që të përgezoj për punen tënde të palodheshme për kombin shqiptar anë e mbanë rruzullit toksor.Të kam vleresuar për burre të denjë që më parë dhe vlersimi im me të vërtete u vërtetua. Të gjithë “armiqtë” e Flori Bruqit janë shqiptarë të vërtetë.

Flori Bruqi me punen e tij të djallzuar ka mbushë faqet e internetit me spekullime, kunder meje, duke nxite përleshje mes krijuesve artistik, posaqerisht të fushes së letersise, sepse aty është plaga e hapur ende, që prej shumë dekadave, duke e dite se aty ende ka njerez që digjen e përvëlohen diku në dhera të huaja për Kosovë, Shqipëri, Tetovë e Kerqovë, Plavë e Guci, Pershevë, Medvegjë, Bujanovc, e deri në Çamëri.

Kjo mbeturinë komuniste i quajtur Flori Bruqi, ka tradhëtuar e ka marrë në qafë shumë njerëz të pafajshëm.

Në një të ardhme të afërt do të pregadisë edhe dokumentarin që do të publikojë në media dhe do të binden edhe tradhëtorët tjerë që e vërteta është e vërtetë dhe nuk mundet askush me e fshehë.

Në tetor 2007. isha vizitor për vizitë në Amerikë,kam ndejë në New York, ne Bruklin e Menheten, në restorane e pizzeria të shqiptarve, dhe mund të them se 70% të restuauranteve në New York i kanë shqiptaret,ku u takova me shumë shqiptar mërgimtar, që nga koha e komunizmit e deri me sot, aty kam gjetë matreale të mjaftueshme për denoncimin e këtij tradhëtari.

Kam kërkuar të takohem me “Albana Ferati” në Washington, por ajo nuk eksiston! Kam kërkuar të takohem edhe me Bahtir Hamzen por nuk u mundesue takimi ynë, për arsye kohe e qëndrimi!

Dëshira ime për të u takuar me këta njerëz kishte lindur për arsye se unë prisja që me kohë spiunin Flori Bruqi të nxirrte kokën në sipërfaqe dhe Flori Bruqi filloi të shkruante kundër shkrimtarëve tanë,duke nxitur njerezit edhe deri në vrasje.

Une u interesova për jetën e poetit Bahtir Hamza, sepse ishte shembulli më i mirë që të tregonte fyryren e vertet të Flori Bruqit, meqense ishte e pakuptimtë që një poet me një dell kaq unik të kombinuar me artin modern,e rralle kjo ndër shqiptarë, të akuzohet për drog-men e spijun, një poet që vazhdimisht shruan poezi për ngritjen e kultures shqiptare dhe pasurimin e artit shqiptarë. Ky ishte fakt që të jep me kuptue marrinë e Flori Bruqit.

Kur kam pyetur për Bahtir Hamzen, jam befasuar për të mire, shoket e tij më kanë huazuar disa libra të tij, që poeti iu kishte dhuruar kahdo që kishte qenë, dhe unë me të vërtetë u kënaqa me artin e këtij krijuesi të rrallë.

Prandaj isha i sigurtë në të vërtetën time, dhe dalë ngadalë Flori Bruqi, do të merr dënimin që e meriton. Mos e qaj fare kokën me te, se ai do vazhdoje të mbushë faqet e internetit kunder teje, sepse ti je shqiptar i vërtetë, ashtu siq jam unë, siq është edhe Bahtir Hamza, siq është Rrahim Sadiku, siq është Ramush Haredinaj, e edhe shumë intelektualë dhe atdhetarë tjerë.

Ky mjeran, Flori Bruqi, nuk e pati fare të vështirë të shkruajë edhe kundër puntorëve të institucioneve kulturore dhe arsimore,shëndetesore dhe sociale,puntorëve mediale dhe beso se si i zgjedh ata më të perkushtuarit.

Këtu në këte mes nuk ka haruar të shkruajë edhe kundër gazetarve e publicistëve më të mirë e më të denjë të mediave në Kosove, duke i akuzuar, vetëm e vetëm që nuk i publikojnë broqkullat e këtij komunisti, i cili ka harruar se këtë të drejtë e ka humbë atëherë kur ka filluar të shkruajë e të bashkpunojë me mediat e shkruara serbe, ku ende vazhdon të jetë bashkpunëtorë i tyre.

Për të tërhequr simpatizues me satanizmin e tij tregon fytyren e vet komunisti i gjorë, duke shfytezuar edhe besimet fetare!

Ty të quan “terrorist katolik” (Klikoni Ketu), Rami Muslimin, moderatorin e faqes studentetinfo e quan “muxhahedin musliman”, e edhe të faqes “prishtina-team” “turq” e “jevg”.

Edhe mua poshtu sikur edhe Ju më akuzon me të njejtat akuza, prandaj nuk ke pse shqetesohesh, nuk je vetem vëlla i dashur, me ne janë shumë shqiptarë që sipas Flori Bruqit ”shajnë vëllezerit Gërvalla, Adem Jasharin, Ramush Haredinaj etj!” ndërsa politikanët tanë i quan "lideruca", etj.....

Vazhdo punen tënde, qëndro stoik, mos lejo të trazojnë shpirtin tënd të paster, dhe vazhdo të qëndrosh LIS përballë fortunave.

E vërteta është me ty e bashkë me të vërteten jam edhe unë e edhe shumë shqiptarë tjerë anë e mbanë!

Prof. Besnik Kastrati, U.P., Prishtinë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora