E premte, 24.09.2021, 01:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Shala: Intervistë me veteranin e UÇK-së Halit Shabanin

E diele, 31.05.2015, 01:30 PM


Foto ne Koshare me 20 . 04. 1999. Haliti Shabani , Ibish Mazreku dhe Xhevdet Mata.

Foto ne Koshare me 20 . 04. 1999. Haliti Shabani

Foto ne Fshatin Dobrun duke hyre per ne Kosove me armatim me shtator 1998, Halit Shabani e Milazim Shala.

Interviste me veteranin e UCk-se komandant Skuadre Halit Shabanin aktualisht Dekan i Fakultetit  Menaxhment ne Turizem, Hoteleri dhe Mjedin, ne  Uiversitetin '' Haxhi Zeka"  ne Peje.

‘’NE LUFTONIM DHE BROHORITNIM RROFTE SHQIPERIA’’

Nga Albert Shala, Gjakove

1.Kur jeni inkuadruar ne UCK dhe permes kujt?

Une ne vitin 1998 kam vendosur te kthehem mga Gjermania dhe ti bashkohem UCK-se pasi  atje isha para shume viteve.

Lufta ne Kosove kishte  marre permasa te medhaja, une ne ate kohe  kisha shume kontakte me shume shoke te cilet  veq ishin inkuadruar ne lufte,dhe une vendosa qe te kthehesha qe edhe une te bashkohesha me ta si ne Dukagjin ashtu edhe ne Drenice Me 8.Maj 1998 u ktheva ne Kosove per te ju bashkuar  radhave te luftes. Ne kete date une arrita ne Prishtine ku u takova me shume shoke te cilet  I njihja qe moti. Me ta bisedove rreth luftes dhe mora shume mendime dhe qendrime te tyre per luften e cila po zhvillohej dita dites.. Ne prishtine kame qendruar deri me 12 Maj 1998 pra 4 dite me qellim qe ti takoja shoket qe njihja dhe nga aty sbashku me nje shoke timin u kthyem drejt e ne rrafshin e Drinit. Ky ishte Ibish Mazreku nga fshati qiflaku.

Me 12 .05.1998 rreth ores 3 pasdite kemi mbrrire ne frshatin Xerxe nga Prizreni ngase te gjitha drejtimet ishin te nderprera, e vetmja mundesi qe ende levizte ishte Prishtine Prizeren, dhe ne nga Prizereni deri ne Xerxe arritem ashtu si mundem here me ndonje traktor e here ne ndonje qerre kuajsh pra si mundem, por kur arritem ne Xerxe aty veq filluan granatimet nga ushtria serbe,aty na jemi nda me Ibishin dhe pase dy dite jemi takue prap neZatriq te Rahovecit dhe bashk kemi udhetue per nefshatin e tij  Qifllak ku te njejten dite kemi fillua pergatitjet dhe organizimin per lufte ngase ne ate kohe nuk kishte ndonje organizim apo armatim te duhur.

2. Cka ju motivoj te inkuadroheni ne UCK?

Motivi  ishte i thjeshte, liria.

Ne me shekuj kemi  luftue per liri, une e kisha fatin dhe isha shume i lumtur qe kisha mundesi qe sa do pake te beja per lirin e vendit tim. Kjo mundesi mendoj se nuk te ipet shume here. Kjo ishte dhe mbetet ideali  im i trasheguar nga te paret e mi , nga gjyshi im Qel Shabani i cili luftoi deri ne vdekje per lirin e shqiperise. Veq nga familja ime kemi shume luftetar te cilet kane rene per lirin e ketij vendi si;

Bafti  Basha eshte vra ne luften e Carraleves ne perpjekje per lirin e vendit kunder ushtris turke.

Sokol Basha po ashtu bije ne fushe beteje me ushtrine turke ne rrethinen e Gjakoves ne vendin e quajtur Kungjat e Trakaniqit ku ushtria turke i kishte  te vendosur qadrat.

Me 1945 tek mullini i Maculese ne Gjakove vritet Dervish Myrta ne lufte me partizano -cetniket e keshtu me radhe deri ne ditet tona ku edhe une dhashe nje kontribut te vogel per lirin e Kosoves ku ne betejen e koshares  ne betejen per te marre  C1-n  te kufirit shqiperi – Kosove _Mal i Zi me 31 Maj 1999, ne te cilen beteje  vritet Milazim Shala dhe Xhemajl Fetahu  ku edhe une plagosem.

3.Para angazhimit ne UCK cili ishte angazhimi juaj konkret?

Une Pas  diplomimit ne Fakultetin Ekonomik 1994/5  kam shkuar ne Gjermani per studime posdiplomike, atje kame vazhduare studimet e larta ne Volkshochschule  Braunschweigut – Hannover- Gjermani deri me 01.05.1998 ku une me kete date  kam marre vendim te nderpres studimet per tu  kthyer ne Kosove dhe ti bashkohem radheve te UCK-se

4.Ku keni marre pjese na akcion ushtarak dhe me kend?

