Kulturë
Bejtullah Sadiku: Grindaveci
E shtune, 30.05.2015, 12:13 PM
Bejtullah Sadiku
GRINDAVECI
Grindaveci, grindaveci
Ishte ky rrenaveci.
Bisedonte e kuvendonte
Për vendime pa fjalë nënshkronte.
I shiqonte i kontrollonte,
por grindaveci
përherë si rrenaveci:
Te nesërmen i nënshkronte,
por edhe i mashtronte.
Lut njëherë, lut shumë herë,
duke thëne se s´është e para herë...
Ai nënshkruante me dhelpëri,
se s´kishte besim në qëndrim të tij
ku edhe shumë burra i futi n´huti!...
Grindaveci përherë si rrenaveci,
e rrenaveci ishte ai grindaveci.
Vallë medet ç´po na ngjet,
koha... që skifteri t´ia ngjet.1)
Grindaveci, prap pa turp si rrenaveci,
u largu, qe skifteri mos me e sulmu.
Zogj e pula i la gjoja t´lirë,
strofullën që ju prishi, vetë me e dlirë.
E dlirën, por me mundime e pastruan,
kashta
dhe si deshtën vetë e rregulluan dhe ndertuan.
E lanë grindavecin të grindur e të hutuar,
ne fund hiç pa e konsultuar,
e drejtuan mirë, që atje n´kafez gjatë me qendruar!...
Kështu ishte dje, e kështu mbeti sot,
të shpresojm se e nesërmja të ndryshon o Zot.
Edhe ky milet e njerzim, kërkon liri e barazi,
Mjaft më me të çmendur, në kështu soji udhëheqësi?!...