Se pari sebashku me z.Mazreku jemi inkuadrua ne Qifllak ku une kam sjelle nga shqiperia armatimin e pare ne ket  fshate, dhe kete  me Agim Thaqin , me 18 Maj kemi udhetuar nga fshati Qifllak per  ne Jabllanice per te  takuar me  Myrte Zenelin. Aty kemi takuar shume nga luftetaret e ketij fshati e veqmase me Myrten nga i cili  kemi marre instrukcione  se si te udhtonim ne drejtim te Vitomirices pasi atje ne kishim lene takimin me Selmon dhe Sali ( Beke ) Lajqin. Ne Jabllanice ate dite te 18 05.1998, ishte vdekur edhe babaj i Myrtes, Rexha. Pasi e ngushelluam  Myrten, sipas zakonit, ai na percolli deri ne fund te fshatit duke na orjentuar dhe keshilluar per menyren e udhetimit. Une me Myrten njihesha qe moti, nga viti i pare i shkollese se mesme ne Gjakove te cilen e kemi kryer se bashku, Myrta ne ate kohe banonte ne familjen time pasi hallen e tij  e kam te martuare per djale te axhes Mehmetin.

Ne ate dite  kemi takuar Selmon dhe Salih Lajqin ne Shtepin e tyre ne Vitomerice. Siq u tha me larte ne ate kohe ndihej mungesa per arme, ne biseduam me dy Vellezrit Lajqi per mundesin e blerjes se  paisjeve luftarake dhe armeve nga Malit te zi apo edhe  nga Sanxhaku ( Novi pazari ).

Ne u morem vesh qe ne momentin e pare qe ata, te vejne kontakt me ndonje shites te armeve te me lajmerojn ne qytezen e Rahovecit ne telefon tek miku i im Adem Berisha duke thene sipas mareveshjes “ se ne kemi dale ne bjeshke dhe nese edhe ju doni me dale tek ne, ne ,Bjeshke ejani, se ne po dalim,ne bjeshke “   ne me kete do ta kuptonim se ata veq kane gjeture menyren e paisjes me armatim.

Ne te nesermen  u kthyem ne fshatin Qifllak dhe pasi i njoftuam shoket per bisedat dhe mundesit nga ana e vellezerve Lajqi, megjithate  te nesermen erdhem ne perfundim se te shikohet mundesia tjeter se koha nuk prete, ne  vendosem qe te i drejtoheshim kufinit ne drejtim te  shqiperise dhe ashtu beme.

Me 23 Maj 1998 ne kaluam kufirin neper malet e Hasit ku kaluam  kah vorri  i Pashtrikut dhe kaluam ne fshatin Vlahne, aty pritem dy- tri dite deri sa morrem armatimin te cilin e sollem ne fshatin Qifllak. Ky ishte armatimi I pare…….. Ketu ishin shume ushtare  te ngarkuar me armatim te kalibrave te ndryshem..  Gjate ketij udhetimit ne fshatin Gerqin na ndihmuan Sadik Halili dhe Brahim Xhuraj nga ky fshate te cilet jo vetem qe na dhane buk por na shoqeruan per gjate gjithe kohes kendej dhe andej kufirit . barten armatim e  etj...

5.Jeni pjesmarres i betejes se Koshares.Si rrjedhi beteja dhe cfare ballafaqime patet?

Ne koshare eshte zhvilluar nje lufte shume e ashper ku nga ana jone kemi mbi 100 deshmor te rene ne altarin e lirise, gjate kesaj kohe ka pasur beteja te pergjakshme te nje pasnjeshme deri me 31 .05 1999 , beteja e kesaj date ne perpjekje per te marre piken me strategjike te ketij rajoni  pra te  trekendeshit  Shqiperi- Kosove-  Mal i Zi  e  C1-shit , bijen dy deshmore Milazim Shala dhe Xhemajl Fetahu dhe plagosen une dhe 4 vete te tjere. Ndersa nga forcat e armikut sipas asaj qe kane pranuar vet  forcat  serbet kane humbur rreth 10 ushtare.

6.Cili per ju ka qene momenti me i veshtire ne lufte.?

Momenti me i veshtire ka qene kur kam humbur ne betejen e Koshares Shokun tim te  femijerise Milazim Shalen.

7.Cilet luftetar do i dallonit me te cilet keni bashkepunuar?

Ka shume luftetare dhe trima qe kane luftuar ne Kosove, jane te shumte por,

Me Xhemail Fetahun pos qe njiheshim familjarishte  une kame bashkepunuar nje kohe te gjate, para shume viteve pasi ai ishte kryetar I fondit  Vendlindja Therret per Gjermani,  ndersa une isha kryetar i fondit Vend lindja Therret per rrethin  e Helmstedt ( Helmstedt quhet nje rajon me disa komuna ne republiken e Nindersaksenit ne Gjermani ). Ku takimi i im me Xhemen  ishte i rregullt ne cdo fillim te muajt . Xhema ishte nje burre i ndershem , atdhetar dhe i gatshem per atdhe qdohere, dhe besimi mes nesh ishte krijuar vite me pare. Kjo bente qe me Xhemen te kishim  nje konsiderate te ndersjellt mes vete , Ne betejen e permendur  ne Koshare, me te ishim ne te njejtin istikam, ne momentin e betejes ku ai ra deshmor.

8.Cili ka qene momenti me i gezushem ne lufte?

Momentet qe na benin te ndiheshim mire ishin ato kur ne  fitonim pozicione te reja ne beteja kundra armikut dhe nuk humbnin shoke. Merrshim pozicione pa humbje ,keto  ishin moment te lumtura per gjith ne . Rrofte shqiperia.

 

Dekan I FMTHM ne UHZ- Peje 2015

 

Une Dekan I FMTHM-se ne UHZ  me  shume te nderuaren Ambassadoren u SHBA-ve  Rosemary A. DiCarlo ne rastin e pranimit te Titullit  “Doctor Honoris Causa” ne mes  Ambasadorja e SHBA-ve, Shkëlqesia e Saj Rosemary A. DiCarlo



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora